Connect with Us

Nga Elona Caslli/ Përballë Kryetarit të Opozitës

Aktualitet

Nga Elona Caslli/ Përballë Kryetarit të Opozitës

Publikuar

-

Kanë kaluar plot 5 muaj që nga data 25 prill, datë në të cilën një pjesë e mirë e shqiptarëve do të votonin kundër zyrtarizimit të një diktature moderne në vend.

Unë kam qenë një individ që e kam mbështetur sistematikisht Opozitën, në logjikën e të vetmit mekanizëm ekzistues që mund të përkthente votat në mandat.

Nuk i besova asnjëherë utopive të partive të vogla që u krijuan 5 muaj para zgjedhjeve dhe që pretendonin se në një kohë kaq të shkurtër do të përmbysnin një politikë prej 3 dekadash dhe rezultatet treguan se asnjë prej këtyre partive nuk arriti të përkthente votat në mandat.

Të rikthehemi tek ju, zoti Kryetar i Opozitës. Keni pasur mbështetjen time, jo si një individ që do të sillte mrekullinë kur të vinte në pushtet, pasi nuk besoj as tek heronjtë dhe as tek mrekullibërësit.

Nuk besoj se Shqipëria ka nevojë për një kryeministër hero dhe as për një kryeministër nga i cili priten mrekullira.

Shqipëria ka nevojë veç për një “ Kryeministër Normal” dhe e rishkruaj me të madhe cilësorin “ Normal”, pasi kam besuar dhe besoj se ky vend ka nevojë veç për normalitet, pasi ka të paktën tetë vite që anormalja është kthyer në normale në përditshmërinë e çdo shqiptari dhe ajo që dikur mund të na skandalizonte tanimë nuk na bën kurrfarë përshtypje dhe kjo është tragjike, pasi duket se i jemi dorëzuar së keqes dhe jemi pajtuar me këtë të fundit.

Në dorëzimin para së keqes dhe në pajtimin me këtë të fundit, ndikoi jo pak mandati i tretë i Edi Ramës. Mandati i tij i tretë ekzekutoi besimin tek institucioni i votës dhe e zhvlerësoi fuqinë e kësaj të fundit, pasi nuk ka asnjë mundësi reale që një qeveri e mbushur me skandale për dy mandate, të fitojë mandatin e tretë nga vullneti i mirëfilltë popullor.

Shqiptarët do të përballeshin ndër të tjera edhe me shfaqjen e Ambasadores Amerikane, e cila do të shpallte rezultatin ende pa mbaruar procesi i numërimit.

Do të doja të ndalesha tek figura e Ambasadores Amerikane në kontekstin e asaj që po ndodh në Partinë Demokratike. E kam shprehur edhe më parë se çështja e Berishës është përtej Berishës.

Pse është përtej Berishës kjo çështje?!

Kjo çështje është përtej Berishës, pasi përfshin një ambasadore që merr guximin të kërcënojë me barngrënie qytetarët e këtij vendi. E theksoj qytetarët e këtij vendi, pasi votuesit e Partisë Demokratike, para se të jenë votues janë shqiptarë dhe kanë dinjitetin e tyre dhe të drejtën e tyre për të shprehur përmes votes vullnetin e tyre politik dhe deklarata e Ambasadores Amerikane ishte as më pak e as më shumë, veçse poshtëruese.

Lind pyetja: Çfarë kanë bërë shqiptarët për ta merituar këtë?! Ç’dëm i kanë shkaktuar Ambasadores Amerikane për t’u përballur me të tillë diktat dhe me të tilla kërcënime?!

LEXO EDHE:  Trimërohet Basha/ Askush nuk mund të më ndalë

Shqiptarët nuk kanë bërë asgjë veç kanë gëlltitur shfaqjet e shpeshta të Ambasadores Amerikane pranë kryebashkiakut dhe kabinetit rilindas. Shfaqje aspak të zakonshme dhe aspak korrekte për një diplomate.

