LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Piro Ahmetaj/ Rikthim i frikshëm i tankeve Ruse dhe i skenarëve destabilizues në rajon!

27 Shtator 2021, 13:48, Opinione CNA
Nga Piro Ahmetaj/ Rikthim i frikshëm i tankeve Ruse dhe i

Nga Piro Ahmetaj

Së pari, duke ndjekur me indinjatë shtesë, ?kërcitjen e zinxirëve të tankeve dhe avionëve Ruse në kufijtë shtetërorë të Kosovës?, sjell qëllimisht në vëmendje «thirrjen ulëritëse» të gazetarit të mirënjohur Çek Julius Fucik: “NJERËZ jini VIGJILENT” !

Ky «mesazh-epitaf», mbetet kambanë aktuale për të zgjuar dhe mbrojtur popujt nga projektet vrastare, si fashizmi apo regjimet barbare të çdo forme tjetër!

Profesionilisht, këtë zhvillim e gjej si «përgjigje të vonuar» për disa nga pikëpyetjet strategjike që u kam adresuar publikisht udhëheqesve të Beogradit dhe Rajonit në në 15 vitet e fundit.

?Rikthimi te Armët?, sigurisht kënaq ektremistët, krimin e organizuar, oligarkët e pushtetit dhe gardën e sekserëve të korruptuar por nuk u shërben aspak qytetarëve, as masave të mirëbesimit reciprok dhe as axhendës së integrimit Euroatlantik të vendeve të rajonit.

Si e tillë, shërben vetëm si mekanizëm i axhendës së politikanëve zullumqarë, për të mbajtur me çdo mjet/çmim (edhe me gjak) pushtetin, për të vjedhur pasuritë publike si dhe për të vrarë shpresat e bashkëjetesës paqësore mes qytetarëve të ballkanit.

Duke e parë kështu, rikthimi i frikshëm te: ?tanket, avionët Mig-29, raketat dhe bashkë me to, endrrat Ruse, fryma e urrejtjes ndëretnike, rrënjët e destabilitetit si dhe te konfliktet e përgjakshme?, përçmon kujtimin për 300 mijë të vrarët si dhe vuajtjet dhe sakrificat e papërshkruara të qytetarëve të vendeve te Ballkanit nga makineria kriminale e Millosheviçit!

Falni por mos harroni (forget but not forgive) mbetet edhe SOT si “mesazh-EPITAF” jo vetëm për Kosovën e martirizuar, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Bosnjën, Kroacin?, Slloveninë dhe Shqipërinë që e paguan aq shtrenjtë marrëzinë e Millosheviçit por edhe për USA, NATO-n, BE, UN etj. që kontribuan  aq shumë për paqen e rajonit të mbërthyer nga urrejtja dhe luftrat e përgjakshme !

Së dyti, ripërsëris edhe më qartë se përtej statuseve dhe protagonizmit populisto – nacinalist të udhëheqësve pa fuqi/këllqe në Fb: “Mbetet domosdoshmëri kritike dhe përgjegjësi e lartë shtetërore, përgatitja dhe jetësimi i nj? Patforme Partneriteti Strategjik midis Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Kosov?s?.

Për më qartë, jetësimi i konceptit ?Dy Shtete një Komb? dhe atij ?mënçur? mbi sovranitetin, sigurinë dhe mbrojtjen mbarëKombëtare, si dhe zhvillimi i 12 projekteve të përbashkëta, do të duhet  të konfirmohet si përqasja afatmesme e Tiranës dhe Prishtinës zyrtare”!

Thënë këtë, duhet nënvizuar edhe më fort? se kjo ?përqasje e vonuar? nuk përben asnjë ?kërcënim ndaj Serbisë apo vendeve të tjera të rajonit?!

Për më tepër, të gjitha vendet e rajonit, përfshi Serbinë mbeten shumë të mirëpritura të bëhen pjesë e projekteve mbi emergjencat civile (përfshi zjarret, përmbytjet, aksidentet industriale, ambjentaliste)  epidemitë shëndetsore, sigurinë kibernetike, reciprocitetin në dogana, etj !

Po ashtu, jam i bindur që kjo qasje e mënçur, do të inkurajohej dhe mbështetet nga  USA dhe NATO, pasi ka dekada që zbatohet me sukses mes vendeve Balltike (Lituani, Estoni, Letoni); vendeve Skandinave (Norvegji, Finland  Suedi), vendeve të ulëta (Belgjikë, Hollandë, Luxembourg), etj!

Së fundmi, përtej heshtjes së gjatë dhe dështimit të frikshëm të politikanëve zullumqarë për rikthimin te forca e armëve, shpresoj q? fuqia e arsyes së mendjeve të hapura të zgjohet, Paqja dhe Integrimi Euroatlantik të triumfojnë si “opsion dhe axhenda të vetme” për rajonin e mbushur me histori dhe udhëheqës gjakatarë!

Por, “Paqja, Stabiliteti dhe demokracia funksionale si USA dhe gjithë Europa, nuk janë dhurata të përjetshme” !

Në të kun?ërt, ato mbeten kambana alarmi dhe mision i vetëm për të ndenjur “zgjuar”, punuar dhe luftuar fort kundër rikthimit te errësira e urrejtjes dhe gjakderdhjes shekullore!

Ndërsa në vend të mesazhit përmbullës, ritheksoj edhe m? fortë: ?STOP rikthimit te tanket, avionët, raketat Ruse, skenarët e destabilitetit, mendjet e ndryshkura si dhe heshtjes së frikshme të politikanëve zullumqarë në Rajon?!

Gjeneral ® Piro AHMETAJ,

Ekpert i Sigurisë Kombëtare & NATO,

Zv/President i Këshillit të Atlantikut, Ish:

Këshilltar Ushtarak i Presidentit të RSh,

Zëvendës ShShPFA,

Përfaqësues i RSh në SHAPE/NATO

13:13 Opinione

Kur "vret" babën!

Nga Artan FugaKryetarët e partive jam i bindur që nuk e kanë...

Lajmet e fundit nga