Connect with Us

“Thumbon” Bylykbashi/ “Politika jonë, ku interesi personal vret interesin publik”

Politikë

“Thumbon” Bylykbashi/ “Politika jonë, ku interesi personal vret interesin publik”

Publikuar

-

“Nuk kam motiv për të festuar 8 dhjetorin”/ Bylykbashi kujton 30 vjetorin e Lëvizjes Studentore

Reformat nuk zhvillohen kurrë të shëndetshme, nëse ka përplasje, e aq më pak kur nuk ka kthjelltësi të brendshme”, -ky është mesazhi që deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi ka përcjellë në rrjete sociale,  si për të nënkuptuar përplasjet e mëdha që ndodhën ditën e djeshme në mbledhjen e zhvilluar nga grupi demokratik, të cilat sollën pakënaqësi tek anëtarët.

Ai shprehet se nëse reformat bëhen si të tilla, në fakt ato nuk janë reforma, por veçse “panem et circenses” apo “bukë dhe cirk”, që i hidhen publikut.

Në Romën antike, atë republikane dhe atë perandorake, për të qetësuar shpirtin e njerëzve nga tensionet apo hallet, shpesh shpërndahej grurë me çmim më të lirë se tregu apo organizoheshin lojra apo ndeshje të përgjakshme gladiatorësh. Mbi 60 mijë vetë mblidheshin në Colosseum dhe brohorotnin ndërkohë që harronin hallet e vërteta”,- “thumbon” Bylykbashi.

Ai mbyll statusin e tij duke theksuar se nuk hidhen reformat në treg shpejt e shpejt për konsum të momentit politik, sepse përfundojnë në dizastër me pasoja afatgjata.

Reforma e sistemit zgjedhor për të ndryshuar sistemin e njëanshëm dhe antikushtetues të 30 korrikut 2020 duhet të jetë reforma “maestra”, e para mes të tjerave në prioritet. Pas saj, për nga rëndësia, vjen reforma territoriale, por pas saj. Njëkohshëm me territorialen duhet bërë reforma zgjedhore. Nëse ka gjë tjetër, duhet të mbajë radhën si prioritet politik. Sigurisht mund të bëhen në të njëjtën kohë që të shmangen lojërat. Ama jane të gjitha të mëdha, kërkojnë vendime strategjike, konsultime, ekspertizë e mbi të gjitha, konsensus. Nuk hidhen reformat në treg shpejt e shpejt për konsum të momentit politik, sepse përfundojnë në dizastër me pasoja afatgjata.

Përndryshe, siç thumbonte poeti satirik latin Giovenale, nuk janë reforma por veçse “panem et circenses” apo “bukë dhe cirk” që i hidhen publikut në këtë shëmbëlltyrën e deformuar e të shëmtuar të Colosseum që është kjo politika jonë ku interesi personal ka vrarë rregullisht në arenë interesin publik. , shkruan Bylykbashi.

LEXO EDHE:  Bujar Nishani nxjerr zbuluar Bashën/ Si po e përdor Berishën për të harruar humbjen

Kujtojmë se ditën e djeshme, në mbledhjen e grupit të Partisë Demokratike, pati përplasje të mëdha mes kreut të PD-së dhe disa nga anëtarëve, të cilët shprehën pakënaqësitë e tyre kundër vendimeve të fundit të Bashës, e kryesisht atë për largimin e ish-kryeministrit Berisha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

I sekuestrohen 70 mijë euro dhe makina lukzose/ Kush është Julian Sula, rival i Aldo Bares

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

Me datë 07.10.2021. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë në bazë të ligjit 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, ka regjistruar dhe po kryen hetime për procedimin pasuror penal nr.1, datë 04.10.2021, që bën fjalë për pasuritë në zotërim të shtetasit J.S., i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, si dhe pasuritë në emër të të afërmve të tij, konkretisht shtetasit I.S., për të cilin ka të dhëna të mjaftueshme se pasuritë e tij zotërohen në mënyrë të tërthortë nga shtetasi J.S.