Në këtë kontekst zoti Kryetar i Opozitës nuk pajtohem me qëndrimin tuaj kundrejt ambasadores në fjalë dhe pajtohem me qëndrimin e zotit Berisha teksa në ligjëratë të drejtë shprehet- Dikush mund të ketë të drejtë të më shpallë “ Non Grata” në vendin e tij, por nuk ka kurrsesi të drejtën të më ndalojë të përfaqësoj vullnetin e qytetarëve shqiptarë në parlament.

Ky pohim është tejet i vlefshëm, pasi është kufiri që ndan një ambasadore nga një guvernatore dhe besoj se për shkak se ambasadorët janë sjellë si guvernatorë në këtë vend, ky vend ka përfunduar në këtë katrahurë nga çdo këndvështrim.

Ka ardhur koha që ambasadorëve t’u tregohet vendi në mënyrë që shqiptarët mos të përballen më me pamje të tilla ku Ambasadorja Amerikane brenda një hipokrizie të pashembullt dhe jashtë çdo kodi diplomatik deklaron se mezi pret të festoje fitoren e Partisë Demokratike.

Me pak fjalë, përligjet procesi ku një Parti Shtet si Partia Socialiste garon me partite e tjera dhe del fituese.

Lidhur me elementin e Partisë- Shtet, jemi pesë muaj pas zgjedhjeve.

Kam ndjekur rregullisht deklaratat tuaja në media dhe nuk e kam ende të qartë se ç’strategji do të ndjekë Kryetari i Opozitës për ta denoncuar më tej këtë proces?!

Pse e bëj këtë pyetje?! E bëj këtë pyetje, pasi e di që nuk është një pyetje që më përfaqëson vetëm mua, por është një pyetje që përfaqëson një pjesë të mire të shqiptarëve. Është një pyetje që përcakton edhe sjelljen e shumë shqiptarëve në të ardhmen kundrejt institucionit të votës.

Kryetarin e Opozitës unë e kam parë gjithmonë si shumatore të vullnetit të anëtarësisë dhe e kam marrë të mirëqenë.

Unë nuk e di nëse do të vazhdoni të jeni Kryetar i Opozitës ose jo, por po hamendësoj se do të vazhdoni të jeni dhe po zhvendosem një çast në zgjedhjet lokale dhe po ju bëj pyetjet:

– Si do ta ripropozoni veten përballë shqiptarëve?!

– Pse duhet të besojnë ende shqiptarët tek institucioni i votës kur ju po heshtni përballë Ambasadores Amerikane e cila po përligj ekzistencën e Partisë- Shtet?!

– Mbi cilin motiv do të kërkoni mbështetjen e shqiptarëve zgjedhjet e ardhshme?!

Post Scriptum- Shqiptarët janë të braktisur para një Ambasadoreje që flet për suksese imagjinare të Reformës në Drejtësi, përballë një Kryeministri dhe një Kryebashkiaku që po shkatërrojnë një vend dhe përballë Kryetarit të Opozitës që hesht./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Bumçi: Këto janë arsyet themelore pse mbështes Sali Berishën

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Anëtari i kryesisë dhe i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aldo Bumçi , tregon se ka disa arsye themelore pse mbështet ish kryeministrin Sali Berisha.

I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”  me Ylli Rakipin, Bumçi është shprehur se opozita ofron më shpresë që pas humbjes së zgjedhjeve në 25 Prill.

Ai u shpreh se, nëse Sali Berisha nuk do të dilte dhe të organizonte foltoren, opozita do kthehej në muze.

Kam mbështetur Berishën për shumë arsye dhe themelorja është se opozita nuk ofron shpresë dhe kjo shpresë u shua me mos fitoren në zgjedhjet e 25 prillit.



Fakti që nuk i ofruam shqiptarëve ndryshimin ishte goditje për opozitën. Duke qenë se partitë fushatën dhe gjithçka e kanë kthyer në presidenciale dhe merita do ti shkonte atij do bëhej kryeministër por kur humb duhet të mbash përgjegjësi.

