Connect with Us

“PD duhet të demokratizohet”/ Ristani: Bashës s’i besohet fjala ‘kurrë’

Politikë

“PD duhet të demokratizohet”/ Ristani: Bashës s’i besohet fjala ‘kurrë’

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-sekretari i Partisë Demokratike, Arben Ristani, i ftuar në Syri Tv, ka komentuar situatën brenda partisë ndërsa theksoi se Bashës nuk mund t’i besohet fjala ‘kurrë’.

Ai shton se duhet që PD duhet të demokratizohet, gjë të cilën e tha edhe Berisha tek “Foltorja” në Vlorë.

“Basha thoshte kurrë nuk do hyjmë në zgjedhje me Ramën e nuk ndodhi. Basha tha se Fatmir Xhafaj nuk do bëhet ministër i Brendshëm dhe ndodhi. Del, se Bashës nuk i besohet kur thotë “kurrë”.

PD është mirë që kalon në të tilla debate, se lëvizin ujërat në parti.  Duhet të ketë Kuvend mbi bazë të platformë të plotë. Duhet të demokratizohet PD, e tha edhe Berisha, teksa foli për primaret. Basha përpiqet të asociohet me SHBA. Basha është humbës përsëritës. Berisha është shansi i fundit për rikthim aty ku duhet”, deklaroi Ristani./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Berisha akuza të forta Ramës/ “Ti vjedh edhe në gjumë”

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Në “Foltoren” e radhës në Kukës, lideri historik i PD, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se ai vjedh edhe kur është në gjumë.

Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se shpallja “non ngrata” erdhi për dy arsye, njëra se ishte kundër copëtimit të Kosovës dhe tjetra është mospranimi i Mini-shengenit



“3 gjëra ju them. Kurrë nuk është shpallur non ngrata një njeri që është larguar nga udhëheqja. Kurrë nuk është shpallur non ngrata, një njeri pa akuza apo procese. Kurrë nuk është shpallur non ngrata një njeri , 3 javë pasi forca e tij ka humbur zgjedhjet. E mbajta çështje personale. Askush në botë, nuk mendon se një ditë do të urdhërohej kush do të hyjë në parlament.

Kjo histori ndodhi për dy qëndrime, copëtimin e Kosovës, sepse ishte çbërja e saj. Nuk kam pranuar Mini-Shengenin, sepse i kundërvihej, nxirrte Serbinë si udhëheqëse të Ballkanit. Ne kishim nismën e Berlinit. Rama vjedh edhe në gjumë nga mgjesi deri në darkë”, tha Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha: Të bashkohemi për të përmbysur regjimin më të keq që ka pasur në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish kryeministri Sali Berisha, iu ka bërë thirrje demokratëve të bashkohen për të përmbysur qeverinë.

Nga “Foltorja” në Kukës, Berisha deklaroi se ky vend është vjedhur nga kryeministri Rama dhe është tradhtuar nga kryetari Lulzim Basha.

Ne sot me këtë nismë, vijmë optimist më shumë se kurrë ndonëse vijmë të prerë në besë. Vijmë në një kohë kur ish kryetari deklaroi masakrën elektorale, por u mor me karrigen e tij dhe harroi çdo gjë për votën.  Demokratët janë vjedhur nga Edi Rama dhe tradhtuar dhe mashtruar nga pengu i tij, Lulzim Basha. Kjo betejë është betejë është për dinjitetin tonë për sovranitetin e kësaj partie. Një forvcë politike nuk mund të fitojë besimin në rast se vendimin e marrin të tjerë në rast se vendimet ja diktojnë të tjerë dhe jo ju.



LEXO EDHE:  Ish-deputetët braktisin Lulzim Bashën

LEXO EDHE:  “Ti nuk je ai që njoh unë”/ Basha përplaset me Sokol Ballën

Edvin Krista Rama në vitin 2013 doli me sloganin për të rrëzuar Sali Berishën.

Sot po i përgjigjem nga Kukësi me njerëz të mnirë, atdhetarë që e duan këtë vend, të bashkohemi për të përmbysur regjimin më të keq që ka pasur në Shqipëri nga regjimi i Enver Hoxhës deri më sot”, është shprehur Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk duhet të mashtroheni nga pazarxhinjtë”/ Berisha nuk e kursen Bashën në Kukës

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka thumbuar Bashën nga Kukësi, teksa i bëri thirrje demokratëve të mos mashtrohen nga pazarxhinjtë.

“Foltorja është shëndërruar falë shpirtit tuaj, virtyteve tuaja në një gjenerator të fuqishëm shprese  e besimi.

Çfarë synojmë ne?

Të bashkohemi, të gjithë ata të cilët besojnë tek vota e lirë, besojnë se njerëzit e lirë duhet të vendosin vetë. Ju duhet të zgjidhni përfaqësusit tuaj.



LEXO EDHE:  Basha shpërthen kundër oligarkëve/ Marrin para nga taksapaguesit shqiptarë

LEXO EDHE:  Mbyllet numërimi në Durrës/ Kjo është partia fituese

Nuk duhet të mashtroheni nga pazarxhinjë. Nuk synon as kundër partnerëve as cënimine  miqsive, Ata që bëjënë kërto cilësime ata ajnë njerëz të vegjël.

Kjo parti dhe ky ish kryetar i saj, ka vendosur mardhëniet miqësore me të ngushta me SHBA, me vendet e BE.

Kam takuar e pritur apo jam pritur nga 5 presidentë të SHBA.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE