Connect with Us

Zgjatja e mandatit të komisionit të Vettingut/ Grida Duma flet për vendimin e Opozitës

Politikë

Zgjatja e mandatit të komisionit të Vettingut/ Grida Duma flet për vendimin e Opozitës

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Opozita është end epa një qëndrim, në lidhje me kërkesën e mazhorancës, për të zgjatur afatin e Komisionit të Vettingut.

Nënkryetarja e PD-së, Grida Duma ka deklaruar se opozita, është duke e konsideruar qëndrimin, por ende nuk ka marrë një vendim.

E ftuar në News 24, Grida Duma tha se “Jemi duke konsideruar qëndrimin tonë, një vendim që do merret nga gjithë hierarkia e grupit parlamentar.

Do shikohet me syrin e të mirës për shqiptarët, nuk kemi ende një vendim.”

LEXO EDHE:  Opinion/ Mustafaj, koha për primare brenda opozitës

E pyetur nëse ka një situatë kaotike në PD, Grida Duma deklaroi se “PD është në një situatë serioze reflektimi dhe kritike”.

Më tej, ajo “Partitë tona do jenë parti moderne, jo parti masive.

PD është heroike, tetë vite në Opozitë dhe mban përgjegjësi. Opozita është e vështirë, por është edhe mision.

Ka njerëz të lodhur, por prap me ndërgjegje për ta bërë këtë mision.”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Pa llogari bankare dhe me një vilë dy katëshe/ Ky është burimi i të ardhurave të Xhelal Mziut

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Xhelal Mziu, një emër i njohur në PD si ish kryebashkiaku i Kamzës dhe së fundmi si prurje e Lulzim Bashës si deputet në Dibër.

Mziu, i cili u zgjodh për herë të parë si ligjvënës ka deklaruar një vilë dy kate, me vlerë 5.7 milionë lekë.



Deputeti i Bashës si burim të ardhurash deklaron punën si emigrant në Greqi nga viti 1992 deri në 1995, punë të ndryshme krahu, ndihmë nga të afërmit e tij, para të kursyera nga paga e tij më vonë dhe e bashkëshortes, si dhe një kredi 2.8 milionë lekë. Mziu deklaron gjithashtu se pronar me 100% i një veture tip Mercedes Benz në vlerën 500 000 lekë.

LEXO EDHE:  “A e mbani mend Dushkun?”/ Topalli: Kjo formë manipulimi po deklarohet haptazi këto ditë

LEXO EDHE:  Opinion/ Mustafaj, koha për primare brenda opozitës

Kjo është deklarata e pasurisë së Mziut deri tani. Ai nuk deklaron asnjë llogari bankare./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga apartamenti 1 milion lekë në Tiranë në mijëra metra pyll/ Kjo është pasuria e deputetit të Bashës

Publikuar

-

Nga

Pas zgjedhjeve të 25 prillit, Kuvendit iu shtuan milionerët e rinj, të cilët zotërojnë llogari bankare dhe shtëpi me vlerë miliona lekë.

Tomor Alizoti, një nga deputetët e Bashës për qarkun e Beratit ka deklaruar në shtator të vitit 2005 ka blerë një apartament në Tiranë me vlerë vetëm 100 mijë lekë ose e thënë ndryshe 1 milion lekë të vjetra. Por kjo vlerë e deklaruar prej tij ka një diferencë të madhe në krahasim me vlerën e tregut imobiliar.

LEXO EDHE:  Ruçi-opozitës: Keni qëllim bllokimin e negociatave

LEXO EDHE:  Gati një vit nën hetim nga Vettingu/ Prokurori “ngec” në borxhin për apartamentin

Por nuk mbaron me kaq. 11 vite më vonë, Alizoti ka blerë një apartament po në Tiranë, me sipërfaqe 51 m2, me vlerë 65 mijë euro.



Alizoti ka në pronësi 2/24 e 850 mijë m2 pyll si dhe 2/12 e rreth 700 mijë m2 pyll.

Ndërkohë që pritet të shihet edhe se si do ndryshojë pasuria e deputetit edhe gjatë këtyre viteve si deputet i Kuvendit të Shqipërisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foltorja i përgjigjet Bashës/ “Halli i demokratëve, pazaret e tua me Ramën”

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësja e Foltores, Floriana Garo ka reaguar pas postimit të kreut në detyrë të PD, Lulzim Basha i cili më herët në një postim në rrjetet sociale shkruante se Berisha ka marrë një betejë për interesat e tij personale, ndërsa thekson se Kuvendi i vërtetë është në 18 dhjetor.

Garo thekson se halli i vërtetë i demokratëve janë pazaret e Lulzim Bashës me Edi Ramën.

 “Halli i vërtetë i demokratëve dhe i shqiptarëve janë dështimet dhe humbjet e njëpasnjëshme të peng-kryetarit që i dhuruan mandatin e tretë regjimit më të korruptuar të Europës.

Halli i vërtetë i demokratëve është shpërdorimi dhe tradhtia ndaj sakrificave të tyre për pazaret e kryetarit!



LEXO EDHE:  Një Qeveri e dështuar e lindur nga një opozitë e dështuar!

LEXO EDHE:  “Zgjedhorja”/ Opozita parlamentare letër ambasadorëve: Pa plotësuar kushtet s’e votojmë reformën!

Kuvendi Kombëtar i datës 11 Dhjetor, i mbledhur me vullnetin e mbi 5 mijë delegatëve, do të shënojë fundin e pazareve Rama – Basha dhe rikthimin e Partisë Demokratike në misionin e saj të shenjtë për rrëzimin e regjimit të Edi Ramës.

Partia Demokratike do ta realizojë këtë mision në aleancë me gjithë demokratët dhe qytetarët që kërkojnë shpëtimin e Shqipërisë përmes një PD-je më të fortë, më të hapur dhe më të bashkuar,” thuhet në reagim./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE