LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Thirrja e fortë e ish-Presidentit/ “Të shpëtojmë PD-në për të shpëtuar Shqipërinë”

26 Shtator 2021, 09:11, Politikë CNA
Thirrja e fortë e ish-Presidentit/ “Të shpëtojmë

Ish-Presidenti Bujar Nishani, ka dhënë alarmin se PD-së i janë vënë minat nga Lulzim Basha që në kohën kur ka marrë drejtimi.

Sipas të njëjtit, Basha sot nuk po dëmton thjesht e vetëm Partinë Demokratike por edhe interest e Shqipërisë.

?Asaj partie ai i ka vënë minat me kohë e aq shumë sa e ka dëmtuar nuk ka ku ta çojë më. L. Basha sot po dëmton rëndë Shqipërinë dhe Interesin Kombëtar?,  ka thënë Nishani.

Më tej ky i fundit ka dhënë edhe argumente se si po e dëmton Basha interesin kombëtar.

?Pse Shqipëria dhe Interesi Kombëtar janë duke u dëmtuar rëndë prej L. Bashës ?

Në një kohë që Shqipëria drejtohet nga një qeveri thellësisht antikombëtare, vasale e qarqeve më shqiptarofobe të Beogradit, kësaj qeverie s?ka kush ti dalë përballë e ta rrëzojë !

 Ndërkohë që Serbia po kërcënon rëndë për destabizimin e të gjithë rajonit dhe po pregatitet me shpejtësi për një luftë të re rajonale, qeveria në Shqipëri shërben se make up i shëmtuar i hegjemonisë serbe në Ballkan, opozita e L. Bashës fshihet dhe nuk guxon të ngrejë popullin në këmbë kundër kësaj qeverie kolaboracioniste?, shkruan Nishani.

Sipas ish-Presidentit, L. Basha e ka kthyer PD dhe opozitën në një fasadë të shëmtuar të qeverisjes së E. Ramës.

?Ky është bashkëpunimi më i turpshëm i L. Bashës me E. Ramën në dëm të Interesit Kombëtar dhe në interes të Destabilitetit Rajonal.

Partia Demokratike duhet shpëtuar sa më parë që të shpëtojë Shqipëria?, përfundon reagimin Nishani./CNA.al

Lajmet e fundit nga