Connect with Us

Këshilltarja shqiptare e SPD: Fitore e trefishtë, tani luftohet për të formuar koalicion

Bota

Këshilltarja shqiptare e SPD: Fitore e trefishtë, tani luftohet për të formuar koalicion

Publikuar

-

Këshilltarja e Partisë Social Demokrate në Gjermani, Rezarta Reimann thotë se ata e prisnin fitoren në zgjedhje dhe pritshmëria ishte që të siguronin një përqindje pak më të lartë.

Ajo tha se për SPD kjo është një fitore e trefishtë pasi kanë siguruar vendin e parë në Bundestag, vendin e parë në zgjedhjet komunale në Berlin dhe kemi fituar një land në veri të Gjermanisë.

Por pavarësisht kësaj diferenca e vogël i bën skeptik nisur nga sistemi qeverisës në Gjermani.

“Qeveria apo bundeskancelari i ri nuk do të zgjidhet nga partia që ka fituar më shumë por nga parlamenti gjerman. Kush arrin të formojë shumicën dhe nuk dihet se si do të shkojnë bisedimet për koalicionin”, u shpreh znj. Reimann.

LEXO EDHE:  “Mos e shisni votën”/ Kandidatja e Lëvizjes për Ndryshim mesazh qytetarëve: Bashkë kundër korrupsionit

Në këto kushte këshilltarja e SPD thotë se CDU ka humbur ¼ e votuesve dhe është e qartë që kanë humbur të drejtën për të qeverisur vendin.

Rezarta Reimann thotë se social demokratët do të preferonin një koalicion me FDP dhe Të Gjelbërit.

Nëse një koalicion i tillë do të formohej atëherë në Bundestag do të kishte një shumicë me 417 deputetë.

Nga ana tjetër edhe CDU/CSU nëse arrin koalicion ne po këto dy parti që synon SPD mund të formojë shumicë me 405 vende./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Treni përplas makinën në Kosovë/ Plagosen 6 persona

Publikuar

-

Nga

cna lajme rajon

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në Klinë të Kosovës, ku një tren është përplasur me një makinë.

Sipas asaj që raportohet, lajmi është konfirmuar nga autoritetet policore, të cilat kanë nënvizuar se të 6 të lënduarit po marrin trajtim mjekësor në spital.



“Sot me datë 11.10.2021, rreth orës 18:00, Policia është informuar për një aksident trafiku në mes trenit të udhëtarëve dhe një veture, si pasojë e këtij aksidenti 6 persona kanë pësuar lendime trupore të njejtit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë”, thuhej në njoftim./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Përmbytjet në Kinë/ Evakuohen rreth 2 milionë banorë

Publikuar

-

Nga

cna lajme bota

Më shumë se 1.76 milionë njerëz janë prekur nga përmbytjet e mëdha në provincën ‘Shanxi’ të Kinës.

Reshjet e dendura të shiut të rrëmbyeshëm, gjatë javës së kaluar, sollën shembjen e shtëpive dhe shkaktuan rrëshqitje të dherave në më shumë se 70 rrethe dhe qytete në provincë.

Sipas asaj që raportojnë mediat, reshjet masive të shiut po pengojnë përpjekjet për shpëtimin e banorëve.

Ndërkohë katër policë kanë humbur jetën si rezultat e rrëshqitjes së dherave, megjithëse informacioni për viktima të tjera nuk është bërë i ditur ende.

LEXO EDHE:  Sondazhi/ Ja cila parti e merr Durrësin

LEXO EDHE:  Rama nënshkruan “Memorandumin Kuvendor”/ Firmoset nga “noteri i tërmeteve”



Përmbytja në Shanxi mund të jetë më e keqje se përmbytjet në provincën e Henan-it,  që ndodhi në fillim të këtij viti.

Në kryeqytetin krahinor të Shanxi Taiyuan, reshje mesatare ishin në nivelin prej rreth 185.6 mm gjatë javës së kaluar, krahasuar me 25 mm në tetor, midis viteve 1981 dhe 2010./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Atentat shqiptarit ne Greqi/ Përfundon në gjendje të rëndë në spital

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote,

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e ndodhur mëngjesin e të dielës në Greqi.

Sipas mediave greke, personit 34-vjeçar që iu bë atentati është nga Shqipëria dhe momentalisht ndodhet rëndë në spital.



I riu i plagosur kishte një të shkuar me rekorde kriminale në Greqi. Dyshohet se shkak i plagosjes të jenë bërë konfliktet për pazare droge dhe larje hesapesh mes bandave.

LEXO EDHE:  Profecia e Nikoll Lesit/ Qeveria bie për 45 ditë, zbulohet skenari i Ramës

LEXO EDHE:  “Mos e shisni votën”/ Kandidatja e Lëvizjes për Ndryshim mesazh qytetarëve: Bashkë kundër korrupsionit

Ngjarja e rëndë ndodhi më 10 tetor në urën Kalyftaki në zonën e Kifissias në Greqi. Shqiptari është qëlluar nga disa persona, të cilët më pas janë larguar me shpejtësi me anë të një makine./ CNA.al

LEXO TE PLOTE