LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Social Demokratët fituan shumicën e votave në zgjedhjet gjermane

27 Shtator 2021, 11:07, Kosova & Bota CNA
Social Demokratët fituan shumicën e votave në zgjedhjet gjermane

Rezultatet paraprake të publikuara të hënën, treguan se socialdemokratët e qendrës së majtë gjermane fituan pjesën më të madhe të votave në zgjedhjet parlamentare, në një garë të ngushtë që do të përcaktojë se kush do të pasojë kancelaren në largim, Angela Merkel.

Social Demokratët morën 25.7 për qind të votave të dielën, ndërsa Unioni Kristian Demokrat i qendrës së djathtë të zonjës Merkel, fitoi 24.1 për qind të votave.

Armin Laschet i bllokut konservator CDU dhe ministri në largim i Financave dhe zëvendës kancelari Olaf Scholz i Social Demokratëve, po konkurrojnë për udhëheqjen e ekonomisë më të madhe kombëtare të Evropës, ndërsa zonja Merkel po largohet nga politika pas 16 vjetësh shërbimi si kancelare.

Secili prej tyre tha se do t’u drejtohet partive më të vogla në përpjekje për të formuar një koalicion qeverisës me qëllim të ngritjes së një qeverie të re para fundit të vitit.

Grupet politike te të cilat do të kërkohet mbështetje do të jenë të gjelbrit që fituan 14.8 për qind të votave dhe Demokratët e Lirë që dolën në vendin e katërt me 11.5 për qind të votave.

Angela Merkel do të qëndrojë në detyrën e kancelares derisa të zgjidhet pasardhësi i saj./ DW

Lajmet e fundit nga