Connect with Us

“Në shkolla mungon higjena, arsimi në kaos”/ Pesë pyetjet e PD-së, për Qeverinë

Aktualitet

“Në shkolla mungon higjena, arsimi në kaos”/ Pesë pyetjet e PD-së, për Qeverinë

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Partia Demokratike ka reaguar për masat anti-Covid e marra në shkolla.

Deputetja e PD-së Ina Zhupa, thotë se masat e marra nuk janë në përputhje me njëra tjetrën.

Viti i ri shkollor, halle të vjetra dhe të reja nga keqmenaxhimi kronik.  Masat covidiane që ka nxjerr qeveria janë: Vaksinim për mësuesit ose testin më të shtrenjtë pcr çdo javë, dy orë mësim për nxënësit dhe të detyruar të mbajnë maska!

 Masa ekstreme që nuk shkojnë as në përputhje me njëra tjetrën, në një vend ku shteti nuk merr asnjë masë për situatën por gjithë barrën e kanë mësuesit-prindërit-nxënësit”, shkruan Zhupa në rrjete sociale.

Më tej Zhupa shtron pesë pyetje, duke hedhur dyshime për higjenën në shkolla apo edhe ppër cilësinë e teksteve.

Pse duhet bërë mësim i shkurtuar kur mësuesit janë o të vaksinuar o me test pcr dhe nxënësit me maska?

Pse nuk janë marr masat higjieno-sanitare për ujë të rrjedhshëm në të gjitha shkollat?

 Pse nuk janë marr masat për dizifektimin të vazhdueshmëm profesional të shkollave?

Pse nuk janë marr masat për ndihmë financiare mësuesve për përballimin e covid, apo teste të shpejta falas që mos detyrohen të bëjnë pcr?

 Këto janë hallet e reja të keqmenaxhimit të situatës covid, ndërkohë që sistemi arsimor që sot hap dyert e dijes vuan si një pacient kronik nga halle të vjetra të rregjimit”, shkruan më tej Zhupa.

LEXO EDHE:  Ilir Meta “kërcënon" Bashën/ Zbulohet loja e presidentit, një tjetër opozitë në horizont?

Sipas saj, jemi në kushtet e një emigrimi masiv, të diplomuar më pak vit pas viti në arsimin e detyruar edhe atë të mesëm edhe sipas të dhënave të INSTAT.

Ndaj në këtë pikë, Zhupa shtron edhe pyetjen e pestë, drejtuar Ministrisë së Arsimit.

Shkolla që mbyllen nga amortizimi dhe mos vëmendja e shtetit, duke detyruar prindërit sidomos në fshatra ose t`i lënë pa shkollë fëmijët ose të udhëtojnë edhe me orë për shkollën më të afërt.

Klasa kolektive dhe shkolla me turne janë dy fenomene që nuk mungojnë edhe këtë vit shkollor.

 Tekstet aspak cilësore dhe pa filtra kontrolli rigoroz që janë kthyer në mankthe për prindërit.

 Mësues të keqpaguar dhe pa mbështetje. Mësuesit me rezultate të shkëlqyera që nuk punësohen edhe ata me teserë partie i marrin vendet në kundërshtim me ligjin.

 Çfarë është bërë për të përmirësuar këtë situatë të sistemit tonë arsimor?

 Ministria e Arsimit do jetë e detyruar ti përgjigjet këtyre pyetjeve por edhe shumë të tjerave në një kërkesë për seance dëgjimore urgjente në komisionin e edukimit, për vitin e ri shkollor që do kërkoj si deputete anëtare e këtij komisioni”, shkruan Zhupa./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Shkrumbohet nga flakët makina në autostradën Tiranë-Durrës/ Dyshimet e para

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Pasditen e sotme një makinë është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës. Dyshohet se shkak për zjarrin mund të jetë bërë një shkëndijë elektrike.

Ndërkohë raportohen vetëm dëme materiale.



