Connect with Us

Rama për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës/ “Duhet të përdorim fuqinë e diplomacisë“

Politikë

Rama për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës/ “Duhet të përdorim fuqinë e diplomacisë“

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me studentë të Universitetit të Prishtinës ku u ndal te të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Rama u shpreh se për të zgjidhur këtë çështje që lidhet me shqiptarët duhet përdorur fuqia e diplomacisë.

Kryeministri tha ndër të tjera që janë bërë disa hapa dhe po bëhen përpjekje lehtësuese për komunikim mes tyre.

Të falënderoj për pyetjen, pasi na ndihmon që të korrnizojmë debatin, jo thjesht te çështja e Luginës së Preshevës. Ata që banojnë në Luginë apo ata që janë të lidhur me të, kur flitet për marrëdhënies mes Serbisë-Shqipërisë dhe Kosovës, për të zhvilluar një marrëdhënie konstruktive, harrohet se në Serbi jetojnë shqiptarë.

Bëhet fjalë për një pakicë të rëndësishme kombëtare, që kanë nevojë për mbështetje të dyfishtë, nga jashtë, nga qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, por dhe një mbështetje nga brenda e çuarjes përpara e emrave që iu interesojnë.

Kjo është e lehtë ta thuash dhe shumë më e vështirë që ta bësh. Mospasja parasysh e këtij fakti nuk na ndihmon se si mund t’i avancojmë liritë dhe të drejtat e atyre që jetojnë në Luginën e Preshevës. Mekanizmi diplomatik që ka të bëjë te marrëdhëniet mes nesh dhe Serbisë është i patjetërsueshëm. Nga moskonsiderimi i tij, vjen humbja e një prej elementeve. Ne i kemi bërë disa hapa.

Jemi në kontakt dhe i keni bërë disa përpjekje lehtësuese për komunikimin mes tyre. E drejta është se në Luginë ka një jetë politike jo të varfër dhe ka njerëz me vullnet, me ambicie që duan të shfrytëzojnë politikën për të përmirësuar kushtet e jetës atje.

Ka shumë për të bërë, por një gjë jam i bindur që sado të ndihmojmë së jashtmi, edhe për shkak të mjeteve të kufizuara financiare që kemi, qoftë Shqipëria, qoftë Kosova, është me rëndësi që t’i mbështesim ata edhe së brendshmi. Ne do të punojmë në të gjitha këto plane, asnjë nga ato nuk mjafton. Duhet të përdorim sa të jetë e mundur fuqinë e diplomacisë.”, tha Rama./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Ky paska qënë një Enveruc”/ Manjani i nxjerr të “palarat” Bashës: Shyqyr që ia vodhën zgjedhjet

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet në PD/ Manjani: Këto janë 3 pikat kryesore që Basha duhet të ketë në agjendë pas 14 qershorit

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka komentuar propozimin e Partisë Demokratike, për Vettingun në politikë.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani ka publikuar një fragment nga Ligji i Bashës për Vettingun, për të cilin shkruan se nuk ka asnjë lidhje me demokracinë.

Një fragment nga Ligji i Lulit për vettingun:

“Personi konsiderohet i përfshirë në krimin e organizuar edhe kur:

1. a) procedimi penal i filluar ndaj personit pushohet nga organi procedues për shkak të pamjaftueshmërisë së provave, të vdekjes së personit, apo se personi nuk mund të merret si i pandehur dhe nuk mund të dënohet;

2. b) personi deklarohet i pafajshëm penalisht për shkak të pamjaftueshmërisë së provave, apo se vepra penale është kryer nga një person, që nuk mund të akuzohet ose dënohet.”

Pra, e thënë më thjesht megjithëse nuk je i dënuar nga gjykata, ti prap je “fajtor” (person me probleme pra) se ma do qejfi mua.

Ua ua ua ua ua ua…

Kjo është Partia Demokratike ejjjj.

De-mo-kra-tike!!!

Pa asnjë lidhje me demokratiken. Po fare, fare.

Na risjell në Kushtetutë praktikën e frontit demokratik të Enver Hoxhës!!!”-shkruan Manjani.

LEXO EDHE:  “Ambasadorja i bie fyellit në një vrimë”/ Mentor Kikia zbulon çfarë fshihet pas thirrjeve të Kim për pastrimin e listave

LEXO EDHE:  “Shife pak, a kam gjë në gojë”/ Ndoka tallet keq me Ramën



Më tej, ai ironizon Bashën, ndërsa shkruan se “paska qënë një Enveruc”, dhe shyqyr që Rama ia vodhi zgjedhjet.

Po ashtu Manjani thekson se me këtë llogjikë i bie që kush rri me Bashën duhet të dorëzojë mandatin, se edhe ai është i “përfshirë”, sepse gjykata nuk e dënoi për procedurë.

Si tha mo, si tha?

“Unë kisha 94 mandate dhe e ndryshoja Kushtetutën vetëm, por mi vodhi Rama”.

Po shyqyr që ja paska vjedhur, se me këto hajvanllëqe që nxjerr paska qenë një Enveruc. Ka parë edhe ëndrra me 94 vota tjetri…

Ndërkohë Ed Ramës i ka rënë sopata n’mjaltë. Tall trapin me kë ti dojë qejfi tashmë. Me të drejtë…

Por ka edhe një gjë.

Nëse këtë budallëk të tipit front demokratik e bëjnë ligj, qartësisht del se:

Kush rri me Lul Bashën, të cilin gjykata nuk e dënoi për procedurë, duhet të dorëzojë mandatin. Në bazë të këtij ligji Basha është “Person i Përfshirë”.

Ky është ligji idiot i partisë kryetari i së cilës mban vulën të varur te rripi i pantallonave.

Turp, është pak!”-përfundon postimin e tij Ylli Manjani.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rrezikon të humbasë mandatin e deputetit/ Reagon Elda Hoti

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti e cila rrezikon të humbasë mandatin e deputetit ka reaguar pas akuzave se ka fshehur ndryshimin e emrit të babait në formularin e dekriminalizimit.

Në një postim të gjatë në rrjetin social Facebook ajo ka reaguar për herë të parë, duke hedhur poshtë ato që ajo i quan akuza dhe sulme që sipas saj kanë synim t’i njollosin figurën, ndërsa firmëtarët e ankimit të dorëzuar në KQZ i konsideron komunistë.

Ajo thekson se nuk ka ndryshuar kurrë gjeneralitete dhe as nuk ka fshehur asgjë.

Postimi i plotë:

Janë “munduar” shumë të më sulmojnë, që më hyrjen time në politikë.

Jam munduar të qëndroj e ftohtë dhe mos t’ju përgjigjem sulmeve politike, që më janë bërë.

Kam vendosur të jap kontributin tim në politikë, për zonën që unë përfaqësoj, pa kërkuar vende fituese, siç kanë qënë bërë shumica e këtyre, që sot janë të “pakënaqur”.

Madje duke marrë sulme, nga më të ndryshmet nga to.

Thjeshtë se kishin frikën e mbështetjes së madhe, që do të më jepnin njërëzit.

Nëse do isha kaq pa moral, nuk do dilja deputetja, që donin në kuvend me votë preferenciale, qytetarët e qarkut Lezhë.

Edhe pse e isha e fundit në listë.

Them qytetarët dhe nuk them vetëm demokratët, se unë u votova edhe nga socialistë, edhe nga qytetarë pa bindje politikë. Nuk bëra luftë për vota brenda PD-së. As nuk vodha vota, siç më bën mua.

Mund ta marr me mend arsyen e këtyre sulmeve.

I përshendes dhe ju them e keni të kotë, nuk e njollosni dot figurën time.

Zotit Llesh, që këto e paskën gjet, për ta nxjerrë firmëtar, i them ta kanë dhënë informacionin gabim.

Unë nuk kam ndryshuar kurrë gjeneralitete, as nuk kam fshehur, se nuk kam asgjë, për të fshehur.

Kam respektuar me përpikmëri ligjin për dekriminalizimin dhe jam në politikë, për të mbështetur dekriminalizimin e mëtëjshëm të politikës.

Zoti Llesh dhe ato që fshihen pas tij, nuk janë votuesit e mi. Janë pikërisht ato që i janë trembur emrit tim, ne familjen e PD-së dhe në politikë.

Nuk kam pranuar në asnjë moment të jetës time, as të korruptohem, as nuk kam marrë ndonjë tender. As nuk kam qenë ndonjëherë në pushtet që të abuzoj.



Kam hyrë në politikë jo për të pasuruar veten, as familjaret e mi, as për te punësuar të afërmit e mi, ashtu siç kanë bërë këta që fshihen pas Zotit Llesh!

Kërkova me ngulm që votat e mija, të shkonin vetëm për Partinë Demokratike.

