Connect with Us

“Misioni” i Bashës me fakte dhe shifra

Politikë

“Misioni” i Bashës me fakte dhe shifra

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Lulzim Basha në prag të zgjedhjeve, publikoi një libër, “Misioni im”. Një libër në fakt i pashkruar nga ai. I shkruar nga të tjerët, ku kishte edhe humor nga budallalliqet e radhitura atje, të cilat kërkonin të na shpallnin një lider, një personazh që nuk u bë kurrë i tillë, dhe sot pas 16 vitesh në politikë nuk ka sqaruar historinë e shkollimit të tij. Pa folur për akuzat, skandalet, korrupsionin dhe gjithçka ka bërë, deri tek goditja finale që po i jep çdo ditë Opozitës.

Por, le të shohim misionin e vërtetë të Lulzim Bashës, nëpërmjet shifrave dhe fakteve.

Lulzim Basha në misionin e tij si politikan në vitin 2005, u bë ministër. Misioni më i “suksesshëm” në detyrë si ministër i Transporteve, ishte Rruga e Kombit. Që në fakt në të vërtetë rezultoi një skandal me një korrupsion, rreth 300 milionë dollarë.

Më pas shkoi tek Ministria e Jashtme. Atje pati një mision mjaft të vështirë që e realizoi gjithësesi me sukses, i fali Greqisë, ujërat territoriale të Shqipërisë.

Nuk mund ta mbyllte ndryshe në vitin 2011, ku në misionin e tij si Ministër i Brendshëm, la katër të vrarë në Bulevard.

21 janari, 2011

Këto janë tre misionet në pushtet, pa folur për të katërtin që ishte marrja e drejtimit të Bashkisë së Tiranës dhe mbi të gjitha ai Trami spektakolar, që të gjithë po e “shijojnë” në kryeqytet.

Por, nuk janë katër. Ndoshta janë shumë herë më tepër, misionet e realizuar të Lulit në pushtet. Dhe këto jo thjeshtë si numra, por si fakte. Si procese të kryera.

Le të shikojmë misionin e tij në drejtimin e PD-së.

Nga viti 2013 deri në vitin 2017 luftoi që të ngrinte profilin e tij. Një profil që dukej vështirë të gëzonte mbështetje, pasi ai pa se në “përplasjen” me Olldashin ishte humbës dhe karrigen e kishte nga Sali Berisha. Hija e tij ishte e rëndë dhe dukej se do ta dominonte.

Leksioni i Sokol Olldashit 7 vite më parë/ Çfarë nuk mësoi kurrë Lulzim BashaStrategjia ishte e tillë. Zërat që ishin me Sokol Olldashin, apo personalitetet politike të Partisë Demokratike, që i bënin “hije” dhe zbulonin në opinion, se ky ishte thjeshtë një i paditur dhe i paaftë duhej të “zhdukeshin”.

Filloi sulmi ndaj Majlinda Bregut, Jozefina Topallit, Ritvan Bodes, e kështu me radhë.

Niveli intelektual i Bashës ishte qesharak. Por, kishte zgjedhur një strategji, rrjetet sociale. Sulme, akuza, shpifje, fyerje pafundësisht për të gjithë ata që mund të ishin nesër problem për të.

Vimë tek zgjedhjet e 2017-ës. Bën një listë skandaloze, i sulmon sërish të gjithë dhe regjistron 450 mijë vota. Minimumin historik të PD-së. Një rezultat që kjo forcë politike nuk e ka pasur as në vitin 1997.

Më pas vazhdon sërish të njëjtën strategji. Sulme, sharje, shpifje, akuza, kryesisht në rrjetet sociale, duke u shmangur drejtpërdrejt.

Dhe vimë tek 2021-shi, Opozita më e përçarë se kurrë. Tre-katër parti të tjera të dala nga brenda PD-së, menjëherë pas një skandali që kishte të bënte me djegie mandatesh, të cilat e vunë PD-në, përballë amerikanëve. Dhe mesa duket që në atë moment eregjistruan Lulzim Bashën si anti-amerikan dhe refuzuan t’i jepnin atij vizë të mëtejshme.

LEXO EDHE:  Nuk mund ta fshehë bukurinë poshtë një maske/ Grida Duma ‘i del nga duart’ Bashës

Por, Lulzim Basha nuk u ndal në sulmet dhe akuzat e tij.

Sërish sulmonte Astrit Patozin, Jozefina Topallin, Majlinda Bregun. Edhe njerëz që sot i ka në krah, si Jorida Tabakun, Ervin Salianjin apo Grida Dumën, që edhe pse e mbështesin sot dhe janë në krah të tij, dje sulmoheshin nga call centerat e kunatit, apo “spinet” e famshëm të Lulit, të cilët me memet apo shkrimet e tyre në rrjetet sociale degjeneronin figurat e njerëzve që tentonin të thonin ndonjë kritikë.

Kështu ka ndodhur edhe me Grida Dumën dhe me të tjerë, që sot Luli i ka “nën sqetull”.

Dhe vimë në zgjedhjet e 2021-shit, rezulton që Lulzim Basha është humbës, me 630 mijë vota dhe ka 70 mijë vota më pak se në vitin 2013, kur PD-ja dilte në Opozitë.

Pra, nuk ka rikuperuar asgjë. Thjeshtë dhe vetëm ha inat me veten e tij. Sa i bie dhe sa i ngrihet partia, kur shan më shumë, apo kur shan më pak, kur e përçan më shumë apo kur e përçan më pak.

Në finale misioni i Lulit është humbja. Në qoftë se do të analizojmë çfarë ka bërë në Opozitë dhe çfarë ka bërë në pushtet, Luli në pushtet ka bërë skandale, në Opozitë ka bërë bëma dhe gjëma.

