Connect with Us

Shembja e Teatrit të Kukullave/ Reagon Spaho: Turp i madh, godinë historike

Aktualitet

Shembja e Teatrit të Kukullave/ Reagon Spaho: Turp i madh, godinë historike

Publikuar

-

cna lajme aktuale

Koordinatori politik i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka deklaruar se nësë shembet ndërtesa e Teatrit të Kukullave ky do të jetë një turp i madh, pasi ajo është nga të paktat godina historike në Tiranë.

Spaho ka deklaruar se kjo ndërtesë duhet te rikthehet ne gjendjen fillestare dhe te sherbeje si muze i parlamentarizmit shqiptar.

“Sot ne media eshte publikuar nje lajm ku njoftohet qe ndertesa e Teatrit te Kukullave do te shembet dhe ne vend te saj do te ndertohet nje kulle ndoshta me teater kukullash.

Ne te vertete ajo ndertese nuk eshte Teatri i Kukullave. Te tille e beri rregjimi komunist i cili ne vend te pluralizmit instaloi diktaturen.

Ne ate godine eshte mbledhur Parlamenti i pare pas shpalljes se Pavaresise. Eshte nje nga te paktat, ne mos e vetmja godine historike ne Tirane.

Ndërtesa ku sot ndodhet Teatri i Kukullave filloi të ndërtohet nga austriakët dhe u përfundua në vitin 1925 nga shteti shqiptar.

LEXO EDHE:  Qeveria gënjen për CEZ, zbulohet këshilla e avokatit ndërkombëtar/Edmond Spaho publikon dokumentat

Ajo ka qenë selia e legjislativit shqiptar në vitet 1925-1944 dhe me ardhjen e komunistëve në pushtet ndërtesa shërbeu si selia e Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar.

Më pas, gjatë viteve të para të regjimit komunist, ka shërbyer si Shtëpia e pionierëve sovjetikë, duke qenë në dispozicion të fëmijëve të specialistëve rusë. Sot këtu është vendosur Teatri i Kukullave.

Do te jete turp i madh ne se kjo godine do shembet dhe ne vend te saj te ndertohet kulle. Ajo duhet te rikthehet ne gjendjen fillestare dhe te sherbeje si muze i parlamentarizmit shqiptar.

Ne se ndertesa prishet nuk mund te uroj tjeter vecse urdherdhenesit te mbesin nen rrenojat e kulles qe do ngrene”, ka thënë ai./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Plani për përballimin e krizës energjetike/ Tabaku: Rama do të dalë si hero me paketa gjysmake

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar planin me tre pika për përballimin e krizës energjetike, i cili u prezantua pasditen e sotme nga kryeministri Edi Rama.

E ftuar në News 24, Tabaku ka deklaruar se me planin e prezantuar, kryeministri kërkon të dalë si hero para shqiptarëve.

Ajo ka deklaruar se paketat e prezantuara, i sheh si gjysmake dhe si masa korrigjuese të situatës, në të cilën ndodhet vendi.



“Mendoj se kryeministri do të dalë si hero, është në diskutim fakti që kemi krizë dhe ky do shpëtoj Ballkianin, Shqipërinë. 8 vite më parë u rrit çmimi i energjisë elektrike. 38.mijë shqiptarë përfunduan në burg.Unë i shoh të dyja paketat si gjysmake dhe masa korrigjuese të situatës. Jemi duke vuajtur krizat e 8 viteve të shkuara. Nuk është etalon i së vërtetës Edi Rama. Energjia u rrit me 25% nga viti 2013.

Rritja e çmimit të naftës nga viti 2013 dhe energjia, tregojnë se shqiptarët e kanë kaluar këtë krizë pa e kaluar e gjithë bota. Këtë krizë, e kemi paralajmëruar para 6 vitesh, jemi me të njëjtat burime hidrore si në 2013”, deklaroi ajo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Po fsheh vjedhjen duke e justifikuar me ‘krizë’/ Basha reagon pas 3 pikave të Ramës

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pas publikimit të 3 pikave të kryeministrit Rama për përballimin e krizës energjitike.

Në një reagim në rrjetet sociale, ai shkruan se fsheh vjedhjen e radhës përmes OSHEE duke e justifikuar me “krizë”.



“Krizë” për të fshehur vjedhjen: Thjesht po fsheh vjedhjen e radhës përmes OSHEE duke e justifikuar me “krizë”. Njësoj siç bëri me tenderat sekretë gjatë pandemisë. Njësoj siç bëri me tenderat e ushqimeve për familjet e goditura nga tërmeti.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zbardhen 3 masat e qeverisë për përballimin e krizës energjetike

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kryeministri Edi Rama në konferencën e jashtëzakonshme, ka prezantuar planin e posaçëm për përballimin e krizës energjetike.

Gjatë fjalës së tij, Rama zbardhi 3 pikat për përballimin e krizës në vend.

“Ka tre pika. E para garantimin pa ndërprerje të energjisë elektrike. E dyta, mbrojtja e familjes dhe bizneseve të vogla nga rritja e çimit të energjisë. E treta garantimin e fondit të nevojshëm likuid për ndërveprimin me tregun”, tha Rama.

LEXO EDHE:  Kosova në tryezën për Mini Shengenin/ Spaho: I vlen vetëm Ramës për të justifikuar tradhtinë

LEXO EDHE:  Cilët ishin drejtuesit e PD që Rama i kërkoi si ministra?



Kryeministri shtoi se stuhia e rritjes së çmimeve, parashikohet ta ketë fazën e saj deri pranverën e arshshme.

“Një krizë mund të jetë më sfiduese se pandemia, nëse nuk reagojmë me të gjitha forcat. Plani ynë nuk parashikon rritje për buxhtetin familjar dhe biznesin e vogël. Stuhia parashikohet ta ketë fazën deri në pranverën e ardhshme. Ne kemi nevojë të dëgjojmë njëri-tjetrin”, theksoi Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE