LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Situata e tensionuar në veri/ Kryeministri Kurti mbledh krerët opozitarë

26 Shtator 2021, 10:57, Kosova & Bota CNA
Situata e tensionuar në veri/ Kryeministri Kurti mbledh krerët

Situata e tensionuar në veri ka bërë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të takohet me liderët e subjekteve opozitare në Kuvend, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku , për të diskutuar gjendjen e sigurisë në vend.

?U bisedua për situatën dhe zhvillimet në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, si dhe u theksua përkushtimi i institucioneve të Republikës së Kosovës në shërbim të paqes dhe sigurisë, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vend?, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Krerët opozitarë shprehën mbështetjen e tyre për sundimin e ligjit dhe për mbrojtjen e kufijve të vendit.

Situata në veri u tensionua edhe më shumë të shtunën, teksa  Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok u dogj dhe u sulmua Qendra e Regjistrimit Civil në Zveçan, raporton Express.

Nga dyshimet paraprake u raportua për dy bomba dore të hedhura, të cilat nuk shpërthyen.

Për shkak të këtyre zhvillimeve në veri të Kosovës, presidentja Osmani ndërpreu edhe vizitën e saj në Shtetet e Bashkuara./CNA.al

Lajmet e fundit nga