Connect with Us

Vranësira dhe reshje shiu/ Njihuni me parashikimin e motit për ditët e sotme

Sociale

Vranësira dhe reshje shiu/ Njihuni me parashikimin e motit për ditët e sotme

Publikuar

-

cna lajme sociale

Paraditja në vendin tonë do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta.

Por në orët vijuese vranësirat do të shtohen në të gjithë territorin, ku në veri dhe pjesërisht në zonat qendrore vranësirat e shpeshta do të sjellin reshje të cilat më te theksuara do të jenë në Alpet e Shqipërisë.

LEXO EDHE:  Troket dimri/ Temperaturat pësojnë ulje të ndjeshme

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes por konstante mbeten ne mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 32°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior -Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sociale

Vranësira dhe reshje shiu/ E premtja me temperatura deri në 24 gradë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Moti i vranët dhe me shira të pakët mbetet gjatë paradites në zonat Veriore dhe Qëndrore, por në Jug reshjet do të jenë më të shumta.

Pritet që në orët  në vijim të kemi përmirësim gradual të motit, si fillim në zonat perëndimore dhe në vijim kushtet e qëndrueshme atmosferike dominojnë pjesën më të madhe të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 24°C.

LEXO EDHE:  Keni plane për fundjavën? Ja surpriza që ka rezervuar moti për ne

LEXO EDHE:  Kthjellime dhe vranësira/ Kapriçot e motit për ditën e sotme



Era do të fryejë e fortë në mëngjes me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Lindor – Juglindor duke sjell në brigjet e detare dallgëzim 3 – 4 ballë.

Orët e pasdites do të sjellin dobësim të ndjeshëm të parametrit të erës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Shirat mbërthejnë vendin/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Vijon dominimi i një sistemi të dendur vranësirash për gjatë gjithë 24 orëshit.

Vranësirat do të sjellin reshje shiu në të gjithë vendin, ku reshjet pritet të jenë me intensitet mesatar dhe lokalisht intensive.

Gjithashtu në orët e mesditës parashikohet të ketë intervale të shkurtra pa reshje.



Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 23°C.

LEXO EDHE:  Mot befasues në fundjavë/ Çfarë do të ndodhë me temperaturat e larta?

LEXO EDHE:  Kthjellime dhe vranësira/ Kapriçot e motit për ditën e sotme

Era do të fryejë e forte me shpejtësi 70 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke sjelle në brigjet e detare dallgëzim mbi 6 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

1771 fëmijë autikë në shkolla/ Prindërit: Duhen mësues mbështetës, 1 orë në ditë nuk mjafton

Publikuar

-

Nga

1771 fëmijë në spektrin autik ndodhen në bankat e shkollës, pa mësues mbështetës. Prindërit e tyre kanë dorëzuar sot në Ministrisë së Arsimit një peticion me 500 firma, për plotësimin e kushteve sa i përket mësimdhënies ndaj këtyre fëmijëve.

Eglantina Bajrami, Anëtare e Klubit Kombëtar të Prindërve me spektrin autik, thotë se raste kur 1 mësues i vetëm merret me 10 fëmijë të spektrit autik, gjë që nuk është e lehtë të përballohet.

“Është një mësues që merret me 10 nxënës me aftësi të kufizuara gjë, që nuk mund ta përballojë. Janë kërkesa minimale dhe nuk kanë ndonjë kosto për sa kohë kontratat janë periodike dhe individuale. Mësuesi është për 5 ose 7 fëmijë, një orë në dy ditë që nuk është fare e mjaftueshme”, u shpreh Eglantina Bajrami.

Numri i lartë i tyre dhe mungesa e mësuese të specializuar në këtë fushë është një ndër pikat kryesorë të peticionit.

“Duhet të vendosen mësues në të gjitha shkollat e vendit për nxënës me këtë spektër, mësuesi mbështetës të jetë me arsim special, të shtohet numri i orëve të punës dhe atje ku ka mungesë stafi, pra në shkollën speciale të shtohen mësuesit”, tha Eglantina Bajrami.



LEXO EDHE:  Moti i keq/ Ministrja Xhaçka thirrje qytetarëve

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët, sa do të arrijnë temperaturat

Prindërit tregojnë se e kanë të pamundur të marrin terapistë privatë, pasi kostot janë shumë të larta.

“Dua që të kthehen mësueset ndihmë në shkollë, të shtohen orët e qëndrimit në klasë më të. Sepse është e drejta e tij që të shkoj në shkollë, e detyrën që bën mësuesja nuk e bën prindi. Jam 24 orë më djalin tim. 45 minuta në ditë kushton 15 mijë lekë seanca, nga e hëna në të premte e ka të nevojshme”, tha një prind.

Nëse kërkesat e tyre nuk merren për bazë ata kanë gjetur një tjetër zgjidhje./euronews

 

LEXO TE PLOTE