Misioni i tij ndoshta është edhe pasurimi në mënyrë të çmendur dhe shqiptarët tashmë e dinë, e kanë të provuar. E dinë bizneset që kalojnë nga kunati e të tjerë si këto.

Sot Lulzim Basha misionin e tij ka thjeshtë dhe vetëm:

1. Të mbajë Edi Ramën në pushtet.

2. Të pasurohet

3. Të çojë PD-në nga humbja në humbje

4. Të sulmojë, shajë, akuzojë dhe shpifë për këdo që i thotë të vërtetën dhe i del përballë me fakte dhe argumenta

5. Kërkon të mbretërojë një një parti ku nuk e di më askush.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ku vetë publikisht e ka pranuar se 80% e demokratëve janë kundër tij, tashmë. Janë me Doktorin.

Por, thelbi nuk është të jesh me Doktorin dhe ta shesësh këtë si antiamerikanizëm, siç po bën Lulzim Basha në mënyrë të turpshme.

Por, demokratët janë kundër Lulzim Bashës pikërisht sepse ata kanë mësuar misionin dhe misionet e Lulzim Bashës.

Misionin parësor mbajtjen e Edi Ramës në pushtet dhe misionet e tjera që janë pasurimi, përçarja e PD-së, sulmet e sharjet ndaj atyre që i prishin punë për të fituar disa miliona euro, e kështu me radhë.

Prandaj sot jemi përballë një fakti. Misioni i Lulit është zbuluar. Kryesori është mbajtja e Ramës, të tjerat shqiptarët i kanë parë dhe i lexojnë ditë pas dite./CNA.al

50 hijet e Lulzim Bashës

Lulzim Basha ka gënjyer edhe për shkollën e lartë/ Me korrespodencë dhe i ka zgjatur 12 vite

Kauzat e humbura të Bashës/ Si i la në mes të rrugës demokratët kreu i PD

Dyfytyrësia e Lulzim Bashës me demokratët/ Deklarata që “fundos” kreun e PD

Dyfytyrësia e Bashës/ Si “i vrau” gratë demokrate pse ishin një zë ndryshe në PD

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Bumçi: Këto janë arsyet themelore pse mbështes Sali Berishën

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Anëtari i kryesisë dhe i Këshillit Kombëtar të PD-së, Aldo Bumçi , tregon se ka disa arsye themelore pse mbështet ish kryeministrin Sali Berisha.

I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”  me Ylli Rakipin, Bumçi është shprehur se opozita ofron më shpresë që pas humbjes së zgjedhjeve në 25 Prill.

Ai u shpreh se, nëse Sali Berisha nuk do të dilte dhe të organizonte foltoren, opozita do kthehej në muze.

Kam mbështetur Berishën për shumë arsye dhe themelorja është se opozita nuk ofron shpresë dhe kjo shpresë u shua me mos fitoren në zgjedhjet e 25 prillit.



Fakti që nuk i ofruam shqiptarëve ndryshimin ishte goditje për opozitën. Duke qenë se partitë fushatën dhe gjithçka e kanë kthyer në presidenciale dhe merita do ti shkonte atij do bëhej kryeministër por kur humb duhet të mbash përgjegjësi.

Kjo humbje krijoi krizë besimi dhe kemi raportin më kritik që është bërë për zgjedhjet, por pse Basha nuk e përdor raportin kritik të zgjedhjeve.

Kur merr vendime duhet të përballesh. Demokratët e kuptojnë të mirën e PD, pse nuk i ndanë me to dhe të dalë ashtu siç del Berisha.

Duhet të kthejmë shpresën që opozita do ekzistojë, nëse Berisha nuk do të dilte opozita do kthehej në muze.  Kjo opozitë nuk ofron më shpresë se e ndryshon situatën dhe e bën më mirë”, tha Bumçi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Sondazhi/ Demokratët duan Berishën në krye të PD

Publikuar

-

Nga

Gjysma e votuesve të Partisë Demokratike preferon Sali Berishën si kryetar të PD. Lulzim Basha mbështetet nga 1/3-ta e votuesve të PD, për të qëndruar në karrigen e kryetarit të partisë.

Vetëm 8.3% e votuesve të PD mendojnë që partisë i duhet një udhëheqës i ri.



Thuajse gjysma e votuesve të PD-së mendojnë se largimi i Sali Berishës nga grupi parlamentar demokrat nuk e ndihmon partinë të vijë në pushtet më shpejt. Vetëm 22% e tyre mendojnë se vendimi i Bashës e ndihmon ardhjen në pushtet të PD-së./Euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Aty ku ka lek, ata janë bashkë”/ Akuzat e forta të Murrizit, çfarë fshihet pas marrëveshjes për vaksinat

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryetar i Lëvizjes Demokratike Shqiptare, Myslim Murrizi është shprehur kundër bashkimit të opozitës e maxhorancës për blerjen e vaksinave, duke e konsideruar votimin një turp.

Ai hedh akuza të drejtpërdrejta për të dyja palët, duke thënë se, aty ku ka lek, ata janë bashkë.



Sipas tij, çmimi i vaksinës Pfizer është rritur, por asnjë nga deputetët e opozitës nuk kërkoi ta shihte faturën.

LEXO EDHE:  Nuk mund ta fshehë bukurinë poshtë një maske/ Grida Duma ‘i del nga duart’ Bashës

LEXO EDHE:  “Kushtet për negociatat mund të shtohen në 11”/ Bardhi “i përvishet” Ramës

“Sa herë kanë votime për lek këta janë bashkë. Nuk e dëgjova asnjë deputete të opozitës, ku është fatura. Pfizer ka rritur çmimin. Votuan edhe heshtën. Ky votim është turp”, tha Murrizi./CNA.al

LEXO TE PLOTE