Në funksion të këtij procedimi pasuror, mbi bazën e kërkesës së prokurorit, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë me vendimin nr. 85, datë 07.10.2021, ka vendosur: Marrjen e masës parandaluese me karakter pasuror, e cila konsiston në sekuestrimin e pasurive të luajtshme, konkretisht:

Sekuestrimin e shumës monetare prej 70 060 (shtatëdhjetëmijë e gjashtëdhjetë) Euro (të depozituara në ruajtje në Bankën ***).

Sekuestrimin e pasurisë së luajtshme automjet tip “Porsche Cayanne” me targa AA *** *T.

 Në zbatim të vendimit gjyqësor dhe nenit 14 e vijues të ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar,  është nxjerrë nga prokurori urdhri i ekzekutimit, i cili u është dërguar për ekzekutim/zbatim shërbimeve e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Financave, Tiranë, bankës së nivelit të dytë “*** Bank” dhe Drejtorisë Shërbimit të Transportit Rrugor.

Kush është Julian Sula

Julian Sula, i njohur tanimë nga të gjithë me nofkën “Juli i Pashakos”, është personi që i janë sekuestruar tashmë një shumë të konsiderueshme, plot 70 mijë euro dhe makinën 100 mijë euro.

37-vjeçari Julian Sula, ka në pronësi të tij një lokal dhe një lavazh në qytetin e Lushnjës. Ndryshe ai njihet edhe si “Juli i Pashakos” dhe si rival i Aldo Bares, pasi është një nga personat e shoqëruar si të dyshuar për masakrën në Lushnjë të ndodhur në tetor të vitit 2017, ku mbetën të vrarë dy persona, miq të nipit të Bares, por u la i lirë për mungesë provash.

Ndërsa më 11 qershor 2016, Julian Sulo u plagos pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër në një pikë bastesh nga Arjan Aliço, anëtar i bandës së Aldo Bares, i njohur si “Arti i Braçes”. Ky i fundit është dënuar dhe më parë si i përfshirë në vrasje.

LEXO EDHE:  Pr.ligji për Magjistraturën/ Zbardhet strategjia e PD-së

LEXO EDHE:  Po sikur Basha të vijë në pushtet, çfarë do na bëjë…



Më herët ai është arrestuar ndërsa po udhëtonte i armatosur me makinë të blinduar dhe pasi nuk i është bindur urdhrit të policisë për ndalim.

“Në pranga përfundoi Julian Sulo, banues në Karbunarë, Lushnjë, i njohur ndryshe dhe si “Juli i Pashakos”. I riu u kap nga Policia e Lushnjës në bashkëpunim me FNSH-në e Fierit, ku në momentin e arrestimit u bë dhe sekuestrimi i armës së zjarrit tip “Grand Poëer” dhe një krehër me 15 fishekë”, njoftonte Policia.

Gjithçka ka nisur kur gjatë një kontrolli të ushtruar nga policia në lagjen “Gafur Muço”, Julian Sulo, duke udhëtuar me mjetin tip BMË të blinduar, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar.

Pas kësaj, forcat e policisë kërkuan përforcime dhe u vunë në ndjekje të 37- vjeçarit. Në tentativë për t’i shpëtuar kapjes, Julian Sulo braktis makinën e blinduar dhe gjatë largimit në këmbë ka mundur të hedhë disa metra larg automjetit armën që mbante me vete.

I riu nga Lushnja ka mundur të largohet disa metra nga automjeti, duke tentuar të fshihet në rrugicat e qytetit, por përpjekjet e tij morën fund pas ndë- rhyrjes së shpejtë të forcave të policisë. “Falë veprimeve të shpejta të Policisë së Lushnjës dhe FNSH-së Fier, u bë e mundur kapja e këtij shtetasi në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë”, sqaron Policia.

Nga kontrolli, në afërsi të mjetit është gjetur një pistoletë tip “Grand Power” Q 100, një krehër me 15 fishekë dhe një fishek në folenë e armës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Julian Sulo, biznesmen nga Lushnja, nuk është një emër i panjohur nga Policia. Paraprakisht, gjatë marrjes në pyetje, mësohet se 37-vjeçari nuk ka pranuar të flasë, përveçse ka thënë se udhëtonte i armatosur për vetëmbrojtje.

Kjo pasi pak kohë më parë është tentuar të vritet nga disa persona, që e sulmuan me sende të forta, por ngjarja nuk u zbardh asnjëherë. Pavarësisht kësaj, ndaj tij do të rëndojnë akuzat “Prodhimi dhe shitja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Mosbindje e punonjësit të policisë së rendit publik”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ju që qeshët me mua..”/ Korreshi iu përvishet deputetëve që u shkrinë gazit me fjalimin e tij

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka goditur sërish me fjalimin e tij në Kuvend.

Ai sërish ka përmenduar gjendjen e mjeruar në spitalin e Lushnjes.



Ai iu është drejtuar deputetëve që qeshën herë e parë me fjalimin e tij, përfshirë këtu edhe kryetarin e PD-së Lulzim Basha, duke iu tërhequr vëmendjen.

“Nuk e kemi vetëm te vaksinat, për hir të vërtetës i gjithë grupi parlamentar ka qenë pro. Në Lushnjë duhet mik i fortë për të bërë Pfizer, për një skaner duhen dy javë dhe atëherë virusi ka kaluar dy herë në trupin e njeriut. Skaneri i spitalit në Lushnjë do mik, 4 jave qe qytetarët të marrin përgjigjet. Dua ti falenderoj mjekët por jo drejtuesit, në kulmin e pandemisë, ju ftoj të vini ta shikoni urgjencën. Nuk ju kërkoj shumë kohë, vetëm atë që harxhoni në parukeri, ju qeshët herën e parë se aty kalojnë minj, sot aty nuk gjenden mace pasi i kanë çuar në spital të hanë minjtë. Do t’ju lutesha të gjithëve që me rrogën tuaj të parlamentit do t’ia dilnit në fund të muajit, jo më me rrogën e qytetarit”, është shprehur Korreshi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Luftuam virusin me autoblinda e mitralozë”/ Agron Gjekmarkaj tallet me shëndetin e qytetarëve

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj gjatë fjalës së tij sot në Kuvend, ndër të tjera është ndalur edhe tek situata e pandemisë në vend.

Gjekmarkaj, në fjalimin e tij, duket se u tall me shëndetin e qytetarëve.

Nga foltorja e Kuvendit, profesori i Universitetit të Tiranës, deputeti i Lulit, Agron Gjekmarkaj në tentativë për të ironizuar Qeverinë, tha se kryeministri shikon me dashuri dhe ëmbëlsi atërore, teksa falë tyre Shqipëria buzëqesh, mbin bari dhe ujkun s’e ha gomari.



Po ashtu, ai tha se “virusin e luftuam me autoblinda dhe mitralozë”.

Qeveria aktuale shqiptare ka një përmasë të padiskutueshme hyjnore! Ja shikojeni Kryeministrin sa me dashuri dhe ëmbëlsi atërore na sheh duke na kujtuar ditën e gjykimit si Jezusi në Galile.
I bjerrur në besim e qorr dy sysh ai që nuk e sheh apo ndien. Mesia dhe dishepujt nuk administrojnë, ata shpallin të vërtetat solemne të jetës sonë nallane!!
Falë tyre “Shqipëria buzëqesh” ajo nuk zgërdhihet, falë tyre mbin bari, falë tyre ujkun se ha gomari. Falë tyre ngroh dielli, falë tyre nuk rrezohet qielli. Falë tyre mblidhet edhe ky parlament. Falë tyre hapet universiteti me datë 18 tetor! Cila qeveri në botë ia del t’u japë kaq gëzim e sihariqe, të pamundurën ta bëjë të mundur si kjo e jona!

Sillen kështu se janë të mirë e të dëlirë , me besë e shpresë! Pandemia vërtetë qe trazim i madh për botën, gazepi vetë, por ne e luftuam që në fillim virusin me autoblinda e mitralozë! Sa herë kujtoj atë vakt më ngjan se ministria Manastirliu hipur mbi tank nën vështrimin e mallëngjyer të liderit për heronjtë e vet, hedh bumje dhe vret pa frikë 300 a 400 viruse të tërbuara që kishin guxuar të merrnin rrugën drejt Surrelit!”, tha Gjekmarkaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE