LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tjetër rekord viktimash nga Covid-19/ Ja sa raste të reja janë shënuar gjatë 24 orëve

27 Shtator 2021, 16:35, Aktualitet CNA
Tjetër rekord viktimash nga Covid-19/ Ja sa raste të reja janë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer  4064  testime dhe kanë rezultuar pozitivë  295 qytetarë, ndërkohë që kanë humbur jetën 13 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:162 qytetarë në Tiranë, 19 në Durrës, 12 në Vlorë, 10 Sarandë, 8 në Lushnje, Berat, 7 në Lezhë, Dibër, Divjak, 6 në Mat, 5 në Krujë, Gramsh, 4 në Kamëz, Gjirokastër, Korçë, Peqin, 3 në Mirditë, Mallakakstër, 2 në Kukës, Kurbinë, Fier, Delvinë, Kolonjë, Kuçovë, Poliçan, 1 në Kavajë, Tepelenë, Librazhd.

Janë 10,841 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 189 pacientë, nga të cilët 29 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 trembëdhjetë qytetarë: 4 qytetarë nga Durrësi të moshave 33-73 vjeç, 8 qytetarë nga Tirana të moshave 66-73 vjeç, 1 qytetar nga Rrogozhina 61 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 1075 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 154,694 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (27 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 295
Të shëruar në 24 orë 1075
Të shtruar në spitale 189
Humbje jete në 24 orë 13

Testime ditore 4064

Testime totale 1,189,319
Raste pozitive 168,188
Raste të shëruara 154,694
Raste Aktive 10,841
Humbje jete 2,653

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4,856
Fier 1048
Durrës 999
Shkodër 953
Vlorë 599
Elbasan 558
Lezhë 442
Berat 419
Korçë 289
Kukës 254
Dibër 223
Gjirokastër 201../ CNA.al

Lajmet e fundit nga