Connect with Us

Roland Karanxha vjen me ekspozitën “Të Mjerët”/ Ftesë të gjithë artëdashësve

Kultura

Roland Karanxha vjen me ekspozitën “Të Mjerët”/ Ftesë të gjithë artëdashësve

Publikuar

-

Piktori i njohur korçar Roland Karanxha, sjell në Tiranë ekspozitën e radhës me titull “Të Mjerët”.

Ekspozita do të çelet ditën e dielë me 3 tetor 2021 në orën 18:00.

Vetë artisti u bën thirrje të gjithë miqëve dhe artëdashësve, të bëhen pjesë e ekspozitës për të zbuluar më shumë.

Kjo është hera e parë që Roland Karanxha pret në një ekspozitë personale publikun e kryeqytetit, pasi më parë ka preantuar dhe ekspozitën ”Arratia e Mendimit”, “Vazhdimësi” etj.

LEXO EDHE:  Grabitet ekonomistja e firmës private në Tiranë/Ja shumë që merret

“Te nderuar miq dhe dashmirës, ditën e diel, datë 3 tetor 2021 në ambientet e Muzeu Historik Kombetar do të çelet ekspozita ime e radhës personale me titull “Të Mjerët”.

Prezenca e gjithësecilit prej jush do të më nderonte.

Ora e hapjes :18:00

Jeni të mirëpritur!”/CNA.al

May be an image of 1 person and text

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kultura

Arti në zi/ Ndahet nga jeta piktori i njohur korçar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare piktori i njohur korçar, Sotiraq Xega.

Sotiraq Xega është një nga piktorët më të njohur në qytetin e Korçës. Ai është prezantuar për artdashësit me shumë ekspozita personale, ndërsa ka marrë pjesë me punimet e tij në një sërë aktivitetesh, në nivel lokal dhe kombëtar.

Sotiraq Xega eshte një prej piktorëve më të mirë të peizazhit. Ai ka me shume se 35 ekspozita vetjake, pjesa më e madhe e punimeve të tij janë në gjininë e peizazhit. Drenovari Sotiraq Xega kohët e fundit ekspozitat e tij i ka çelur në natyrë pasi ja kishin ndaluar të bënte një gjë të tillë në mjedise ku ekspozonin dhe piktorë të tjerë.



Ekspozita e fundit e Xeges ka qenë ajo e manave të Drenovës, ekspozitë të cilën e paraqiti për miqtë kryesisht, në një prej rrugicave të fshatit të njohur turistik.

LEXO EDHE:  Vizita e Merkel në Tiranë/ Zbardhet axhenda

LEXO EDHE:  E rëndë/ 36-vjeçari tenton të vetëvritet në shtëpinë e vjehrrit

Disa vite më parë, piktori korçar, Sotiraq Xega, ka hedhur me penel mbresat dhe përshtypjet e tij për bukuritë e malit të Moravës, duke krijuar 100 punime me dimensione të vogla, të cilat i ka prezantuar mbrëmjen e djeshme (e martë) për artdashësit, në galerinë e artit “Guri Madhi” në qytetin e Korçës.

Në 100 punimet e tij, artisti Xega ka luajtur me ngjyrat e malit të Moravës, me një teknikë të rrjedhjes e monotipit, duke realizuar piktura në stilin klasik. Vizitorët i kanë vlerësuar punimet me tematikë natyrën e malit të Moravës dhe po vazhdojnë ta ndjekin atë me interes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kultura

REPORTAZH/ Korça perla e fshehur në juglindje të Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

E quajnë qyteti i serenatave, qyteti i dashurisë, qyteti i artit, qyteti i shkollës së parë shqipe, qyteti i birrës, Parisi i Vogël dhe po ta shohësh nga afër, gjen plot cilësi të tjera që të ftojnë ta vizitosh sërish Korçën, shkruan Fatime Fazliji për agjencinë maqedonase të lajmeve, MIA.

Korça është një nga qendrat më të mëdha dhe më të rëndësishme ekonomike dhe Kulturore të Shqipërisë, që ndodhet në pjesën juglindore të vendit.

Korça është një nga qytetet më të bukura në Shqipëri me shumë muze, ndërtesa historike dhe kafene. Është një perlë e vërtetë e fshehur në juglindje të vendit, jo larg kufirit me MV.

Qyteti i Korçës është i lidhur me emrin e Iljaz bej Mirahorit, themeluesi i këtij qyteti, mëse 500 vite më parë, ndërkohë që deri më sot askush nuk e ka një ide të qartë se nga vjen emri i qytetit të Korçës.

Historia e saj nis me kthimin e Iljaz bej Mirahorit nga Stambolli në vitin 1484 dhe thuhej se ai ishte martuar me të bijën e sulltan Bajazitit II, pra ishte dhëndër sulltani dhe kjo nuk ishte pak.

