Connect with Us

VIDEO/ Derbi i zjarrtë, Lazio mposht mes vuajtjesh Romën

Seria A

VIDEO/ Derbi i zjarrtë, Lazio mposht mes vuajtjesh Romën

Publikuar

-

Derbi i kryeqytetit të Romës gjithmonë ofron spektakël dhe gola, e nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe këtë herë.

Lazio e Sarrit ia doli siguronte 3 pikë përballë Romës së Mourinhos në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë të Serie A.

Vendasit e nisën më mirë takimin ku arritën të zhbllokonin rezultatin në minutën e 11 me Milinkovic-Savic. Vetëm 9 minuta më vonë, Pedro do të shënonte edhe golin e dytë duke i dhënë një farë sigurie të tijve.

Roma nuk kishte ndërmend të dorëzohej dhe ia del të ngushtojë rezultatin në minutën e 41 me mbrojtësin Ibanez.  Me rezultatin e ngushtë 2-1 do të mbylleshin 45 minutat  e para.

Në pjesën e dytë, Lazio do të arrinte sërish të kalonte në avantazh të dyfishtë pasi Anderson do të dërgonte topin në rrjetë në minutën e 63, por Roma do të rikthehej shpejt në lojë pasi do të ngushtonte në minutën e 69.

Edhe pse miqtë do ta kërkonte më shumë golin në minutat e mbetura për të barazuar rezultatin, Lazio ia doli ta mbante avantazhin dhe të merrte një fitore shumë të rëndësishme.

Skuadrat tani kanë vetëm një pikë diferencë me Romën që pozicionohet në vendin e 4 me 12 pikë, ndërsa Lazio në vendin e 6 me 11 pikë. /abcnews.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

La Liga

Futbolli europian “mban frymën”, e diela rezervon katër supersfida

Publikuar

-

Nga

Dita e sotme do të jetë vërtetë e zjarrtë në arenën europiane e cila rezervon plot 4 supersfida që nuk duhen humbur kurrsesi.

Në Serinë A, Interi pret në ‘’San Siro’’ rivalin historik te Juventusit. Milani dhe Napoli janë shkëputur ndjeshëm dhe kurrsesi asnjëra prej skuadra nuk mund të gabojë, duke e bërë fitoren detyrim.

Në Spanjë do të luhet ‘’El Clasico’’ ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit. Edhe pse mungojnë shumë yje të së shkuarës, klasikja mbetet klasike dhe në ‘’Kamp Nou’’ priten 90 mijë spektatorë të pranishëm.

Në Angli luhet derbi i zjarrtë, Mançester Junajtid-Liverpul. ‘’Djajtë’’ nuk kanë bërë mirë në kampionat ndeshjet e fundit dhe redsat janë rivali i duhur ndaj të cilëve do të kërkohet kthesa.

Ndërsa në Francë, PSG-ja do të luajë në transfetën e vështirë të Marsejës. Kjo ndeshje premton gjithashtu spektakël si të gjithë herët e tjera kur është luajtur.



Supersfidat që luhen sot

Mançester Junajtid-Liverpul 17:30

Marsejë-PSG 20:45

Inter-Juventus 20:45

Barcelona-Real Madrid 16:15

LEXO TE PLOTE

Seria A

Milani bën me zemër tifozët, fiton me vështirësi ndaj Bolonjës

Publikuar

-

Nga

Milani ka marrë sot një fitore shumë të vuajtur me shifrat 4-2 përballë Bolonjës, në një sfidë të çuditshme ku me 2 lojtarë më shumë rrezikoi të linte pikë përballë ekipit të Mihajloviç.

Ekipi kuqezi udhëhiqte 0-2, por Bolonja barazoi rezultatin duke bere surprizen e madhe. Megjithatë, Milani ia doli me Benaser dhe Ibrahimovic te riktheje avantazhin dhe te marre 3 piket e radhes qe e ngjitin ne vendin e pare.



BOLONJA-MILAN 2-4
49′ (ag) Ibrahimoviç, 52′ Barrou / 17′ Rafael Leao, 35′ Kalabria, 84′ Benaser, 90′ Ibrahimoviç

LEXO TE PLOTE

Seria A

Autogoli i Ismajlit nuk prish punë, Empoli mposht me poker Salernitanën

Publikuar

-

Nga

Eksperienca e re e trajnerit të Salernitanës, Stefano Colantuono nuk ka nisur si pritej. Ekipi i tij u mposht me rezultatin 4-2 në shtëpinë e vetë. Dygolëshi i Pinamontit, goli i Cutrone dhe autogoli i Stranberg, i bënë të pavlefshëm golat e ekipit salern.

Pjesa e parë nisi vrullshëm me Empolin që realizoi që në minutat e para me Andrea Pinamonti. Sulmuesi italian gjeti rrugën e rrjetës, i vetëm përball portierit pas një pasimi të mirë nga Bandinelli. Për të dyfishuar rezultatin mendoi sulmuesi tjetër italian, Patric Cutrone që shfrytëzoi mjaft mirë një pas të Haas në brendësi të zonës.

Një autogol i Stranberg ndërkohë e çoi rezultatin në 3-0 për të ardhur më pas një 11-metërsh i realiuzuar nga Pinamonti. Kështu italiani realizoi edhe golin e dytë personal në këtë takim.



Pjesa e dytë nisi me tjetër ritëm për ekipin e Salernitanës që gjetën një gol të shpejtë me anë të Ranierit. Pasimi i mirë i Ribery në qendër të zonës gjeti të pambuluar italianin që e çoi rezultatin në 4-1. Do të ishte përsëri Ribery që do të godiste në kuadratin e portës, por u ndal nga shtylla. Topi u përplas më pas në trupin e mbrojtësit shqiptar Ardian Ismajli duke shënuar një autogol për ta çuar rezultatin në 4-2.

Më pas të dyja ekipet u munduan shumë për të gjetur përsëri rrugën e rrjetës, por pa rezultat. Kështu Empoli gjen një fitore me shumë vlera ndaj Salernitanës duke e zhytur edhe më thellë në fundin e tabelës këtë të fundit.

LEXO TE PLOTE