Connect with Us

Kontrolli i policisë “fundos” 52-vjeçarin/ Çfarë iu gjet në banesë

Kronika

Kontrolli i policisë “fundos” 52-vjeçarin/ Çfarë iu gjet në banesë

Publikuar

-

cna lajm aktualitet

Një 52-vjeçar me iniciale T.H. është arrestuar nga policia pasi u konstatua duke kultivuar lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit në banesën e tij policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.

“Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike dhe i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.   Vihet në pranga 52-vjeçari, autori i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike dhe poseduesi i armës së zjarrit së zjarrit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike.

Gjatë kontrolleve, në fshatin e quajtur Shëngjergj, Njësia Administrative Kaçinar, Mirditë, është konstatuar duke kultivuar bimë narkotike shtetasi T. H., 52 vjeç, banues në Shëngjergj, Mirditë,  i cili është vënë në pranga nga shërbimet e Policisë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”.-thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Policia parandalon krimin/ Sekuestrohen dy armë zjarri, arrestohet një person

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia e Shkodrës ka parandaluar një ngjarje kriminale të mundshme, duke vënë në pranga një shtetas dhe duke proceduar penalisht dy persona të tjerë.

Pas sinjalit për një sulm ndaj një personi, policia ka ndaluar krimin në fshtain Mjedë, Bashkia Vau i Dejës.

Shtetasi A.T, 45 vjeç, banues në Mjedë Shkodër , ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi dyshonte se prej disa ditësh po e ndiqnin disa persona të panjohur nga ana e tij, të cilët lëviznin me një automjet tip “Golf”.

Gjatë kontrollit ka rezuluar se në këtë automjet qarkullonin tre shtetas dhe në brendësi të automjetit Policia gjeti dhe sekuestroi tre shkopinj bejsbolli dhe një bidon me 5 litra benzinë.

Gjithashtu janë sekuestruar dy armë zjarri, municion luftarak, lëndë djegëse benzinë dhe tre shkopinj bejsbolli.

 

Policia parandalon një ngjarje të mundshme kriminale.Vihet në pranga një shtetas dhe procedohen penalisht dy të tjerë.

Sekuestrohen dy armë zjarri, municion luftarak, lëndë djegëse benzinë dhe tre shkopinj bejsbolli.



Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, pas njoftimit të marrë për një sulm të mundshëm ndaj një personi, falë ndërhyrjes së shpejtë e profesionale, bënë të mundur parandalimin e një ngjarje kriminale në fshatin Mjedë, Bashkia Vau i Dejës.

Shtetasi A.T, 45 vjeç, banues në Mjedë Shkodër , ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi dyshonte se prej disa ditësh po e ndiqnin disa persona të panjohur nga ana e tij, të cilët lëviznin me një automjet tip “Golf”.

Strukturat hetimore dhe ato operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me sherbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas njoftimit të marrë kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta e profesionale bënë të mundur lokalizimin dhe bllokimin e automjetit  të dyshuar,  në fshatin Mjedë, ku gjatë kontrollit ka rezuluar se në këtë automjet qarkullonin tre shtetas dhe në brendësi të automjetit Policia gjeti dhe sekuestroi tre shkopinj bejsbolli dhe një bidon me 5 litra benzinë.

Po në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë së Shkodrës në bashkëpunim me ato të Lezhës, gjetën në banesën e njërit prej këtyre shtetasve konkretisht, të shtetasit Florjan Vasija, banues në Dajç Lezhë, dy armë zjarri gjysëm automatik dhe 821 copë fishekë luftarak.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Florjan Vasija i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” .

Gjithashtu, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë dy shtetasit e tjerë  Z. V banues në Lezhë dhe E. D, banues në Tiranë,   të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër vijojnë intensivisht punën për zbardhjen edhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Pranë Gjykates së Shkalles së Parë  Shkodër për veprime të mëtejshme”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kokaina në banane nga Ekuadori në Durrës/ Avokati i “Alba Exotic” i kërkon ndihmë ambasadës së SHBA-së

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

6 herë radhazi brenda pak muajsh është gjetur dhe sekuestruar sasi të tëra kokakinë në banane që i përkisnin kompanisë ‘Alba Exotic’.

Avokati i kompanisë ‘Alba Exotic’, Baftjar Rusi, pretendon se ky është një kurth i ngritur ndaj kompanisë në fjalë.

Sipas tij, përgjegjësinë për transportin detar nga nisja në mbërritje e ka shoqëria e transportit, që nuk është në pronësi të Alba Ekzotic.

Ai ka treguar për mediat se ka kërkuar ndihmën e Ambasadës së SHBA-së.

Ne sigurisht, duke pasur pëlqimin e plotë nga presidenti i kompanisë zoti Eduard Dauti, po drejtohemi dhe flasim publikisht në mënyrë të përmbledhur, i kemi dërguar një letër Ambasadës Amerikane, ku i kemi kërkuar që të rritet kontrolli në kontejnerët që vijnë nga vendet e Amerikës Latine.



 Unë po u bëj me dije se kontrollet janë shtuar pas kapjes së sasisë së parë, në datën 17 Korrik është kapur kontejneri i dytë, ka ndryshuar mekanizmi, nuk futen te pjesa e mallit, por te pjesa e jashtme e frigoriferit, që nuk janë në dorë të kompanisë sonë”, ka thëhë Rusi.

Rusi ka deklruar më tej se përgjegjësinë për këtë duhet ta mbajë kompania që ka bërë transportin.

Duhet të ndërhyhet dhe të merren kamerat e sigurisë të shohin se kush ka ndërhyrë që të fusë drogën në kontejner. Kjo shoqëri kaq e marrë qenka, që edhe pse është në hetim, të vazhdojë të bëjë trafik droge? Çfarë logjike ka në këtë rast?

Përgjegjësinë për transportin detar nga nisja në mbërritje e ka shoqëria e transportit, nuk janë pronë e Alba Ekzotic. Pse nuk shkojnë që të kapin dhe të shohin kush kërkon që ta marrë drogën, krimi i organizuar ka kapur struktura, ndaj i jemi drejtuar ambasadës amerikane, që kryeson Reformën në Drejtësi, i kërkojmë ndihmë të drejtpërdrejtë.Ka të gjitha mundësitë që të angazhojë të gjitha strukturat ligjzbatuese”, është shprehur më tej Rusi, për gazetarët./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Hajduti hyri nga dritarja”/ Sot u arrestua, si “dekonspiroi” veten drejtori në Vlorë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Drejtori i Drejtorisë së Administrimit e Mbrojtjes së Tokës në Vlorë, Bardhyl Gjika, njëri prej personave të arrestuar ditën e sotme nga Policia e Vlorës, tre ditë më parë “zbardhi” skemën e grabitjes në këtë institucion.

Në një prononcim për mediat, ai tregoi se si hajdutët kishin hyrë në godinë.

Gjika tha se grabitësi ishte futur nga dritarja e zyrës së zëdhënësit dhe kishte dalë nga dera kryesore pasi kishte thyer dyert e dy zyrave, asaj të pronës dhe të Mbrojtjes së tokës. Autori dyshohet të ketë qenë i maskuar dhe i armatosur, tha ai.

Si duket pa e kuptuar Gjika ka treguar më shumë detaje se ç’duhet të grabitjes që kishte organizuar vetë. Gjika theksoi 3 ditë më parë se sinjali për këtë vjedhje është dhënë nga roja e godinës.

“Rreth mesnatës jam njoftuar që kanë hapur zyrat. Një person ka ardhur me mjete të forta dhe ka hapur zyrat. Zyrat e pronave. Gjeta policinë dhe rojet. Po bëjmë një inventar për të parë se çfarë mungon. Është hapur edhe zyra e drejtorisë dhe administrimit të mbrojtjes së tokës. Nuk kemi për të thënë vjedhje dosjesh sa të mësojmë. Nëse ka humbur një dokument. Monitorohet nga kamerat. Roja e ka konstatuar dhe ka njoftuar. Ka hyrë nga dritarja te zyra e zëdhënësit dhe pastaj ka dalë nga dera kryesore”, shprehet Bardhi Gjika.



Gjatë grabitjes janë vjedhur dy dosje të fshatit turistik Dhërmi.Nga hetimet ka rezuluar se Bardhi Gjika në bashkëpunim me specialistin e kësaj drejtorie Kreshnik Mino dhe Spiro Duni 51 vjeç, të dy po ashtu të arrestuar, dyshohen se kanë falsifikuar formularët e AMTP dhe Formularin nr.6 për regjistrimin e një pasurie (truall), në fshatin Dhërmi. Materialet proceduriale do ti kalojne Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Vlorë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës nga persona që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, e kryer në bashkëpunim.

Grabitja e dosjeve të falsifikuara për pronat në Dhërmi?/ Arrestohen dy zyrtarë dhe ndihmësi i tyre

Falsifikuan dokumentet e pronësisë së një toke në Dhërmi/ Zbardhen emrat e zyrtarëve të arrestuar

LEXO TE PLOTE