Connect with Us

“Ky vit do të jetë sfidues”/ Viti i ri shkollor “zgjon” Bashën

Aktualitet

“Ky vit do të jetë sfidues”/ Viti i ri shkollor “zgjon” Bashën

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kreu i PD, Lulzim Basha, ju ka uruar nxënëvsve vitin e ri shkollor.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Basha shprehet se ky vit do jetë sfidues për shkak të pandemisë, ndaj sugjeron që të gjithë të jenë sa më të kujdesshëm.

Urime të përzemërta nxënësve dhe mësuesve, anembanë Shqipërisë në nisjen e këtij viti shkollor.

Urime prindërve që përmes punës dhe sakrificave ushqejnë ëndrrat dhe ambiciet e fëmijëve të tyre.

LEXO EDHE:  Këshilli Bashkiak jo si pulari e kryetarit

Urime vogëlushëve që plot emocione ulen për herë të parë në bankat e shkollës, në hapjen e një kapitulli të rëndësishëm për jetën e tyre dhe gjithë shoqërisë sonë.

Edhe ky vit i ri shkollor do të jetë sfidues për shkak të pandemisë, ndaj kujdesi nuk duhet të mungojë për të mbrojtur shëndetin e njëri-tjetrit dhe të familjeve tuaja. Suksese të gjithëve”, shkruan Basha në rrjete sociale./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

A je i gatshëm ti nënshtrohesh Vettingut?/ Taulant Balla “kyç” gojën, devijon përgjigjen

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, ka folur për propozimin e PD në lidhje me Vettingun në politikë.

Balla është ndalur tek gjërat teknike, por kur është pyetur nëse do të ishte ai dhe familja e tij t’i nënshtroheshin procesit të Vettingu, është përgjigjur vetëm në parim.

Nga njëra anë ka pohuar se ishte i gatshëm njëqind për qind për çdo propozim dhe nga ana tjetër ka thënë se nuk mund të japë përgjigje pa u njohur me rregulloren.

Jemi 100 përqind të gatshëm për cdo gjë që propozohet. Do të ishte jo etike të jepja një përgjigje pa u njohur plotësisht me rregulloren”, ka thënë Balla duke mos dhënë një përgjigje të saktë dhe konkrete.

Për të kaluar këtë situatë, ai ka devijuar deklaratën, duke përmendur Opozitën.

LEXO EDHE:  Topalli “dush të ftohtë” Bashës/ Tregon “armën” e Ramës për të marrë mandatin e tretë

LEXO EDHE:  Shfaqet Astrit Veliaj/ Basha te beje parti te re



Duhet ta pranoj se është pozitive që kemi opozitë që ka interes të vijë me cështje që ja vlen të përqëndrohemi.

PS ka shprehur që ditën e parë gatishmërinë që të bashkëpunojmë dhe bisedojmë hapur pa kushte”, është shprehur Balla, i cili më tej ka folur me kreanri për Vettingun në drejtësi.

Dua ta them me zë të lartë që Vetingu ka ecur shumë mirë, madje larg pritshmërive tona. Në këtë këndvështrim theksoj që PS nuk do  të hyjë në negociata për gjëra teknike.

Politika duhet të rrijë larg nga proçesi i vetingut dhe vetingu në tërësi”, është shprehur ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Akoma nuk i keni nxjerrë rrobat e dimrit?/ Zbuloni surprizat që sjell moti gjatë ditëve në vijim

Publikuar

-

Nga

Kthjellime dhe vranësirave kalimtare/ Parashkimi i motit për sot

Java ka nisur me kthjellime dhe vranësira të shpeshta ku më të dukshme kanë qenë në zonat veriore dhe në zonat jugore, duke sjellë edhe intervale të shkurtra shiu.

Parshikohet që duke nisur që nga dita e sotme dhe deri të premte kushtet e qëndrueshme atmosferike do të na shoqërojnë  në pjesën më të madhe të vendit. Nuk parashikohet që të kemi rreshje, megjithse vranësirat do ti kemi të pranishme në orët e pasdites.



Por dita e premte dhe fundjava  do të sjellin ndryshim total të situatës sinoptike, duke qenë se  do të kemi ardhje të masave ajrore  nga veriu i kontinentit duke sjellë rreshje shiu të konsiderueshme dhe dëborë në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas sinoptikanes Lajda Porja, parashikohet që fundjava të këtë shira në  ultësirën perëndimore si edhe rreshje dëbore në zonat veriore dhe verilindore. Për sa i përket temperaturave të ajrit, minimalja ka pësuar një rritje të lehtë gjatë mëngjesit duke bërë që e gjithë java të ketë temperatura tipike të vjeshtës ku vlerat minimale janë 5 deri në 6 gradë në zonat malore dhe ato maksimale do të jenë deri në 23 gradë në ultësirën perëndimore. Pritet në fakt që dita e shtunë dhe e dielë të sjellë një rënie të konsiderueshme të këtyre vlerave duke bërë që në zonat malore vlerat minimale të zbresin disa gradë nën zero dhe maksimalja të jetë jo më shumë se 17 gradë duke sjellë masa ajrore të ftohta pothuajse në të gjithë territorin./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pse gënjen dhe nga është Luli Basha?

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

Mediat raportuan dje se kreu në detyrë i PD, Lulzim Basha në një debat gjatë mbledhjes së grupit parlamentar kishte thënë se ai ishte nga “Hotët” dhe nga “Bashajt” dhe po duronte shumë “Foltoren” dhe Berishën në artikulimet e tyre dhe se mund të bënte çudira.

Në fakt më shumë sesa çudirat apo se kë do “kafshojë” Luli, nga dje shqiptarët kanë filluar të ngrenë pikëpyetje se nga është Lulzim Basha?

Së pari po sjellim një histori në Korçë. Kur është takuar në një darkë me disa demokratë të Korçës iu thoshte disa burrave të mençur atje se ai ishte më rrënjë të thella nga Kolonja. Pra, kishte gjak nga ajo trevë.

Dikush e pyeti dhe Basha nuk dinte të përgjigjej më. Por “gjyshi i gjyshit të gjyshes së katragjyshes se ç’dilte një krushk i kunatës së kushëririt që ishte me origjinë nga Kolonja patriotike“. Dhe këtu dilnin rrënjët e Lulit.

Kjo histori e dëgjuar nga shumë demokratë korçarë që u kthye gati në një barsaletë, ra poshtë, kur Lulzim Basha shkoi në Dibër dhe tha se “Unë jam dibran”.

Pra, të gjithë Bashën e dinë dibran, të shkuar në Tiranë.

Më pas shkoi në Kosovë dhe tha “unë e kam gjakun nga Gjakova.” Pra, shqiptar i Kosovës.



Në Tiranë sa herë kalon, thotë “unë jam autokton, Tirons i vjetër. Kam ndërtuar kryeqytetin”.

Por, më e bukura dhe më qesharakja është se diku në Vlorë, sërish si në rastin e korçës, mes disa miqsh tha “unë në fakt kam dhe një damar nga Labëria. Prandaj dhe jo pa qëllim erdha bashkë me kunatin dhe vjehrrin për të investuar një pallat këtu”.

Kurse kur shkonte në Tepelenë thoshte se “Unë jam dhëndërr i Tepelenës”.

Në fakt e vetmja e vërtetë nga gjithë kjo histori është që Luli ështën dhëndërr i Tepelenës. Dhe ndoshta duhet ta ndryshojë dhe origjinën tashmë. Të mos thotë më as jam nga Hoti, as jam nga Bashajt, as jam nga Gjakova, as jam nga Dibra, as jam nga Korça dhe as jam nga Vlora.

LEXO EDHE:  “Basha më dëboi nga partia”/ Hajdari lë të hapur mundësinë për rikthim në PD

LEXO EDHE:  Topalli “dush të ftohtë” Bashës/ Tregon “armën” e Ramës për të marrë mandatin e tretë

Mjafton të thotë “unë kam hyrë dhëndërr brenda dhe jam nga Tepelena” dhe kështu do shpëtojë një herë e mirë. Se duke gënjyer ditë e natë shqiptarët e shkretë nuk po marrin vesh se nga është Luli. Kjo nuk është se ka ndonjë rëndësi të madhe, por vetëm për të treguar se edhe kur kërcënon apo do të tregojë sesa i fortë është, edhe në atë rast Luli sërish gënjen.

Nuk ka shumë rëndësi nga është. E sigurt është fakti që vjehrrin ja njohin më shumë se babain dhe kunatin më shumë se vëllain. Prandaj, me këtë formulë, Luli shpejt do dalë tepelens./CNA.al

LEXO TE PLOTE