Connect with Us

“Nëse ke shitur më pro-amerikanin ke një parti-bandë pazaresh”/ Strazimiri ia numëron një më një Bashës

Politikë

“Nëse ke shitur më pro-amerikanin ke një parti-bandë pazaresh”/ Strazimiri ia numëron një më një Bashës

Publikuar

-

Ish-deputeti i PD-së Gent Strazimiri, ka dalë me një reagim në rrjetet sociale ku rendit një sërë arsyesh se nëse Basha i ka bërë këto gjatë tetë viteve opozitë, atëherë drejton një parti- bandë pazaresh.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Strazimiti thekson se ‘nëse drejton një parti pro-amerikane në vlera, histori e standarde, nuk e shet më pro-amerikanin, emrin e te cilit mbajnë 30 vjet marrëdhënie të shkëlqyera, historike e të pamohueshme, mes PD dhe SHBA.

“Nëse drejton një parti që vërtetë qëndron kundër korrupsionit, nuk e shet luftëtarin më të paepur anti-korrupsion në 30 vjet pluralizëm…

* Nëse drejton një parti që vërtetë qëndron në krah të njerëzve të ndershëm, nuk e shet njeriun e ndershëm, madje i vetëdijshëm që është njeri i ndershëm…

* Nëse drejton një parti që vërtetë qëndron për një shtet të moralshëm, të drejtë, rregullash, ligjesh e jo njerëzish, nuk shkel me vetëdije çdo rregull të shkruar e të pashkruar, moral e politik…

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë e Bashës/ Po kërcënohet fati i çdo shqiptari

* Nëse drejton një parti që vërtetë qëndron për një Shqipëri siç e donin martirët antikomunistë, nuk pranon Ardian Dvoranin si “kampion të demokracisë” …

* Nëse drejton një parti pro-amerikane në vlera, histori e standarde, nuk e shet më pro-amerikanin, emrin e te cilit mbajnë 30 vjet marrëdhënie të shkëlqyera, historike e të pamohueshme, mes PD dhe SHBA….

Nëse i ke bërë këto, ke vendosur të drejtosh një parti- bandë pazaresh, grabitësish, tregëtarësh të interesave kombëtare, pa të shkuar e pa moral!!!

Një të tillë ky vend ka 80 vjet që e ka dhe, e dyta është e tepërt…

Por edhe në u bëfshin 2, e dyta s’ka për të qenë kurrë Partia Demokratike!”/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Zbardhen 3 masat e qeverisë për përballimin e krizës energjetike

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kryeministri Edi Rama në konferenecën e jashtëzakonshme, ka prezantuar planin e posaçëm për përballimin e krizës energjetike.

Gjatë fjalës së tij, Rama zbardhi 3 pikat për përballimin e krizës në vend.

“Ka tre pika. E para garantimin pa ndërprerje të energjisë. E dyta, mbrojtja e familjes dhe bizneseve të vogla nga rritja e energjisë.  E treta garantimin e fondit të nevojshëm likuid për ndërveprimin me tregun.” tha Rama.



LEXO EDHE:  PD i përgjigjet Ramës: Keqqeverisja 7-vjeçare janë shkaktarët e vetëm të revoltës të të rinjve

LEXO EDHE:  Balla "i prish gjumin" Bashës/ I kujton gjyqin e ditës së nesërme

Kryeministri shtoi se stuhia e rritjes së çmimeve, parashikohet ta ketë fazën e saj deri pranverën e arshshme.

“Një krizë mund të jetë më sfiduese se pandemia, nëse nuk reagojmë me të gjitha forcat. Plani ynë nuk parashikon rritje për buxhtetin familjar dhe biznesin e vogël. Stuhia parashikohet ta ketë fazën deri në pranverën e ardhshme. Ne kemi nevojë të dëgjojmë njëri-tjetrin”, shtoi Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama: Të rrisësh pagat përtej mundësive, logjikë e Sudes!

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kryeministri Edi Rama ka nisur konferenecën e jashtëzakonshme, në të cilën po prezanton planin e posaçëm për përballimin e krizës energjetike.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha “se të rrisësh pagën përtej mundësive në vend, shkon me logjikën e Sudes”.

Ai deklaroi më tej se me reformën e marrë nga qeveria për energjinë, çmimi u ul nën koston e prodhimit për të mbrojtur konsumatorët.



“Dikush po thotë se 8 vjet më parë i paskemi pasur gati më të larta dhe sot jemi të fundit, po faktet nuk janë opinione dhe tabela e pagave flet ndryshe. 

8 vjet më parë kemi qenë të fundit, të tjerë thotë se i kemi braktisur njerëzit në nevojë dhe që kemi rritur energjinë elektrike, faktet nuk janë opinione. Të rrisësh pagat përtej mundësive, logjikë e Sudes! Me reformën tonë të energjisë, çmimi u ul nën koston e prodhimit për të mbrojtur konsumatorët”, tha Rama.

“Nuk ka prind në botë që nuk do t’i japë më shumë fëmijës së të tij. Pensionet financohen nga kontributet shoqërore. Pjesën e munguar nuk  kemi kërkuar nga njerëzit, por e kemi mbuluar nga buxheti i shtetit. Qysh nga 2013, ata që fitojnë më pak, paguajnë më pak. Biznesi i vogël paguan zero taksë, deri në 2013 paguante 10% taksë”, ka deklaruar Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kriza energjitike/ Rama-qytetarëve: Mos na akuzoni se kemi rritur çmimin

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Rama ka dalë në një konferencë për mediat lidhur me krizën energjetike që pritet të përjetojë vendi.

Rama prezantoi planin e qeverisë për të gjithë shtresat e qeverisë.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se qeveria do të ketë në fokus të gjithë qytetarët dhe specifikisht familjet në nevojë dhe biznesin e vogël.

“Nuk ekziston asnjë kryeministër, edhe më i keqi në botë, që dëshirën e vetë nuk ka të rrisë pagat e pensionet, sa dëshirojnë qytetarët. Na akuzojnë se kemi rritur çmimin e energjisë, por shiheni këtë tabelë. Me reformën tonë çmimi i energjisë u ul për të gjithë familjarët nën 9.5 lekë, që në vitin 2015 dhe nuk është prekur më prej atëherë. Ky është një çmim nën koston e prodhimit, që është mbajtur i palëvizur për të mos lënduar askënd.



LEXO EDHE:  “Dorëzohet” Basha/ Thërret Patozin, Boden, Imamin për ringritjen e PD –së?

LEXO EDHE:  Qytetarët masakrojnë Bashën/ Je vegla e Ramës

Ne nuk i futëm të tërë në një thes dhe me vendim qeverie krijuam një mburojë për ata që ishin realisht në nevojë dhe prej 2015 ne financojmë diferencën mes 7.7 dhe 9.5, që do të thotë se ata e marrin nga qeveria këtë shumë të diferencës në fondin e tyre të pensionit apo ndihmës ekonomike”/CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE