Connect with Us

Zjarr masiv në Gjirokastër/ Zjarrfikësit prej orësh në luftë me flakët

Aktualitet

Zjarr masiv në Gjirokastër/ Zjarrfikësit prej orësh në luftë me flakët

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një zjarr masiv ka rën në afërsi të fshatit Prongji të Gjirokastrës. Zzjarri ka nisur në kullota prej orës 18:20 dhe tashmë është përhapur në afërsi të fshatit Kolonjë.

Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse të Gjirokastrës, e në ndihmë të tyre edhe forcat e Drejtorisë së Pyjores.

Terreni mundëson ndërhyrjen vetëm me pompa shpine dhe mjete të tjera dore, ndërsa automjetet zjarrfikëse e kanë të vështirë të shkojnë në vatrat, për shkak të terrenit të thyer./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

U arrestua për falsifikim dokumentesh/ Ish-drejtorit të Kadastrës Vlorë i gjendet një “tufë” parash

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Detaje të reja kanë dalë pas arrestimit të ish-drejtorit të Kadastrës në Vlorë, Klodjan Troci.

Sipas asaj që raportohet, ish drejtorit të Kadastrës i janë gjetur 100 kartëmonedha 500 euroshe, në total prej 50 mijë eurosh në shtëpi. Ndërsa 15 mijë euro të tjera i janë gjetur të veçuara.



Kujtojmë se Troçi u vu në pranga pas hetimeve disa javore, për tjetërsimin e pronave në bregdetin e jugut.

LEXO EDHE:  Tiranë/ Zjarr në katin e dytë të Komisariatit numër 3

LEXO EDHE:  Zjarr masiv në Delvinë/ Flakët rrezikojnë banesat

Ai dyshohet se ka bashkëpunuar nga viti 2019 deri në vitin 2021, me Bardhyl Gjikën, drejtori i drejtorisë e administrimit të tokave në Vlorë dhe specialistin në drejtorinë e administrimit të tokave, Kreshnik Mino për falsifikim të dokumenteve të pronësisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kërcënimet e Bashës për Berishën/ Noka: Lajthitja e tij e tretë, e ka kapur paniku

Publikuar

-

Nga

Sot në mesditë është zhvilluar mbledhja e fundit e Komisionit të Vlerësimit të kandidatëve të PD-së, ku janë dorëzuar 316 emra. CNA.al ka mësuar se ka patur vendime të forta duke hequr nga lista rreth 80 emra. Më herët raportuam heqjen e emrit të ish deputetëve Ervin Salianji dhe Endri Hasa, dhe Gerti Bogdani. Ndërkohë që mësohet se nga Komisioni janë hequr dhe dy emra të tjerë, Aldo Bumçi e Flamur Noka. Emrat i ka hequr Basha, pork a kërkuar që të mbetet kofidente gjithçka. Kjo për shkak të ndërhyrjeve të forta që mund të vijnë, por dhe mundësisë që ti rikthejë kryesia e PD-së si kandidatë.

Deputeti i PD, Flamur Noka, ka komentuar ‘kërcënimet’ e kreut të PD, Lulzim Basha, sot gjatë mbledhjes së grupi parlamentar të PD, me të cilat i drejtohej ish-kryeministri Sali Berisha.

Në një intervistë për Syri Tv, Noka ka theksuar se kjo deklaratë e Bashës është lajthitja e tretë e tij, pasi e ka kapur paniku sepse nuk përfaqëson më PD-në dhe demokratët.

Jam i prirur ta besoj këtë deklaratë. Kohët e fundit Basha është çekuilibuar, e ka humbur davanë, thotë populli, arsyet dihen, është kapur me presh në duar në pazar me Edi Ramën. Këto lajthitje nuk janë gjë tjetër veçse pjesë e panikut sepse Basha nuk përfaqëson më PD-në, as demokratët, ai thjesht përfaqëson veten e vet dhe interesat e tij i ka të lidhura me karrigen e kryetarit të PD. 



LEXO EDHE:  Zjarr i madh në kurorën e gjelbër të Lushnjës/ Digjet një sipërfaqe me ullishte

LEXO EDHE:  Zjarr në avionin Ankona-Tiranë/Tmerrohen pasagjerët shqiptarë

Edhe kjo lajthitja e sotme, nuk është as më shumë e as më pak se dy lajthitjet e para.E mbani mend kur etiketoi bazën e PD si anti-amerikane.Lajthitja e dytë ishte kur quajti llum qeverinë e PD që ka qenë qeveria më e mirë dhe quajti llum bazën e partisë. 

Kjo është lajthitja e tretë. Këto të treja së bashku e bëjnë Bashën një personazh grotesk të politikës shqiptare, asgjë më shumë. Ai stonon edhe me impostimet që ka marrë kohët e fundit në Parlament duke u ‘trimëruar’ ndaj Edi Ramës, asgjë më shumë, është një instonim i habitshëm qesharak. Basha sot është ish-kryetar i PD, sepse nuk ka bazën, nuk ka delegatët, ai ka thjesht veten dhe ndonjë nëpunës që paguan me rrogë aty rrotull”, u shpreh Noka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Zgjedhjet në RMV e Kosovë/ Harxhi: Popuj që njohin demokracinë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Si në Kosovë dhe Maqedoni kanë votuar për stabilitet. Janë popuj që e njohin më mirë demokracinë se çe njohim ne. Do doja që Shqipëria të përfitonte nga mënyra më e mirë e zhvillimit të zgjedhjeve, si në Kosovë dhe Maqedoni. Kosova ndëshkon me votë, mendoj se është më shumë votë ndëshkuese”, ka deklaruar Edith  Harxhi në studion e ABC News.

LEXO EDHE:  Zjarri përpin banesën/ Evakuohet familja

LEXO EDHE:  Zjarr në avionin Ankona-Tiranë/Tmerrohen pasagjerët shqiptarë

Deklarata e Harxhit u pasua nga pedagogu Idaver Sherifi, i cili  tha se Kosova është më ndryshe pasi ka një elektorat që lëviz me zgjedhjet që bën.



Në përceptimin e shqiptarëve RMV shihet me sy tjetër. Mendoj se Kosova është ndryshe, është një elektorat që lëviz dhe voton me logjike. Ujërat lëvizin më kollaj në Kosovë”, shtoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE