Connect with Us

Vaksinimi masiv/ Manastirliu jep lajmin: Mbërrijnë edhe 29,250 doza vaksina të Pfizer

Aktualitet

Vaksinimi masiv/ Manastirliu jep lajmin: Mbërrijnë edhe 29,250 doza vaksina të Pfizer

Publikuar

-

cna lajme aktuale

Mbrëmjen e sotme kanë mbërritur edhe 29,250 doza të tjera vaksine “Pfizer” në Aeroportin “Nënë Tereza”.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Manastrirliu ka njoftuar se sasia e vaksinave anticovid që kanë mbërritur deri tani në vendin tonë ka shkuar në 2,074,560.

Ndër të tjera Manastirliu ka bërë thirrje për vaksinim./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Energjinë e shesim lirë, e blejmë shtrenjtë/ Në 2018 humbën 10 mln euro në treg

Publikuar

-

Nga

Shqipëria i druhet një krize energjetike këtë dimër, madje duke përgatitur skenarë për të ndihmuar popullatën ta përballojë atë. Ndryshe nga muajt e parë të vitit, kur kaskada e Drinit u tejmbush, sot prurjet e ujit janë në nivele minimale, madje edhe në krahasim me tetorin e kaluar.

Qeveria thotë se ka ngritur grup pune për të përballuar efektin e humbjeve nga paratë e buxhetit, duke premtuar të mbrojë shtresat në nevojë, ndërsa i njëjti grup mund të propozojë edhe rritje të çmimit.

Në fakt, rritja e çmimit të energjisë në bursë po na penalizon. Në ankandin e fundit OSHEE shpenzoi 13 mln euro, duke blerë me çmimin rekord 233 euro për megavat. Gjatë 5 viteve të fundit çmimi mesatar ka qenë 20 deri në 60 euro. Ndërkohë, në bursë çmimi ka arritur një tjetër nivel rekord këtë të enjte, 270 euro për megavat.

LEXO EDHE:  Situata pandemike/ Alimehmeti: “Delta” nuk lejon përhapjen e variantit “Mu”

LEXO EDHE:  Shifra të frikshme në Britani/ Mbi 18 mijë viktima, 133,495 të infektuar me Covid-19



Bilancet tregtare përgjatë 5 viteve të fundit tregojnë se vendi ynë nuk arrin të sjellë fitime, pasi çmimi në blerje ka rezultuar më i madh se çmimi i shitjes. Madje, edhe në vitin 2018, kur Shqipëria kishte tepricë energjie, deficiti rezultoi 10 mln euro.

Partneri më i madh tregtar me të cilin Shqipëria shkëmben energji elektrike është Serbia, ndjekur nga Serbia, Sllovenia, Greqia e Çekia./euronews

LEXO TE PLOTE

Kronika

Burri kontrollonte trafikun e drogës/ Zbardhen detaje nga arrestimi i çiftit nga Konispoli

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Detaje të reja janë zbardhur nga çifti i bashkëshortëve të arrestuar ditën e sotme në Sarandë, pasi u kapën me një sasi lënde narkotike.

Në pranga kanë rënë shtetasit Lutfi dhe Shano Faslliu, përkatësisht 38 dhe 31 vjeç.

38-vjeçari figuron me dy mbiemra, Lutfi Faslliu dhe Lutfi Demçe. Sipas burimeve ai kontrollonte trafikun e drogës në këtë zonë.

LEXO EDHE:  “Covid është kudo”/ Mjekja kirurge u kthehet atyre që nuk e besuan: Dilni e gëlltisni çfarë vollët

LEXO EDHE:  Shifra të frikshme në Britani/ Mbi 18 mijë viktima, 133,495 të infektuar me Covid-19



Çifti Faslliu kishin 1 muaj e gjysmë që survejoheshin nga Policia e Sarandës.

Ata futeshin në tokën greke dhe merrnin emigrantët, kundrejt shpërblimit monetar, Për një emigrant ata merrnin nga 300 euro./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Mbi 330 mijë fëmijë të abuzuar/ Në Francë kërkohet reformë për Kishën Katolike

Publikuar

-

Nga

Jean-Rene, Jean-Francois dhe Joseph ishin rreth dhjetë vjeç kur filloi abuzimi. Në shkollën e priftërinjve në Chavagnes-en-Paillers, në perëndim të Francës, abuzimet seksuale kundër fëmijëve ishin sistematike.

“Ata vinin dhe na merrnin nga dhomat. Na thonin ‘nuk iu kam parë për një kohë të gjatë’ dhe na çonin në dhomat e tyre”, tregon Jean-Francois, viktimë e abuzimit.

Por kisha katolike i mbulonte abuzimet.

“Kur një prift sillej në mënyrë skandaloze, peshkopi do ta zhvendoste atë diku tjetër, ku ai do të bënte sërish të njëjtën gjë, që kishte bërë më parë”, tregon Jean Rene, viktimë e abuzimit.

Për dekada, histori të tilla të tmerrshme të abuzimit u përsëritën në të gjithë Francën. Por ato u mbajtën të fshehura.

Një hetim, nga një komision i pavarur, që u publikua të hënën, zbuloi se të paktën 216 mijë fëmijë, shumica djem, janë abuzuar seksualisht nga 3200 priftërinj dhe klerikë, që nga viti 1950. Po t’u shtosh edhe abuzimet nga punonjës të tjerë të kishës, numri i të abuzuarve shkon në 330 mijë.

“Ka patur kryesisht një neglizhencë, dështime, heshtje, fshehje institucionale të abuzimeve në mënyrë sistematike”, thotë zoti Jean-Marc Sauve, presidenti i Komisionit të Pavarur për Abuzimet Seksuale në Kishë.



Pas publikimit të raportit, reagoi dhe Papa Françesku. “Unë dua të shpreh trishtimin tim, pikëllimin tim për traumën që ata kanë pësuar. Është turp për në, është turp për paaftësinë për një kohë të gjatë të kishës, për t’i ndjekur këto shqetësime”, tha Ati i Shenjtë.

LEXO EDHE:  “Tregues inkurajues”/ Manastirliu nxjerr shifrat: Sa raste me COVID-19 ka në Tiranë dhe gjithë vendin

LEXO EDHE:  Tjetër humbje për bluzat e bardha/ Covid i merr jetën mjekut të nderuar të Kukësit

Sipas ligjit francez, shumë prej abuzimeve janë të vjetra për t’u ndjekur penalisht. Komisioni bëri thirrje që kisha të rrisë kompensimin financiar për viktimat, pagesa të cilat janë planifikuar të fillojnë vitin e ardhshëm. Disa viktima thonë se vetë Kisha Katolike duhet t’i nënshtrohet një reforme historike.

“Duhet një proces i thellë ndryshimi në praktikat, marrëdhëniet dhe qeverisjen e Kishës”, thotë Eric Boone, viktimë e abuzimit.

Në fillim të këtij viti, Papa Françesku ndryshoi ligjet katolike për të kriminalizuar në mënyrë të qartë abuzimin seksual.

“Përsa kohë të ketë mbetur qoftë edhe një abuzues, apo një viktimë, duhet bërë më shumë. Papa Françesku mendoj se ka filluar një kulturë ndryshimi”, thotë Amicie Pelissie du Rausas, me organizatën “Zërat Katolikë”

Hetime të ngjashme po kryhen edhe në disa vende të tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Australinë. Papa Françesku e ka cilësuar abuzimin seksual brenda kishës katolike si një “katastrofë në mbarë botën”./voa

LEXO TE PLOTE