LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Marrëdhëniet e “ftohta” me Kurtin/ Rama: Kemi mosdakordësi për Ballkanin e Hapur

27 Shtator 2021, 19:27, Politikë CNA
Marrëdhëniet e “ftohta” me Kurtin/ Rama: Kemi

Kryeministri Edi Rama ka folur për marrëdhëniet me homologun e tij, albin Kurit, të cilat shpesh janë komentuar sit ë ftohta.

I ftuar në Open me Eni Vasilin, Rama është shprehur se marrëdhëniet e ftohta mes tyre janë një sajesë mediatike.

Kryeministri thekson që me Kurtin ka një marrëdhënie konstante dhe se të gjithë e dinë për mosadkordësinë përsa i përket Ballkanit të Hapur.

?Marrëdhëniet e ftohta janë një sajesë mediatike. Ne kemi marrëdhënie konstante. Kemi një mosdakordësi për pjesën e Ballkanit të Hapur që dihet tashmë. Përtej kësaj kemi një kontakt të vazhdueshëm.

Tema kryesore sot në takim ishte çuarja përpara e bashkëpunimit duke bërë një rivijim të marrëveshjeve që janë bërë.

Do mbajmë një mbledhje të radhës në Durrës. Qëndrimi i sotëm s?ka dallim nga qëndrimi balancues, kritikët kanë punën e tyre.?, tha Rama./ CNA.al

Lajmet e fundit nga