Connect with Us

Të dashurit tuaj nuk i pëlqen të angazhohet?/ Ka disa arsye pse ndodh kjo

Life Style

Të dashurit tuaj nuk i pëlqen të angazhohet?/ Ka disa arsye pse ndodh kjo

Publikuar

-

Eksperti i marrëdhënieve, Rich Santos, jep disa arsye pse meshkujve nuk i pëlqen të angazhohen.

Disa prej tyre ndoshta nuk kanë të bëjnë aspak me ju.

Ja çfarë duhet të bëni pas fejese - Opinion.al

1.Ai akoma do të luajë në fushë

Nëse mashkulli angazhohet një herë, ai do të humbi mundësitë për të takuar femra të tjera. Shumica e djemve e shfrytëzojnë këtë mundësi sa më shumë që të mundnin, sidomos kur nuk janë të sigurt se çfarë duan.

2.Femrat rriten më shpejt se meshkujt

Angazhimi do të thotë të rriten për disa meshkuj. Dhe shumica e meshkujve nuk duan të rriten ose duan ta zgjasin këtë proces sa më shumë që të munden. Angazhimi është një shenjë maturimi dhe disa meshkuj janë thjeshtë shumë të pamatur.

3.Është dikush tjetër

Është e vështirë për një mashkull që të angazhohet në një lidhje me një femër, nëse ai ka të tjera në mendjen e tij.

4.Ai ka prioritete të tjera

Në jetë është e vështirë të balancosh familjen, dashurinë dhe punën. Nëse janë disa gjëra në jetën e tij që kërkon më shumë përkushtim se dashuria, ai do t’i përkushtohet asaj.

5.Ai ka eksperienca të këqija

Ka një mundësi që ai të ketë kaluar një eksperiencë të keqe me ish-të dashurën ose është një fëmijë i prindërve të divorcuar. Dhimbja e pazgjidhur në të kaluarën e tij mund ta ndalojë atë nga angazhimi.

LEXO EDHE:  “Unë e di që ta kam thyer zemrën”/ Ledjana publikon videon, kujt ja dedikon

6.Ai është i frikësuar nëse lidhja nuk funksionojë

Angazhimi përfshinë rrezikun, pasi ju investoni energji në marrëdhënie. Disa njerëz mendojnë se nuk ia vlen nëse nuk është 100% e sigurt që do të funksionojë. Por nuk mund të jesh kurrë shumë e sigurt dhe kjo gjë i privon njerëzit që të mos angazhohen.

7.Asnjë nga miqtë e tij nuk janë të angazhuar

Nëse jeni të aftë që të përfshini në një lidhje të parin e grupit të shokëve të tij, atëherë ju lumtë. Shumica e djemve nuk duan të angazhohen përfundimisht.

Mardhenie e shendetshme | Blogu Shqip

8.Ai është vetëm për seks

Fatkeqësisht, disa meshkuj janë vetëm për të shkuar me disa femra.

9.Ai nuk do të angazhohet me ju

Shumica e arsyeve se një mashkull nuk do të angazhohet ka të bëjë me të. Por ai mund t’iu shikojë si një person të qeshur për t’u takuar, por kurrë nuk ka menduar për ju si dikush që do të angazhohet deri në fund.

10.Ju po i bëni shumë presion

Nëse ai do të angazhohet, le të vijë ai në atë moment vetë. Nëse ju vazhdoni ta shtyni, ai mund të mërzitet. Ai duhet të vijë në këtë pikë në mënyrë natyrale dhe jo se e keni detyruar ju./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Showbizz

E papritur/ Dj Pm refuzon darkën me Sarën, çfarë po ndodh mes dyshes

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Dj Pm dhe Sara duket se nuk po e gjejnë dot rrugën për të krijuar një lidhje mes tyre.

Së fundi, dyshja kanë patur shumë diskutime me njëri-tjetrin, madje kanë deklaruar se mes tyre nuk ka shkëndijë dhe se nuk e shohin dot njëri-tjetrin më shumë se shokë.

Por kjo sërish është hedhur poshtë nga vetë ata. Dj Pm është shprehur se nuk ka marrë asnjë sinjal nga Sara, dhe në këtë mënyrë nuk mund të vazhdojë të mendojë se mund të ketë diçka më shumë me të.

LEXO EDHE:  E thonë ekspertët/ Pse gratë duhet të martohen me burra shumë më të rinj në moshë

LEXO EDHE:  Anëtarja e ‘The Voice’ ndahet nga i fejuari/ Kërkon urdhër mbrojtje

Madje ai ka refuzuar dhe darkën speciale të organizuar mbrëmë nga Big Brother. Edhe pse ishin të zgjedhurit e banorëve, Pm ka refuzuar me ngulm të darkojë me të.

Më pas ai i ka kërkuar falje duke i treguar dhe arsyen pse nuk e pranoi./ CNA.al



 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

LEXO TE PLOTE

Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 22 nëntor 2021

Publikuar

-

Nga

cna lajme horoskop

Dashi

Nevojat e të tjerëve do të ndërhyjnë në dëshirën tuaj për t’u kujdesur për veten. Mund të ketë zhgënjim në jetën tuaj të dashurisë, por mos u trishtoni. Jepini fuqi vetes për të ecur përpara. Jepini jetës tuaj më shumë ngjyra.

Demi

Do të jeni mjaft të angazhuar me punë duke lënë pas dore familjen. Shikoni vetëm anët pozitive të gjërave sot duke i lënë mënjanë keqkuptimet. Paratë nuk do ju mungojnë, por edhe shpenzimet do të jenë të shumta.

Binjakët

Dilni në një shëtitje të gjatë, për të mbajtur veten në formë të mirë. Nëse merrni një ftesë për një event shoqëror, pranojeni këtë me hijeshi. Do të shihni një anë të re, të mrekullueshme të partnerit tuaj.

Gaforrja

Vullneti juaj mund të shpërblehet sot, pasi do përballeni me një situatë shumë të ndërlikuar, të cilën do e zgjidhni më së miri. Jini të matur gjatë marrjes së disa vendimeve për jetën tuaj personale. Pozicioni juaj aktual i parave pritet të përmirësohet shumë shpejt. Partneri/partnerja juaj do të humbasë durimin nëse neglizhoni mendimet e tij/saj.

Luani

Nëse nuk keni qenë mirë nga ana shëndetësore kohët e fundit, ka shumë gjata ta kaloni këtë gjendje sot mdhe të përfshiheni në aktivitete në natyrë. Mos bëni asnjë angazhim nëse nuk jeni të sigurt se do t’i respektoni ato. Ata që kanë qenë shumë të zënë ditët e fundit, më në fund do të shijojnë pak kohë të lirë.

Virgjëresha

Nëse do të shkoni në një udhëtim, kujdesuni për gjërat me vlerë dhe bagazhet tuaja. Tregohuni origjinal në pamjen dhe sjelljen tuaj kur dilni me të dashurin/dashurën tuaj. Sot, mund të gjeni një send të vjetër në shtëpi dhe të kaloni një pjesë të mirë të ditës duke e restauruar.

LEXO EDHE:  E thonë ekspertët/ Pse gratë duhet të martohen me burra shumë më të rinj në moshë

LEXO EDHE:  Donaldi bën deklaratën e fortë për Borën/ “E kam dashur por…”



Peshorja

Shqetësimet lidhur me paratë mund të zgjidhen sot dhe do të gëzoni një stabilitet relativ financiar. Kjo do të jetë një ditë e shkëlqyer për të përkëdhelur veten dhe për të bërë gjërat që ju pëlqejnë më shumë. Shmangni të qenit kokëfort në marrëdhëien tuaj të dashurisë.

Akrepi

Mos e mbingarkoni veten dhe mos harroni të gjeni kohë për të pushuar dhe për t’u çlodhur. Sjellja e çrregullt e partnerit/partneres mund t’ju shqetësojë. Sot mund t’ju vijë një dhuratë surprizë.

Shigjetari

Një ditë e mrekullueshme për të bërë gjëra që do t’ju bëjnë të ndiheni mirë me veten. Mund të gjendeni në një situatë të re emocionuese, e cila mund t’ju sjellë edhe përfitime financiare. Sjellja e një anëtari të familjes mund t’ju shqetësojë.

Bricjapi

Meditimi dhe joga duhet të praktikohen për përfitime shpirtërore dhe fizike. Investimet në aksione dhe fonde të përbashkëta mund të jenë produktive për ju, për përfitime afatgjata. Mbajeni jetën tuaj të dashurisë të gjallë, duke u angazhuar më shumë.

Ujori

Vetëbesimi juaj do t’ju ndihmojë t’ju happen dyert që të çojnë në realizimin e aspiratave tuaja. Luani sipas rregullave, pasi përfshirja në diçka të fshehtë mund të çojë në telashe sot. Zgjidheni një problem që ju mundon, pasi nesër mund të jetë shumë vonë.

Peshqit

Kjo mund të mos jetë një ditë shumë e mirë për nënat në pritje, ndaj rekomandohet të tregoheni mjaft të kujsshme gjatë kryerjes së rutinës suaj normale. Jeta juaj e dashurisë mund të marrë një kthesë magjike.

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Të kam jetën borxh”/ Stresi humb personin e shtrenjtë të familjes

Publikuar

-

Nga

Reperi i njohur Stresi ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të gjyshit të tij Ali Mulaj.

Më zemër të thyer, Stresi përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan:



Ali Mulaj, të kam jetën borxh. Shpirti im ti qofsh i Xhenetit. Gjyshi im më ke këputur zemrën. Faleminderit që më rrite. Faleminderit që më ngjite emrin Arkimed. Faleminderit gjysh për çdo rregull që ti theve që prindërit e mi të dhanë për mua. Gjysh ti ishe balsami I shpirtit tim. Do të dua gjithë jetën time. Prehu në paqe gjysh.”/ CNA.al

LEXO TE PLOTE