Connect with Us

“SHBA nuk ka fuqi t’i blejë askush”/ Rama i përgjigjet akuzave të Berishës

Politikë

“SHBA nuk ka fuqi t’i blejë askush”/ Rama i përgjigjet akuzave të Berishës

Publikuar

-

cna lajme aktuale

Kryeministri Edi Rama në “Open” nuk ka preferuar të komentojë shpalljen “non grata” të ish kryeministrit Sali Berisha nga DASH.

Për shkak të detyrës unë di edhe gjëra të tjera.  S’kam asnjë koment për shpalljen non grata të Berishës. Një koment do ta politizonte”, ka thënë Rama.

Gjithashtu Rama iu është përgjigjur akuzave të ish kryeministrit Berisha, i cili në deklaratat e tij është shprehur se Rama dhe Soros kanë lobuar në lidhje me marrjen e vendimit për shpalljen “non grata”.

LEXO EDHE:  Basha sulmon Ramën nga Berati/I papërgjegjshëm që jeton në flluskën e tij

Rama është shprehur se SHBA janë superfuqi dhe nuk ka miliarder apo pasanik që mund të ndikojë në vendimmarrje.

Sikur SHBA dhe DASH të funksionin me lobime imagjino sa diktatorë mund ta kishin blerë Amerikën deri më tani. SHBA-të nuk ka fuqinë t’i blejë askush.

Nuk funksionojnë SHBA-të me lobime. Janë super fuqi. Nuk ka asnjë koalicion pasanikësh që mund të influencojnë tek ata për vendimmarrje”, është shprehur Rama./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

PD do të kërkojë Vettingun e politikanëve/ Zbardhen propozimet e demokratëve

Publikuar

-

Nga

cna, lajme politike

Partia Demokratike ka zhvilluar një mbledhje me grupin parlamentar.

Nuk ka ende asgjë zyrtare se çfarë është diskutuar.



Por, sipas mediave me titra,  Report tv, PD do të propozojë amendamente për ndryshime kushtetuese në Parlament, sa i përket reformës territoriale, reformës zgjedhore, si dhe do të kërkojë sërish vettingun e politikanëve.

LEXO EDHE:  Basha sulmon Ramën nga Berati/I papërgjegjshëm që jeton në flluskën e tij

LEXO EDHE:  Ngjarjet në burgje/Rama i kërkon Manjanit nxjerrjen e përgjegjësive dhe raport mbi sigurinë

Këto propozime PD do t’i dorëzojë të mërkurën./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Blendi Fevziu “shuplakë” Bashës/”Bëri një gabim fatal, nuk është një lider”

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Gazetari Blendi Fevziu i ka dhënë një “shuplakë” të fortë kreut të PD-së, Lulzim Basha, në lidhje me vendimin e tij personal për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD.

I ftuar në News 24, Fevziu tha se Basha ka bërë një gabim fatal.

Basha ka bërë gabim fatal që nuk votoi në PD largimin e Berishës. Duhet të bënte një qëndrim të plotë.



LEXO EDHE:  Berisha merr në mbrojtje Haxhinaston?!

LEXO EDHE:  Rama në Shkodër/ CNA.al zbulon planin pengues të opozitës

Nëse sic tha edhe Grida Duma, faktet janë të rënda, duhet ta largonte fare, nëse i di ato fakte për të cilat flasin, do të ishte i detyruar ti publikonte. 

Kjo do ishte kurajo lideri, mori një vendim personal. Unë jam kundër vendimit personal”-tha Blendi Fevziu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha në krye të PD?/ Fevziu: Këtë e vendos partia, askush nuk është i pazëvendësueshëm  

Publikuar

-

Nga

cna lajem aktualitet

Gazetari dhe moderatori Blendi Fevziu ka komentuar situatën politike në PD dhe lëvizjet e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Nga studio News 24, Blendi Fevziu nuk përjashtoi mundësinë që Berisha të rikthehet në krye të PD.

A po shkon Berisha drejt drejtimit të PD? Nuk e di. A ka një plan B, edhe këtë nuk e di.



Por, pse mos e drejtojë. Kjo është çështje që e vendos partia.

Këtë nuk mund ta paragjykojmë ne. Problemi në Shqipëri është  se gjithmonë thuhej se Ramiz Alia, është problem i madh por ska kush e zëvëndëson. Më pas doli Fatos Nano që ishte një drejtues shumë i mirë. Në demokraci “nuk ka tjetër” nuk ekziston.

Askush nuk është i pazëvëndësueshëm.”-tha Fevziu./CNA.al

LEXO TE PLOTE