Unë vij nga familje e të përndjekurish politik. Sot, nuk do të lejoi askënd të mundohet të më bëj të ndihem e “persekutuar”.

Nuk kam bërë ndonjë krim, që të më bëhët gjyq publik, as politik.

Babai im, ka patur një jetë plot sfida dhe kurrë nuk u dorëzua. Unë jam bija e tij, që kurrë nuk do dorëzohem ndaj askujt dhe gjithë jetën time do mundohem ta bëj krenar, ashtu siç jam unë për të.

Unë jam Elda Hoti!

Krenare, për emrin dhe mbiemrin tim.

Krenare për familjen time dhe prejardhjen time.

Ato që janë frikësuar nga emri dhe mbiemri im, ju them vazhdoni. Politika, duhet të pastrohet nga njërëz si ju, që i keni kthyer partitë dhe pozicionet në parti, si pronë private. Që sulmoni çdo të ri, që vendos të japë kontribut në politikë.

Po unë do vazhdoj të jap kontributin tim, që politika të pastrohet nga “mola” si ju.

Të pastrohet nga komunistët. Dhe ua siguroj që firmëtarët e kësaj deklaratë, kanë lidhje të ngushtë me komunistët.

Po fati juaj i keq, që unë jam lindur dhe rritur në Milot. Era e fortë e Milotit, e ka brumosur shumë karakterin tim, që të jetë i palëkundur dhe i pamposhtur, nga disa lepuj si ju, që po ma përmendni emrin çdo ditë. Fati juaj i keq, që jam edhe prej Hoti

Vazhdoni ju them dhe mos u ndalni, se as unë nuk do ndalem në betëjen time, për ta pastruar politikën nga “specie” pa shtyllë kurrizore si ju. E treguat origjinën tuaj komuniste, e keni në gen. Prindërit tuaj kshu shkruanin letra anonime, për t’ju bërë keq Shqiptarëve të ndërshëm, që nuk ju nënshtruan atij sistemi.

Misioni im në politikë vazhdon

E përulur para jush qytetarë të qarkut Lezhë, që më besuat, që të isha deputetja juaj me votë preferenciale./CNA.al

U betua sot në Kuvend/ Nuk do ta besoni CV-në e deputetes së re

“Babai me të shkuar kriminale?”/ Denoncohet në KQZ dhe SPAK, deputetja e Bashës

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha ‘non grata’/ Bushati: BE vullnet për t’u distancuar nga ‘arroganca’ e SHBA ndaj një shteti sovran

Publikuar

-

Nga

Analisti Andi Bushati tha gjatë emisionit ‘Shock’ në Euronews Albania se deklarata e sotme e Luigi Soreca që BE është e gatshme të bashkëpunojë me PD, pavarësisht se kush është në krye të saj tregon se Bashkimi Europian ka një vullnet për t’u distancuar nga ndërhyrja e SHBA ndaj një shteti sovran.

Sipas tij, fakti që Soreca jo vetëm nuk e përjashtoi mundësinë e bashkëpunimit me Berishën, por risolli më vëmendje faktin se BE ka bashkëpunuar me PD edhe kur kjo e fundit dogji mandatet, tregon se nuk është në një mendje me SHBA lidhur me këtë çështje.

“Ka një vullnet për të thënë se nuk jemi me deklaratën: nëse nuk dënon Berishën PD do hajë bar”, tha Bushati.

LEXO EDHE:  “Pranvera e fitores është e pashmangshme”/ Maliqi: Nuk ka Covid që na pengon të mposhtim të keqen

LEXO EDHE:  Mesazhi i plotë/Basha tallet me Ramën: Bilbili i monologut!

Sipas analistit Bushati, kjo që po bën SHBA përmes ambasadës së vet në vendin tonë, duke u bërë pjesë e betejës së brendshme të një partie është e tepërt dhe e papranueshme.



“Lajmi i dytë ka disa kohë që qarkullon në formë gjysmë lajmi gjysmë thashethemi nëpër qarqet diplomatike të Tiranës që thonë se arroganca e Amerikës ka shkuar deri këtu dhe për ne europianët.

Nuk mund të veprohet kështu me një shtet sovran, që një ambasadë e huaj të bëhet pjesë e konkurrencës brenda një partie, është bërë pjesë e betejës së brendshme të një partie. Kaq është shumë”, tha analisti Andi Bushati./euronews

 

LEXO TE PLOTE