Connect with Us

Chelsea nuk e lejon të luajë ndaj vetes në “Premier League”, ndeshja e radhës e Armando Brojës është me Shqipërinë

Premier Liga

Chelsea nuk e lejon të luajë ndaj vetes në “Premier League”, ndeshja e radhës e Armando Brojës është me Shqipërinë

Publikuar

-

Ndeshja e radhës për Armando Brojën do të jetë me Kombëtaren e Shqipërisë dhe me shumë mundësi pritet që të gjejë veten në formacion ndaj Hungarisë.

Në fakt sulmuesi shqiptar duhej të luante edhe një ndeshje në Premier League para se të grumbullohej me kuqezinjtë. Por përballja e radhës për Southampton do të jetë kundër Chelsea.

Në bazë të huazimit që londinezët kanë bërë për Brojën, nuk lejohet që ky futbollist të jetë në fushë kur luhet kundër vetes.

Pra Armandos i hiqet mundësia që të jetë në fushë me Southampton ndaj Chelsea, pasi kartonin e tij e zotërojnë këta të fundit. Kjo do të thotë se futbollisti po bëhet gati për finalet e Shqipërisë në tetor sa i përket rrugëtimit në Botëror.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Premier Liga

Liverpooli dhe City dhurojnë spektakël, por s’ka fitues në “Anfield” (VIDEO)

Publikuar

-

Nga

Liverpooli dhe Manchester City dhurojnë spektakël në duelin më të shumëpritur të kësaj fundjavë, por në fund asnjë prej tyre nuk del me tri pikë. Në “Anfield” sfida u mbyll në barazim 2-2.

Në pjesën e prë pavarësisht rasteve rezultati nuk do të ndryshonte. Në minutën e 59-të, ndërkohë Sadio Mane do të ngrite peshë tifozët vendas, por gëzimi i tyre d të zgjaste vetëm 10 minuta. Phil Foden do të vendoste baraspeshën në minutën e 69-të.

Liverpooli gjeti forcat për të shënuar një tjetër gol në minutën e 76-të, këtë herë me driblime spektakolare brenda zonës. City në krahun tjetër do të gjente sërish barazimin 10 minuta nga fundi me një goditje të saktë me të majtën në hyrje të zonës.



Liverpooli mbetet në vendin e dytë me 15 pikë, ndërkohë që City mban vendin e tretë me një pikë më pak.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

15 trajnerë të shkarkuar në 10 vjet! Klubi i Premier League paguan më shumë për stolin se lojtarët…

Publikuar

-

Nga

Pasi shkarkoi Francisco Muñoz, Watford vendos kështu një rekord të pabesueshëm për “ngrënie trajnerësh”: ka shkarkuar trajnerët në 2011, 2012, 2013, 2014 (3 herë), 2015, 2016, 2017, 2018, 2019 (2 herë), 2020 (2 herë), 2021.



Praktikisht, klubi londinez ka paguar më shumë rroga trajnerësh të shkarkuar se futbollistësh në ekip… I radhës? Nuk dihet, por në Itali flasin për Claudio Ranieri, që do të kthehej në Premier League pas mrekullisë Leicester.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Ranieri drejt rikthimit në Premier League, e kërkon klubi me pronar italian

Publikuar

-

Nga

Claudio Ranieri vetëm një hap larg rikthimit në Premier League. Trajneri italian, i cili fitoi titullin me modestët e Leicester në sezonin 2015-2016 është aktualisht i papunë, megjithatë së fundi ka marrë një telefonatë nga Watfordi dhe është shumë pranë rikthimit në Angli.

Klubi anglez shkarkoi paraditen e sotme trajnerin Xisco Munoz, pasi arriti të grumbullojë vetëm 7 pikë në po kaq javë dhe ka vendosur t’ia besojë pankinën pikërisht italianit me eksperiencë të madhe.



Claudio Ranieri pritet të mbërrijë pasditen e sotme në Londër, për të sistemuar detajet e bashkëpunimit me drejtuesit e Watford dhe nga nesër të bëjë prezantimin zyrtar e të nisë punën në fushën e stërvitjes.

Italiani që pas pak ditësh do të festojë ditëlindjen e 70, është një njohës mjaft i mirë i futbollit anglez, pasi ka drejtuar më herët skuadra si Chelsea, Leicester, me të cilët u shpall kampion dhe Fulham.

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: