Connect with Us

“Tifozët priten 4 orë për të blerë biletën“, Balliu me elozhe pas asistit: Falkaos mjafton ti hedhës topin në zonë

Sport

“Tifozët priten 4 orë për të blerë biletën“, Balliu me elozhe pas asistit: Falkaos mjafton ti hedhës topin në zonë

Publikuar

-

Ivan Balliu regjistroi asistin e tij të parë për këtë sezon në La Liga. Mbrojtësi shqiptar shërbeu bukur për Falkaon, i cili nuk e ka humbur aspak nuhatjen e pagabueshme në zonë. Prania e një sulmuesi të tillë në radhët e Rajo Vajekanos duket e pabesueshme për Balliun, që pas ndeshjes ka vlerësuar së tepërmi figurën e Radamel Falkaos.

“Me Falkaon është shumë e lehtë, thjesht duhet ta vendosësh topin në zone që ai ta shtyjë. Është e pabesueshme të kesh një lojtar të tillë. Duhet të hedhësh më shumë topa në zonë sepse në stërvitje është njësoj.

Vrapimi, puna dhe lufta për shokun e skuadrës është ADN -ja e këtij ekipi. Është linja që duhet ndjekur, trajneri e kërkon dhe kjo është formula për fitoret. Duhet të vazhdojmë. Faleminderit tifozëve. Ka njerëz që kanë bërë 4-5 orë radhë. Kjo fitore shkon për ta. Për klubin dhe tifozët e mëdhenj që kemi.

Ne e dimë se sa e vështirë është për njerëzit të vijnë për të parë një ndeshje. Dua të falënderoj një nga një sepse 4-5 orë më duken të çmendura që klubi e lejon këtë. Atmosfera është e pabesueshme.

Ne jemi gabim nëse mendojmë ndryshe. Objektivi është i qartë dhe është qëndrueshmëria. Do të kemi kohë të vështira, edhe pse tani duhet ta shijojmë këtë”, ka deklaruar Ivan Balliu.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

15 futbollistë luajnë për herë të parë në derbin Tirana-Partizani

Publikuar

-

Nga

Sfida e së hënës mes Tiranës dhe Partizanit do të jetë derbi i parë për këtë sezon mes dy skuadrave. Për Partizanin, nuk do të jetë derbi i parë, pasi është ndeshur edhe me Dinamon.

Megjithatë, derbi TiranaPartizani ka një rëndësi shumë më të madhe për shkak edhe të mungesës së gjatë të Dinamos në elitë. E si pasojë, kur afrohet derbi mes bardhebluve dhe “demave të kuq”, presioni dhe tensioni shtohet ndjeshëm te lojtarët, e sidomos te të rinjtë, të cilët e kanë derbi të parë. Janë plot 15 lojtarë që pritet të luajnë derbin e parë të tyre.

Te Tirana, janë 7 lojtarë të cilët mund të provojnë eksperiencën e parë në një ndeshje të tillë. Bëhet fjalë për Hotin, Totren, Pergjonin, Kozin, Zhivanajn, Xhixhan dhe Limajn. Ky i fundit është në një formë shumë të mirë dhe realizoi një supergol kundër Teutës duke i dhënë fitoren Tiranës.



Ndërsa te Partizani, janë plot 8 lojtarë që mund të veshin fanellën e kuqe për herë të parë në një derbi kundër Tiranës. Sota, Shehi, Damçevski, Albioni dhe Herald Marku, Gligorov, Rrapaj dhe Filipoviç janë lojtarët që mund të luajnë derbin e tyre të parë.

Fakt interesant është se asnjë “ish” nuk do të ketë në këtë sfidë mes Tiranës dhe Partizanit, ndryshe nga sezoni i shkuar, ku Batha kishte luajtur me të dyja ekipet, ashtu si dhe Torasa. Por këtë sezon nuk do të ketë asnjë lojtar në fushë që ka luajtur për të dyja fanellat.

LEXO TE PLOTE

Sport

Interesim i madh për derbin Tirana-Partizani, zbulohet numri i biletave të shitura

Publikuar

-

Nga

Ndoshta edhe Air Albania nuk mjafton për të përballuar interesimin për derbin e Superiores, Tirana-Partizani. Interesi mbetet i madh për ndeshjen e kryeqytetit, megjithëse jemi ende në javët e para të kampionatit.



Pavarësisht punës që po bëhet mbi lëshimin e një rregulli të ri ku të hiqet kufizimi, për momentin duhet të respektohet ende 30% i lejuar nga Qeveria. “Supersport” raporton se deri në mbrëmjen e djeshme janë shitur 6.000 bileta për derbin, teksa kapaciteti është 22.000 vende.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Chelsea mbetet pa sulmues, tifozët duan rikthimin e Armando Brojës

Publikuar

-

Nga

Chelsea fitoi në mbrëmjen e djeshme ndaj Malmo në shifrat 4-0, por londinezët kishin edhe dy humbje të mëdha. Werner dhe Lukaku janë dëmtuar që në pjesën e parë duke dalë nga fusha e blertë.

Sulmuesit do të mungojnë për disa ndeshje sipas Tuchel, ndërsa Chelsea ka mbetur pa një sulmues të mirfilltë. Tifozët e londinezëve kanë kërkuar kthimin e menjëhershëm të Brojës nga Southampton.



Ky i fundit shkoi te klubi tjetër anglez dhe u huazua për një sezon. Mediat britanike tregojnë se me rregullat e Premier League, dëshira e tifozëve të Chelsea-t nuk mund të plotësohet. Londinezët mund ta kthejnë Brojën vetëm në janar dhe nëse gjejnë dakortësinë me Southampton.

LEXO TE PLOTE