Connect with Us

Pesë sfida të mbyllura barazim, ja renditja e Superiores pas javës së tretë

Sport

Pesë sfida të mbyllura barazim, ja renditja e Superiores pas javës së tretë

Publikuar

-

Sot, Kategoria Superiore uli siparin e javës së tretë të edicionit të ri futbollistik 2021/2022, ku ndodhi dhe diçka e veçantë, ku të gjitha ndeshjet e kësaj jave përfunduan në barazim. Gjatë ditës së sotme u luajtën dy takimet e fundit të kësaj jave, ku Laçi dhe Kukësi barazuan 2-2, skuadra kurbinase me këtë barazim renditet në vendin e 9 në kuotën e 2 pikëve, ndërsa verilindorët renditen në vendin e parë duke koleksionuar 7 pikë.

Sfida tjetër e ditës së sotme ishte ajo mes Egnatias dhe Skënderbeut ku barazuan 1-1. Me këtë barazim Egnatia renditet në vendin e 8 në kuotën e 2 pikëve ndërsa Skënderbeu në vendin e 6 në kuotën e 2 pikëve. Gjatë ditës së djeshme Partizani barazoi 1-1 ndaj Vllaznisë në stadiumin “Elbasan Arena”.

Partizani me këtë ndalesë renditet në vendin e 7 në kuotën e 2 pikëve ndërsa Vllaznia klasifikohet në vendin e 3 me 5 pikë të grumbulluara. Gjatë ditës së shtunë u luajtën dy takime, Kastrioti-Tirana në stadiumin e qytetit të Kamzës ku barazuan 1-1, bardheblutë me këtë rezultat renditen në vendin e 5 me 5 pikë, ndërsa Kastrioti në vendin e fundit në kuotën e 1 pike. Takimi tjetër ishte Teuta-Dinamo e cila përfundoi pa gola 0-0. Me këtë barazim skuadra e Teutës renditet në vendin e 2 në kuotën e 5 pikëve, ndërsa Dinamo në vendin e katërt me 5 pikë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

15 futbollistë luajnë për herë të parë në derbin Tirana-Partizani

Publikuar

-

Nga

Sfida e së hënës mes Tiranës dhe Partizanit do të jetë derbi i parë për këtë sezon mes dy skuadrave. Për Partizanin, nuk do të jetë derbi i parë, pasi është ndeshur edhe me Dinamon.

Megjithatë, derbi TiranaPartizani ka një rëndësi shumë më të madhe për shkak edhe të mungesës së gjatë të Dinamos në elitë. E si pasojë, kur afrohet derbi mes bardhebluve dhe “demave të kuq”, presioni dhe tensioni shtohet ndjeshëm te lojtarët, e sidomos te të rinjtë, të cilët e kanë derbi të parë. Janë plot 15 lojtarë që pritet të luajnë derbin e parë të tyre.

Te Tirana, janë 7 lojtarë të cilët mund të provojnë eksperiencën e parë në një ndeshje të tillë. Bëhet fjalë për Hotin, Totren, Pergjonin, Kozin, Zhivanajn, Xhixhan dhe Limajn. Ky i fundit është në një formë shumë të mirë dhe realizoi një supergol kundër Teutës duke i dhënë fitoren Tiranës.



Ndërsa te Partizani, janë plot 8 lojtarë që mund të veshin fanellën e kuqe për herë të parë në një derbi kundër Tiranës. Sota, Shehi, Damçevski, Albioni dhe Herald Marku, Gligorov, Rrapaj dhe Filipoviç janë lojtarët që mund të luajnë derbin e tyre të parë.

Fakt interesant është se asnjë “ish” nuk do të ketë në këtë sfidë mes Tiranës dhe Partizanit, ndryshe nga sezoni i shkuar, ku Batha kishte luajtur me të dyja ekipet, ashtu si dhe Torasa. Por këtë sezon nuk do të ketë asnjë lojtar në fushë që ka luajtur për të dyja fanellat.

LEXO TE PLOTE

Sport

Interesim i madh për derbin Tirana-Partizani, zbulohet numri i biletave të shitura

Publikuar

-

Nga

Ndoshta edhe Air Albania nuk mjafton për të përballuar interesimin për derbin e Superiores, Tirana-Partizani. Interesi mbetet i madh për ndeshjen e kryeqytetit, megjithëse jemi ende në javët e para të kampionatit.



Pavarësisht punës që po bëhet mbi lëshimin e një rregulli të ri ku të hiqet kufizimi, për momentin duhet të respektohet ende 30% i lejuar nga Qeveria. “Supersport” raporton se deri në mbrëmjen e djeshme janë shitur 6.000 bileta për derbin, teksa kapaciteti është 22.000 vende.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Chelsea mbetet pa sulmues, tifozët duan rikthimin e Armando Brojës

Publikuar

-

Nga

Chelsea fitoi në mbrëmjen e djeshme ndaj Malmo në shifrat 4-0, por londinezët kishin edhe dy humbje të mëdha. Werner dhe Lukaku janë dëmtuar që në pjesën e parë duke dalë nga fusha e blertë.

Sulmuesit do të mungojnë për disa ndeshje sipas Tuchel, ndërsa Chelsea ka mbetur pa një sulmues të mirfilltë. Tifozët e londinezëve kanë kërkuar kthimin e menjëhershëm të Brojës nga Southampton.



Ky i fundit shkoi te klubi tjetër anglez dhe u huazua për një sezon. Mediat britanike tregojnë se me rregullat e Premier League, dëshira e tifozëve të Chelsea-t nuk mund të plotësohet. Londinezët mund ta kthejnë Brojën vetëm në janar dhe nëse gjejnë dakortësinë me Southampton.

LEXO TE PLOTE