Në takimin e shkurtër që kishim me zëvendëskryetaren e Bashkisë së Korçës, Benila Themeli, ajo tha për MIA-n se të katërta stinët kanë bukurinë e vet për një udhëtim në Korçë.

”Korça në dimër ofron një panoramë të mrekullueshme të qytetit nën petkun e bardhë. Interesante do të ishte Korça edhe në stinën e vjeshtës, ku përveç se do të shijoni bukuritë e qytetit do të keni mundësinë të provoni frutat e mrekullueshme të zonës. Për të gjithë ata që preferojnë klimën malore, në verën e nxehtë, Korça dhe rrethinat e saj do t’ju ofrojnë freskinë, ajrin e pastër dhe një natyrë të mrekullueshme. Për më tepër Korça gjatë gjithë vitit ofron aktivitete të shumta kulturore, festa e panaire që do ta bënin akoma më të
këndshëm qëndrimin tuaj në këtë qytet. Shumë interesante janë edhe ditët e festave si Pashkët, Krishtlindjet, Karnavalet apo Festa e Birrës, që shënojnë edhe numrin më të madh të vizitorëve në qytet”, tha ajo.

Korça karakterizohet nga një klimë pjesërisht mesdhetare malore dhe pjesërisht kontinentale, me dimër të ftohtë dhe verë të nxehtë e të thatë. Temperatura mesatare vjetore arrin deri në 10,6 gradë Celsius. Muaji më i ftohtë është janari dhe muaji më i nxehtë është gushti. Muaji më i lagësht është nëntori me reshje shiu mesatarisht 104 milimetra ndërsa sasia mesatare vjetore e reshjeve arrin në 720 milimetra.

Serenatat korçare janë këngë lirike karakteristike, që këndohen të shoqëruara me kitarë. Me to Korça është bërë e famshme në të gjithë Shqipërinë. Serenatat shquhen për ëmbëlsinë e ndjenjave të holla dhe mënyrën origjinale se si i këndojnë dashurisë. Ato janë kënduar poshtë dritareve të vajzave çapkëne korçare, pranë kangjellave të oborreve me lule, dhe rreth e rrotull tavolinave mbushur me ushqime dhe pije tradicionale. Serenatat lulëzimin e tyre e patën në vitet ’30, megjithatë ato vazhdojnë të këndohen edhe sot në çdo familje korçare apo baret dhe restorantet me muzikë live.

Çfarë mund të vizitoni në Korçë?

Korça pa diskutim është e pasur me shumë muze, por në vazhdim le të njihemi me disa prej tyre.

Shtëpia muze e piktorit Vangjush Mio është qendër e krijuar në vitin 1945 dhe e rinovuar në vitin 1995 dhe është pjesë e rëndësishme e qytetit të Korçës, ku zhvillohen aktivitete të ndryshme kulturore e artistike si koncerte, ekspozita pikture, fotografike dhe të tjera. Është shpallur monument kulture dhe përmban rreth 40 piktura në vaj, peizazhe, natyra të qeta dhe shumë vizatime të cilat janë të shquara për stilin e tyre tepër të veçantë. Vangjush Mio ishte piktori i parë impresionist në Shqipëri. Ai njihet më së shumti për peizazhet dhe
konsiderohet si peizazhisti më i mirë shqiptar i shekullit XX.

Tepër afër me këtë muze, ndodhet edhe Muzeu Arkeologjik i Korçës, i cili u krijua në vitin 1985 dhe për vlerat arkitektonike është shpallur monument kulture . Ky muze është ngritur në një godinë karakteristike të shekullit XIX dhe në të janë ekspozuar pasuritë arkeologjike të trevave juglindore të Shqipërisë.



Nuk mund të shkosh në Korçë dhe të mos vizitosh një prej muzeve më të bukura të saj, siç është Mësonjëtorja e parë, një godinë e cila është skalitur thellë në kujtesën e shqiptarëve për vet vlerat që ajo ka dhe për vet misionin e madh që mori për mësimin e gjuhës shqipe. U hap më 7 mars të vitit 1887 në Korçë në periudhën e fundme të perandorisë. Dita e hapjes së saj, nga shqiptarët festohet si Dita e mësuesit.

Pazari i Vjetër i Korçës me dyqanet karakteristike të dhurojnë një atmosferë magjike nën ritmin e kalldrëmit dhe të shtëpive karakteristike të kthyera tashmë në hotele dhe restorante për të pritur vizitorët e shumtë. Pazari është një nga pjesët më të bukura të qytetit dhe çdo njeri që e ka vizituar së paku një herë qytetin e Korçës nuk ka se si të mos ndalet te Pazari i Vjetër. Ndërtesat janë një ansambël arkitekturor, të cilat parcelizohen ndërmjet tyre nga rrugët e shtruara me kalldrëm. Objektet janë dykatëshe dhe shumica e tyre është me bodrum. Ndërtesat kanë gati një stil ndërtimi. Dritaret janë të gjata dhe të ngushta dhe të veshura me kangjella metalike. Lartësia mesatare e objekteve të Pazarit është rreth tetë metra. Këto detaje të shoqëruara bashkë me pritjen që të bëhet në Korçë, krijojnë një vend prej të cilit është e vështirë të largohesh.

LEXO EDHE:  I dënuar për trafik droge / Arrestohet 47 vjeçari, me qëllim ekstradimi drejt Italisë

LEXO EDHE:  Digjen dy makina në Tiranë/ Dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Mund ta vizitoni edhe Kullën e kuqe, e njohur edhe si Kulla panoramike e vendosur në fund të shëtitores, ku mund të merrni panoramat më të mira të qytetit nga lartësia e tij prej 33 metrash.

Gjithashtu, mund të shikoni edhe shfaqje teatrale të cilat zhvillohen te teatri “Andon Zako Çajupi”.

Midis pemëve të larta, natyrës së bukur dhe qetësisë ndodhet parku “Rinia”, i cili ndodhet në zemër të qytetit. Është krijuar 60 vite më parë në veriperëndim.

Në Korçë mund të vizitoni edhe godina fetare të besimit mysliman dhe ortodoks. Xhamia e Iljaz bej Mirahorit është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e Korçës. Si faltorja e dytë më e vjetër islame në viset shqiptare dhe xhamia e parë me kube e ndërtuar në viset shqiptare. Përbëhet nga salla e lutjeve me përmasa të mëdha, e mbuluar me kupolë mbi tambur, e cila paraprihet nga hajati I hapur nga një arkadë me harqe të mprehta mbi mbështetje masive, i mbuluar me tri kupola të vogla. Në skajin  veriperëndimor të sallës ngrihej minareja, e cila u shemb prej tërmetit të 1961. Mori statusin monument kulture në vitin 1948.

Katedralja “Ringjallja e Krishtit” në Korçë është ndërtuar në vitin 1992 nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë dhe i përket besimit ortodoks. Nga përmasat e saj cilësohet si më e rëndësishmja në Korçë e pozicionuar në qendër të qytetit dhe më e madhja në Shqipëri. Katedralja “Ringjallja e Krishtit” karakterizohet nga një ndërtim prej betoni, përbëhet nga tre kate dhe zë një sipërfaqe prej 1800 metra katrorë. Ajo simbolizon rikthimin e praktikave fetare në një vend ku të gjitha fetë ishin ndaluar që nga viti 1967 deri në 1991.

Gjithashtu, në Korçë mund të vizitoni edhe Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar, Bibliotekën “Thimi Mitko”, Muzeun Oriental “Bratko”, Muzeun “Gjon Mili”, fabrikën e parë të prodhimit të birrës “Birra Korca” dhe shumë godina dhe monumente kulturore, historike dhe artistike.

“Birra Korça” është fabrika e parë e birrës shqiptare, e ndërtuar në vitin 1929. Projekti dhe ideja për këtë fabrikë erdhi nga investitori italian Umberto Umberti dhe Selim Mborja nga fshati Mborje i Korçës. “Birra Korça” u krijua me një kapital prej 950 000 frangash ari. Ndërtimi i fabrikës së birrës përfundoi në vitin 1943. Pas Luftës së Dytë Botërore dhe me vendosjen e regjimit komunist në Shqipëri, fabrika u shtetëzua sipas ligjeve të qeverisë të asaj kohe. Fabrika prodhonte birrë bionde, birrë të zezë, ujë dhe kristale akulli. Nga pikëpamja arkitekturore, ndërtesa u mbajt në dizajnin e saj origjinal arkitekturor, pavarësisht nga linjat moderne teknologjike të blera së fundmi të vitit 2005, të importuara nga Republika Çeke.

Korça shquhet për gatime tradicionale e gjellë të shijshme. Është për t’u përmendur byreku ose lakrori me dy petë i pjekur në saç, gatimi i peshkut krap i cili gjendet në liqenin e Prespës, si dhe gatimi i kafshëve dhe shpendëve të egra. Gjellët karakteristike korçare janë petanik me fasule, lakror, përvëlak i ardhur, lakror me qumësht, petkat, kërnacka etj. Nuk mund të lini pa provuar dhe birrën e famshme të Korçës, të parën birrë në Shqipëri.

I cilësuar si qyteti i festave, Korça e plotëson më së mirë kornizën e një qyteti ku festohet me art dhe kulturë. Festa e Birrës në Korçë është eventi më i madh festiv në Shqipëri. Mbi 100 mijë persona vizitojnë Festën e Birrës në pesë netët e organizimit të saj. Festa e Birrës në Korçë u themelua në vitin 2007, si një iniciativë e Bashkisë së Korçës. Festivali është nderuar me çmimin e turizmit nga Ministria e Turizmit të Shqipërisë në vitin 2010, për shkak të influencës që pati në rritjen e numrit të turistëve në rajon. Festa e Birrës, jo vetëm që është një segment i rëndësishëm për sa i përket tërheqjes së vizitorëve në rajon, por nga viti në vit ka promovuar dhe përforcuar imazhin turistik të rajonit./ata

LEXO TE PLOTE

Kultura

“Kush mohon atdheun ka mohuar Zotin”/ Mesazhi i fortë i Hirësi Joanit, Mitropolitit të Korçës për 28 Nëntorin

Publikuar

-

Nga

Hirësi Joanit, Mitropoliti i Korçës, ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e Pavarësisë.

Në këtë ditë të shënuar, ai bën thirrje ta duam më shumë vendin tonë, të përpiqemi më shumë dhe të jetojmë në harmoni.

Hiresia e tij Joan, në një intervistë për Radio Korça, thekson se të duash Kishën dhe të duash Zotin, do të thotë të duash dhe atëdheun.

Në këtë ditë ai i kujton besimtarëve se duhet të jemi mirënjohës karshi perëndisë dhe e dyta ta duam vendin si përgjegjësi karshi Zotit.

“Raporti ndërmjet kishës dhe kombit është një raport i komplikuar dhe shpesh herë në mënyrë artificiale janë vënë sikur janë në kundërvënie. Ata janë të ndërlidhura së bashku. Kisha padyshim na mëson që ti duam të gjithë, na mëson që ta duam vendin tonë, atdheun ku kemi lindur dhe jemi rritur.

Të duash Kishën dhe të duash Zotin padyshim do duash dhe atdheun. Ky raport është shumë i rëndësishëm sepse nëse ne nuk do kemi dashuri në shpirt për vendin tonë. Duke e dashur Zotin dhe duke e dashur gjithë të tjerat, padyshim që ne do të duam atë që kemi rrotull akoma dhe më shumë.

Të duash vendin tëndë është pjesë e kësaj gjëje. Prandaj kisha nuk e mohon etninë. Mohimi etnisë është mohimi i Zotit. Nje njeri që mohon atdheun e tij, mohon kombin e tij, ka mohuar edhe Zotin.

Prandaj Kisha vazhdimisht na mëson që ta duam vendin tonë. Të duash vendin nuk do të thotë të urresh të tjerët. Por të përiqesh me gjithë shpirt që ai vend të përparojë, të jetojmë në paqë e në harmoni dhe është një detyrim i çdo të krishteri që ta dojë vendin e tij. Gjersa kemi lindur këtu, Zoti na ka caktuar kujdestarë të këtij vendi dhe kemi përgjegjësi para perëndisë për mbarëvajtjen e këtij vendi. Sepse e Zotit është dheu dhe gjithçka në të.

Njerëzit duhet ta duan vendin e tyre, sepse nëse nuk duan vendin e tyre, padyshim nuk do duan as perëndinë .



LEXO EDHE:  Kapet hajduti i biçikletave në Tiranë/Si e zbuloi policia (Video)

LEXO EDHE:  Grabitet ekonomistja e firmës private në Tiranë/Ja shumë që merret

Perëndia na ka dhënë një vend shumë të bukur që ka gjithçka. Ka male ka fusha, pyje, lumenj, ka kodra ka dete, ka liqen dhe për këtë duhet ti jemi mirënjohës dhe ta falenderojmë perendinë.

Në këtë ditë ne i kujtojmë besimtarëve gjithmonë këto dy gjëra ,e para të jemi mirënjohës karshi perëndisë dhe e dyta ta duam vendinn edhe si përgjegjësi karshi Zotit.

 Do të doja ti uroja të gjithëve gëzuar këtë ditë, të falenderojmë perendinë , le të përpiqemi për vendin tonë me gjithçka që mundemi sepse duke u përpjekur për vendin tonë, pa dyshim ne ndihmojmë dhe veten. Në një vend ku s’ka paqe, ku s’ka harmoni , ku ka sherre ku ka grindje, zilira, sharje nuk mund të ketë qetësi dhe nuk mund të jetë një vend që ti të jetosh qetësisht.

Në këtë ditë të veçantë për vendin tonë ju ruoj të gjithëve gëzuar dhe përshumë vjet.”, ka theksuar hirësia e tij Joan./CNA.al

 

 

 

 

LEXO TE PLOTE