“Me datë 16.10.2021 rreth orës 16:30 në autostradën Tiranë-Durrës, te mbikalimi i Sukthit, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka mar flakë mjeti tip “Peugeot” në pronësi te shtetases Xh. K., nga e cila ka vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO EDHE:  Kuvendi Kombëtar i PD/ Ristani zbulon sa firma janë mbledhur deri tani

LEXO EDHE:  PD nuk ndalet/ Bën thirrje për rrëzimin e Ramës

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Finalizohet “Open Ballkan”/ Zyrtarizohet marrëveshja Rama-Vuçiç-Zaev

Publikuar

-

Nga

Finalizohet nisma “Open Balkan”. Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim, që është publikuar e detajuar në Fletoren Zyrtare.

Memorandumi parashikon forcimin e marrëdhënieve mes 3 shteteve, veçanërisht në fushën e importeve, eksporteve dhe lëvizjes  së  mallrave,  me qëllim   eliminimin   e pengesave në tregtinë e ndërsjellë.

Sipas kësaj marrëveshjeje, 3 shtetet do të reduktojnë kontrollet, formalitetet dhe numrin e dokumenteve të  kërkuara, duke nxitur reduktim të kostove dhe shpejtësi në procedurën e zhdoganimit.

Memorandumi do të mbetet në fuqi për një kohë të pacaktuar, ndërsa që në paragrafin e parë theksohet se 3 nismëtarët, do të mbajnë të hapur ftestën për homologët e tyre të Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës e Hercegovinës, që të bëhen pjesë të Open Balkan,  për të përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve të rajonit.

LEXO EDHE:  50 hijet e Lulzim Bashës

LEXO EDHE:  PD nuk ndalet/ Bën thirrje për rrëzimin e Ramës

Objektivat e Memorandumit



a) rritja dhe forcimi i bashkëpunimit ekonomik ndërmjet palëve.

b) thjeshtimi i procedurave në lidhje   me importet,  eksportet  dhe  lëvizjen  e  mallrave.

c) shkëmbimi i të dhënave ndërmjet autoriteteve të doganave dhe autoriteteve të tjera.

d) promovimi, nëpërmjet zgjerimit të tregtisë së ndërsjellë, i zhvillimit harmoni të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet palëve.

e) eliminimi gradualisht i pengesave në tregtinë e mallrave.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Misteri i tragjedisë së familjes ruse/ Grupi hetimor ngre dyshimet për vrasje

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Shkaku i tragjedisë së familjes ruse, ku humbën jetën 4 prej tyre, në një hotel në Qerret të Kavajës, mbetet ende një mister.

Policia fillimisht dyshoi për një helmim, por nga ekzaminimet doli se ata nuk kanë konsumuar gjë në Shqipëri pas kthimit nga Ohri. Ndërsa nga verifikimet e bëra në zonën e saunës rezulton të mos jenë gjetur elementë që mund të sillnin asfiksinë.

Sipas raportimeve, kjo gjë ka shtuar dyshimet tek grupi hetimor se mund të kemi të bëjmë edhe me një vrasje, por mbetet ende herët për të dalë në një përfundim të saktë për mënyrën e kryerjes së saj.

LEXO EDHE:  Sot, rikonfirmimi tinzar i Bashës por legjitimimi humbjes së PD edhe në 2025!

LEXO EDHE:  “Dosja 184 të transferohet në SPAK”/ PD letër Prokurorisë: Të hetohet për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër



Familja ruse ka hyrë që të dielën në territorin shqiptar, nënëprmjet një agjencie turistike të administruar nga një shtetase ukrainese.

Gjatë ditës së djeshme ata kanë qenë në Ohër, ku kanë konsumuar drekën dhe në kthim mësohet se kanë ndaluar disa minuta në Librazhd për nevojat personale.

Kujtojmë se viktimat janë Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe./ CNA.al

LEXO TE PLOTE