Connect with Us

Gafa për Kosovën dhe Porti i Durrësit/ Ristani ‘i nxjerr bojën’ Grida Dumës: Si është katandisur PD!

Politikë

Gafa për Kosovën dhe Porti i Durrësit/ Ristani ‘i nxjerr bojën’ Grida Dumës: Si është katandisur PD!

Publikuar

-

‘Gara blic po i afrohet fundit”/ Ristani ‘shkund’ Bashën, i kujton statutin e partisë

Nënkryetarja e PD,  Grida Duma ka shokuar sot në një intervistë televizive ndërsa ka folur për Kosovën.

Duma u shpreh se Rama duhet të respektojë autonominë e Kosovës dhe se Kosova duhet të jetë shtet autonom, megjithëse Kosova ka shpallur pavarësinë që me 17 shkurt të vitit 2008.

Kjo gafë e nënkryetares së Bashës është komentuar nga ish-Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani.

I ftuar në Syri tv, ai tha se është e tmerrshme që t’i pret të vish në pushtet dhe s’di akoma që Kosova ka vite që është e pavarur.

“Është shuar gara brenda PD. Dhe prandaj vjen momenti përballë këtyre gjërave. Grida Duma ka bërë edhe një gafë tjetër, përpara kësaj të Kosovës, me historinë e bashkëpunimit me Ramën, që kërkoi bashkëpunim përmes koncesionit në Portin e Durrësit. Del dhe thotë nënkryetarja e PD që Kosova është autonome, është e tmerrshme që t’i pret të vish në pushtet dhe s’di akoma që Kosova ka vite që është e pavarur.

E pyetur nga gazetarja se çfarë ke për të thënë për propozimin e Ramës për bashkëpunim dhe kjo iu përgjigj: Rama nuk është serioz në kërkesën për bashkëpunim, sepse po të ishte serioz projekte të tilla madhore siç është porti i Durrësit do t’i bënte me ne. Ja ku e ka katandisur PD-në lidershipi i Bashës”, u shpreh Ristani./CNA.al

LEXO EDHE:  Basha bisedë telefonike me Brok/Mbyllja e negociatave, sukses i PD

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

‘Rama lëshon mediat e tij në mbrojte të Bashës’/ Berisha i sfidon nga Elbasani

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në ‘Foltoren” e Elbasanit u shpreh se e gjithë propaganda e qeverisë është lëshuar në mbrojtje të Bashës.

Ne duhet të ngrihemi fuqishëm si parti opozitare dhe më pas të merremi me regjimin më të keq që kanë patur shqiptarët që nga koha e Enver Hoxhës.

Cfarë synojmë ne me këtë foltore.



Para së gjithash ne synojmë të vendosim sovranitetin tonë. Të mbrojmë lirshëm idealet, dhe idetë që kemi.

Të vendosim të votojmë të lirë për këto, dhe jo pse thotë kryetari. Sovranitet do të thotë të ecësh me dinjitet. Për të mos qenë një forcë zvarranike, për të qenë një forcë e vërtetë dhe për të ardhur në pushtet. I keni parë mediat këto ditë.  E gjithë propaganda e qeverisë është lëshuar në mbrojtje se pengut të saj”, tha Berisha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha akuza Ramës/ “E ka kthyer Shqipërinë në delen e zezë të Ballkanit dhe Europës”

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se e ka kthyer Shqipërinë në delen e zezë të Ballkanit dhe Europës.

Berisha shprehet se e ka kthyer atë në një tokë të pashpresë nga ku të rinjtë po ikin.



Edi Rama dhe regjimi i tij ka katandisur Shqipërinë dhe shqiptarët në delen e zezë të Ballkanit dhe Europës.

Nga një tokë e bekuar e ka kthyer në një vend të pashpresë nga ku të rinjtë ikin dhe vetëm ikin. Para dy ditësh isha në Gjirokastër, në një mjedis të zjarrtë, por do tu them ai entuziasëm ishte frymëzues kurse shëtitja që bëra në rrugët e qytetit ishte tmerruese”, ka thënë Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Jam më i vendosur se kurrë”/ Berisha zotohet para demokratëve të Elbasanit

Publikuar

-

Nga

Lideri historik i demokratëve, ish kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës së tij nga Foltorja e Elbasanit, është zotuar para demokratëve se është më I vendosur se kurrë në mbrojten e tyre dhe vendosjen në piedestalin që meritojnë.

“Dua të përulem me nderim të madh para jush, të ju falanderoj për këtë pritje të jashtëzakonshme të cilën ju i rezervoni kësaj foltoreje, që në një kohë të shkurtër, demokratët e Shqipërisë e shëndërruan në dritë shprese për PD, shoqërinë e kombin shqiptarë.

LEXO EDHE:  “Çdo protestë e lë përgjysmë”/ Veliaj “nuk i ndahet” Bashës: Mori një makinë 130 mijë euro nga një prej kontraktorëve

LEXO EDHE:  “Politika, një pazar i pistë”/ Basha zbulon ofertën e Ramës

Vij sot në këtë foltore, më i motivuar se kurrë për tu dëshmuar shqiptarëve se sot jemi më të vendosur se kurrë në mbrojtjen e tyre dhe vendosjen e tyre në piedestalin që meritojnë.



Duhet të ngrihemi, të bashkohemi, të hapemi, në mënyrë që ti japim përgjigjen më të merituar kësaj situate dramatike nga vendosja në Shqipëri të një regjimi banditesk./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE