LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mësimi në kushte pandemie/ Masat anti-Covid, që duhet të zbatohen në shkolla

27 Shtator 2021, 06:35, Aktualitet CNA
Mësimi në kushte pandemie/ Masat anti-Covid, që duhet të

Sot nis viti i ri shkollor 2021-2022,  për arsimin parauniversitar në Shqipëri.

Nxënësit do të rikthehen në shkolla, duke lënë pas të kaluarën  e mësimeve online.

Për zhvillimin e rregullt të mësimit, janë marrë masa paraprakisht nga Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Arsimit.

Siç është njoftuar më herët mësuesit janë të detyruar që të kenë certifikatë vaksinimi ose test të përjavshëm ndaj Covid-19.

Gjithashtu  në klasa është e detyrueshme maska, distanca si dhe mësimi zhvillohet me orë fikse.

Nga klasa e parë deri në klasën e pestë mësimi do të zhvillohet me dy turne në orare të ndryshme./CNA.al

Lajmet e fundit nga