LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama “sulmon” Serbinë/ Nuk jemi me të, nuk ka të drejtë t’i bëjë këto veprime

27 Shtator 2021, 08:58, Politikë CNA
Rama “sulmon” Serbinë/ Nuk jemi me të, nuk ka të

Në deklaratën e përbashkët me homologun Kosovar, kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek tema e njohjes së Kosovës dhe situata e shkaktuar në Veri, pas vendosjes së reciprocitetit të targave me  Serbinë.

Ai deklaroi se Kosova duhet të njihet tashmë, për të mbyllur kapitullin e shpërbërjes Jugosllave.

?Nxitja e njohjes së realitetit të Kosovës për të mbyllur kapitullin  e shpërbërjes së Jugosllavisë. E para është Serbia që duhet ta pranojë, jemi dëshmitarë të manovrave të gabuara që bën Serbia në veri të Kosovës. Nuk kemi pse të kujtojmë më fantazmat e gjeneralëve, që mendonin se mbronin sigurinë e qytetarëve serbë në Kosovë sepse ata në fakt janë të mbrojtur. Madje vetë shteti këtu i mbron ata. Ato manovra për fat të keq nxisin na kthejnë pas. Në këtë rast, Serbia nuk është aspak viktimë. Vendosja e targave të perkohshmë është e drejtë legjitime e Kosovës por edhe marrëveshje e arritur prej kohësh mes dy vendeve?, deklaroi kryeministri Rama.

Ai gjithashtu theksoi se qëndrimi i Shqipërisë mbetet i pandryshuar që nga shfaqja e këtij konflikti.

?Nuk jemi me Serbinë, nuk ka të drejtë të bëjë këto veprime. Nuk ka pse bën ?mizën? ?buall?. Asnjë nga miqtë ndërkombëtarë të Kosovës nuk i mbështet veprimet e Serbisë. Jemi të angazhuar bashkarisht që marrëdhëniet konfliktuale të zgjidhen?, theksoi Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga