LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nisin reshjet e shiut dhe uljet e temperaturave/ Parashikimi i motit për të gjithë javën

27 Shtator 2021, 14:06, Aktualitet CNA
Nisin reshjet e shiut dhe uljet e temperaturave/ Parashikimi i motit për

Java ka nisur në ndikimin e vranësirave të dendura në pjesën më të madhe të territorit shqiptar. Në orët në vijim pritet zhvillimi i tyre duke sjellë edhe reshje shiu. Sonte pritet që shirat më të theksuar të jenë në Alpet e Shqipërisë. Gjatë natës dhe mëngjesin e së martës përfshin një pjesë të madhe të territorit.

Në  fakt zonat qëndrore dhe jugore do të kenë reshje të pakta dhe momente me pika shiu ku përveç zonave veriore ku herë pas here do të ketë edhe rebeshe.

Sipas Meteoalb, pritet që edhe mesi i javës, e mërkura dhe e enjtja të intensifikohen reshjet e shiut pothuajse në pjesën më të madhe të territorit shqiptar. Sërish më problematike situata paraqitet në zonat veriore dhe verilindore ku shirat do të jenë më intensive krahasuar me pjesën tjetër të territorit.

Dita e premte dhe fundjava sjell pauzë të reshjeve në pjesën më të madhe të Shqipërisë, duke i izoluar reshjet vetëm në zonat malore. Përsa i përket vlerave termike sot dhe nesër mbetemi në temperatura relativisht të larta ku minimalja është 13-14 gradë Celsius në zonat malore ndërkohë maksimalja shkon deri në 30 apo 31 gradë Celsius. Parashikohet që nga mesi i javës deri në fundjavë të kemi rënie të temperaturave nga dita në ditë duke u kulmuar në fundjavë me temperatura të ulta deri në 7 gradë në zonat malore dhe maksimalja do të jetë jo më shumë se 25 gradë Celsius, temperaturat tipike të Tetorit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga