LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Një takim shkuesie”/ Bruno “thumbon” Ritvanën

27 Shtator 2021, 17:13, Lifestyle CNA
“Një takim shkuesie”/ Bruno “thumbon” Ritvanën

Sot në puntatën e radhës të “Përputhen” është transmetuar takimi mes Aleksit dhe Ritvanës.

Gjatë takimit pati shumë thumbime që iu adresoheshin konkurrentëve të tjerë të Përputhen, si Mikelës dhe Argjendit.

Pas pjesës së dytë të takimit, Bjëri prej konkurrentëve e ka komentuar takimin e dyshes, duke e quajtur takim ?shkuesie?.

Sipas Brunos, Ritvana gjatë gjithë takimit po dërgonte sinjale tek Argjendi, për të sheshuar situatën me të.

Këtë e ka kundërshtuar vetë Ritvana duke thënë se, nuk ka patur asnjë nevojë për të sheshuar mosmarrëveshjet me Argjendin pasi, ata kanë vendosur t?i japin pak kohë njëri-tjetrit për të njohur edhe persona të tjerë.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Ritvana tha se kishte mbetur e zhgënjyer nga Argjendi pasi një ditë para takimit të tij me Mikelën kishte kërkuar të takohej me të në dy të natës./ CNA.al

Lajmet e fundit nga