Connect with Us

Vajza denoncoi dy personat që e përdhunuan për 6 orë/ Policia përfshihet në skandal

Aktualitet

Vajza denoncoi dy personat që e përdhunuan për 6 orë/ Policia përfshihet në skandal

Publikuar

-

cna lajme aktualitet

Një e re, e cila në vitin 2019 është rrëmbyer, përdhunuar dhe droguar nga shtatë persona, ka dhënë sot një intervistë ekskluzive për emisionin “Shqipëria Live”, ku ka zbuluar se çfarë ndodh tani me jetën e saj.

Adoleshentja nga Fushë-Kruja, ka treguar se historia e saj tronditëse është përsëritur sërish, pasi disa prej 7 personave të burgosur, u liruan. Vajza tregoi se dy persona e kanë rrëmbyer edhe njëherë tjetër, duke e droguar dhe përdhunuar.”, tregon ajo.

Vajza shton se kanë dashur që ta fusin në rrjetin e prostitucionit, por ka arritur që të shpëtojë, pasi është larguar menjëherë nga Shqipëria.

LEXO EDHE:  Korçari arrin të fshehë 300 kilogramë drogë/S’do ta besoni ku e gjeti policia

E pyetur nga gazetari se a ka bërë denoncim në polici për ripërsëritjen e ngjarjes së rëndë, e reja tha se “po”, shkruan gazeta Shqip.

I kam denoncuar, por që më kanë thënë shiko goce se duhet të shkosh te psikiatri se ke probleme mendore. Kur ke kaq shumë shqetësime, çfarë kërkon akoma në Shqipëri”, rrëfeu ajo.

Vajza tregoi se kur e kanë rrëmbyer e përdhunuar herën e dytë për 5-6 orë, i kanë thënë se “ajo është dita e saj e fundit”. Madje kanë marrë në video edhe familjarët e saj, e asaj i kanë thënë se do i vrasin mamin, babin e vëllanë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Bumçi: Këto janë arsyet themelore pse mbështes Sali Berishën

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Anëtari i kryesisë dhe i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aldo Bumçi , tregon se ka disa arsye themelore pse mbështet ish kryeministrin Sali Berisha.

I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”  me Ylli Rakipin, Bumçi është shprehur se opozita ofron më shpresë që pas humbjes së zgjedhjeve në 25 Prill.

Ai u shpreh se, nëse Sali Berisha nuk do të dilte dhe të organizonte foltoren, opozita do kthehej në muze.

Kam mbështetur Berishën për shumë arsye dhe themelorja është se opozita nuk ofron shpresë dhe kjo shpresë u shua me mos fitoren në zgjedhjet e 25 prillit.



Fakti që nuk i ofruam shqiptarëve ndryshimin ishte goditje për opozitën. Duke qenë se partitë fushatën dhe gjithçka e kanë kthyer në presidenciale dhe merita do ti shkonte atij do bëhej kryeministër por kur humb duhet të mbash përgjegjësi.

Kjo humbje krijoi krizë besimi dhe kemi raportin më kritik që është bërë për zgjedhjet, por pse Basha nuk e përdor raportin kritik të zgjedhjeve.

Kur merr vendime duhet të përballesh. Demokratët e kuptojnë të mirën e PD, pse nuk i ndanë me to dhe të dalë ashtu siç del Berisha.

Duhet të kthejmë shpresën që opozita do ekzistojë, nëse Berisha nuk do të dilte opozita do kthehej në muze.  Kjo opozitë nuk ofron më shpresë se e ndryshon situatën dhe e bën më mirë”, tha Bumçi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Elvis Naçi vendos të shesë spitalin pas polemikave/ “Me lekët do ndërtojmë shtëpi për të varfërit”

Publikuar

-

Nga

Imami Elvis Naçi njofton se ka vendosur të shesë spitalin Continental që ka në pronësi, pas shumë debatesh në media lidhur me mënyrën e dyshimtë se si ai arriti që ta blerë dhe burimin e të ardhurave.

Në një postim në rrjtet sociale, ai shkruan se Kryegjyshata Botërore Bektashiane ka bërë një kërkesë për ta blerë dhe do të shitet për një shifër prej 850 milionë lekë të vjetra.

Naçi thotë se me fondin e përfituar do të ndërtohet një lagje për të varfrit në Kosovë dhe disa apartamente në Maqedonipër njerëzit në nevojë.



Gjithashtu, pritet të fillojë edhe ndërtimi i një lagje të madhe në Shqipëri, përveç asaj të Thumanës që po shkon drejt përfundimit.

Postimi i plotë:

Sot dua te ndaj nje lajm te bukur, nje lagje e re pritet te ndertohet nga Fondacioni Firdeus ne Kosove. Kryegjyshata Boterore Bektashiane na beri nje kerkese per te blere Spitalin Continental me deshiren per te patur edhe ky Komunitet nje Spital si komunitetet e tjera Fetare, pervec kesaj Spitali Continental gjendet ne pronen dhe ndertesen e Kryegjyshates Boterore Bektashiane dhe deshira e tyre eshte qe te investojne ne te gjithe zonen dhe pronat e tyre! Fondacioni Firdeus vendosi ta shese Spitalin Continental me shume prej 85 milion (leke te reja) dhe me fondin e perfituar do te ndertoje nje lagje per te varferit ne Kosoven tone te dashur dhe disa apartamente ne Maqedoni per njerezit ne nevoje. Por jo vetem kaq, nje tjeter lagje e madhe pritet te filloje edhe ne Shqiperi, pervec Thumanes qe po shkon drejt perfundimit, !  Bamiresi mbi bamiresi, pasi spitali Continental qe po blen Kryegjyshata Boterore Bektashiane do te vazhdoje traditen e  ndihmes se njerezve te pamundur por edhe  sepse me te ardhurat prej shitjes do te ndertohen lagje dhe shtepi te tjera te cilat do te zbukurojne dhe rehatojne zemrat e nevojtareve. Zoti ju shperblefte sepse bashke po zbusim sa mundemi hallet e shqiptareve. Amin.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ambasadori jep lajmin/ “Nga 11 tetori pasaporta shqiptare e vaksinimit do të njihet edhe në Britani”

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King-Smith ka bërë të ditur se prej 11 tetorit Britania e Madhe do të njohë certifikatat e vaksinimit të lëshuara nga shteti shqiptar.



“Një lajm i mirë për shqiptarët, britanikët dhe qytetarë të tjerë që udhëtojnë drejt Mbretëisë së Bashkuar nga këtu. Që nga 11 tetori do të njihen certifikatat e vaksinimit të lëshuara nga Shqipëria”, shkruan Ambasadori./ CNA.al

LEXO TE PLOTE