Kjo humbje krijoi krizë besimi dhe kemi raportin më kritik që është bërë për zgjedhjet, por pse Basha nuk e përdor raportin kritik të zgjedhjeve.

Kur merr vendime duhet të përballesh. Demokratët e kuptojnë të mirën e PD, pse nuk i ndanë me to dhe të dalë ashtu siç del Berisha.

Duhet të kthejmë shpresën që opozita do ekzistojë, nëse Berisha nuk do të dilte opozita do kthehej në muze.  Kjo opozitë nuk ofron më shpresë se e ndryshon situatën dhe e bën më mirë”, tha Bumçi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Elvis Naçi vendos të shesë spitalin pas polemikave/ “Me lekët do ndërtojmë shtëpi për të varfërit”

Publikuar

-

Nga

Imami Elvis Naçi njofton se ka vendosur të shesë spitalin Continental që ka në pronësi, pas shumë debatesh në media lidhur me mënyrën e dyshimtë se si ai arriti që ta blerë dhe burimin e të ardhurave.

Në një postim në rrjtet sociale, ai shkruan se Kryegjyshata Botërore Bektashiane ka bërë një kërkesë për ta blerë dhe do të shitet për një shifër prej 850 milionë lekë të vjetra.

Naçi thotë se me fondin e përfituar do të ndërtohet një lagje për të varfrit në Kosovë dhe disa apartamente në Maqedonipër njerëzit në nevojë.



Gjithashtu, pritet të fillojë edhe ndërtimi i një lagje të madhe në Shqipëri, përveç asaj të Thumanës që po shkon drejt përfundimit.

Postimi i plotë:

Sot dua te ndaj nje lajm te bukur, nje lagje e re pritet te ndertohet nga Fondacioni Firdeus ne Kosove. Kryegjyshata Boterore Bektashiane na beri nje kerkese per te blere Spitalin Continental me deshiren per te patur edhe ky Komunitet nje Spital si komunitetet e tjera Fetare, pervec kesaj Spitali Continental gjendet ne pronen dhe ndertesen e Kryegjyshates Boterore Bektashiane dhe deshira e tyre eshte qe te investojne ne te gjithe zonen dhe pronat e tyre! Fondacioni Firdeus vendosi ta shese Spitalin Continental me shume prej 85 milion (leke te reja) dhe me fondin e perfituar do te ndertoje nje lagje per te varferit ne Kosoven tone te dashur dhe disa apartamente ne Maqedoni per njerezit ne nevoje. Por jo vetem kaq, nje tjeter lagje e madhe pritet te filloje edhe ne Shqiperi, pervec Thumanes qe po shkon drejt perfundimit, !  Bamiresi mbi bamiresi, pasi spitali Continental qe po blen Kryegjyshata Boterore Bektashiane do te vazhdoje traditen e  ndihmes se njerezve te pamundur por edhe  sepse me te ardhurat prej shitjes do te ndertohen lagje dhe shtepi te tjera te cilat do te zbukurojne dhe rehatojne zemrat e nevojtareve. Zoti ju shperblefte sepse bashke po zbusim sa mundemi hallet e shqiptareve. Amin.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Ambasadori jep lajmin/ “Nga 11 tetori pasaporta shqiptare e vaksinimit do të njihet edhe në Britani”

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King-Smith ka bërë të ditur se prej 11 tetorit Britania e Madhe do të njohë certifikatat e vaksinimit të lëshuara nga shteti shqiptar.



“Një lajm i mirë për shqiptarët, britanikët dhe qytetarë të tjerë që udhëtojnë drejt Mbretëisë së Bashkuar nga këtu. Që nga 11 tetori do të njihen certifikatat e vaksinimit të lëshuara nga Shqipëria”, shkruan Ambasadori./ CNA.al

LEXO TE PLOTE