Connect with Us

Shkrumbohet nga flakët banesa në Belsh/ Dyshimet e para

Aktualitet

Shkrumbohet nga flakët banesa në Belsh/ Dyshimet e para

Publikuar

-

cna lajme kronike, rajon

Një shtëpi është shkrumbuar nga flakët mbrëmjen e sotme në fshatin Kajan të Belshit.

Sipas njoftimit të policisë, banesa është në pronësi të 42-vjeçarit me iniciale L.H.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë nga pakujdesia.

Nuk raportohet për të lënduar por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEXO EDHE:  Shkëmbeu zjarr me policinë dhe vrau veten/ Zbardhet dinamika e gjetjes së Fatmir Kolecajt

Njoftimi i policisë:
Cërrik/ Informacion paraprak
Rreth orës 20:50, në banesën e shtetasit L.H., 42 vjeç, banues në fshatin Kajan, Belsh, ka rënë zjarr dhe për pasojë janë djegur orenditë e shtëpisë.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë nga pakujdesia.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Jorida Tabaku si Sudja

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Në politikën shqiptare ndodhin çudira. Në fakt shpesh dëgjojmë për njerëz që vetëm kanë përfituar nga përfshirja e tyre në politikë, pa shumë mund kanë marrë poste, apo karrige. Dhe kur shohin që po “fryn erë”, tentojnë të lexojnë situatën e pastaj të dalin e të rreshtohen në “drejtimin e erës”.

I tillë është edhe rasti i nënkryetares së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e cila në përgjithësi ka qënë e rezervuar në lidhje me debatet apo atë çfarë ndodh në PD.

Por, së fundi mesa duket Jorida Tabaku ka filluar të ecë “qorrazi”, dhe nuk po lexon dot situatën reale në të cilën ndodhet Partia Demokratike, ose halli i saj është diku tjetër.

Jorida Tabaku, një nga drejtueset e larta të PD-së, e cila në këto tetë vite ishte njeriu që shkonte dhe raportonte 24 orë në 24, tek zyra e ish-kryeministrit Sali Berisha, duket se së fundi ka ndërruar “pllakën”.

Ditët e fundit ka filluar të flasë dhe të artikulojë qëndrime që tregojnë se tashmë kemi një Joridë tjetër.

Tashmë Jorida Tabaku është rreshtuar hapur në mbështetje të Lulzim Bashës, pas vendimit personal të këtij të fundit për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD.

Tani nuk kemi përballë atë zonjën serioze, që i maste mirë “hapat” e saj, por kemi një Joridë “bashiste”, që ndoshta për një karrige është gati të “kafshojë” edhe dorën që e ka “ushqyer”. Dhe për më tepër, ka filluar të flasë edhe si Grida Duma, që “Foltoret” me demokratët i quan emocionale.

Nuk ndiej asnjëherë kënaqësi kur ka deklarata emocionale. Nuk ndiej kënaqësi kur dëgjoj të njëjtët argumenta që përdoren nga analistët e majtë, të përdoren nga Berisha, nga dikush që e ka themeluar Partinë Demokratike”-ka deklaruar së fundi Jorida Tabaku.

Pra, nënkryetarja e PD hapur ka sulmuar liderin historik të demokratëve, dhe ka tentuar të gjejë një alibi për të mbrojtur Lulzim Bashën, përballë të vërtetave që artikulon nga Doktori.

Më tej, Tabaku ka folur me fjalët e Lulzim Bashës, duke thënë se PD është e ardhmja, askush nuk mund ta sulmojë e të tjera si këto.

Unë besoj se PD duhet të shohë nga e ardhmja, besoj se PD duhet ti thotë të vërtetat ashtu siç janë. Nuk ka asgjë të keqe të flasësh. Nuk ka asgjë të keqe edhe të kundërshtosh por të cënosh të ardhmen e PD sigurisht unë këtë e shoh me keqardhje.”-tha Tabaku.

LEXO EDHE:  Vlorë/ Zjarr në një magazinë mobilierie

LEXO EDHE:  Vlorë/ Zjarr në një magazinë mobilierie

Në fakt Jordia Tabaku sërish mesa duket nuk ka kuptuar asgjë. Ose bën sikur nuk kupton. Këtë e di vetëm ajo. Por, askush nuk po e sulmon Partinë Demokratike. Përkundrazi ajo që po bën Sali Berisha është një nismë që PD të çlirohet nga pengmarrja. Që PD të mos ketë një kryetar që nuk bën Opozitë, një kryetar pazarxhi dhe ortak të kryeministrit.

Por, përtej këtyre, Jorida Tabaku ka tentuar të justifikojë vendimin personal të Lulzim Bashës, për të përjashtuar nga grupi i PD, liderin historik të demokratëve.



Sipas Tabakut vendimi u mor për të ardhmen e PD.

Ishte vendim i vështirë por i pashmangshëm për të ardhmen e PD, për rrugëtimin dhe betejen që kemi. Dhe ne betejën e vetme e kemi me PS dhe askënd brenda nesh”-tha Tabaku.

Pra, sipas nënkryetares së PD, duke përjashtuar figurat historike të demokratëve, po “luftojnë” PS-në?

Këtë mund ta thotë vetëm Jorida Tabaku, Lulzim Basha dhe servilët që i rrinë nga pas.

Por “qershia mbi tortë”, e qëndrimit të Jorida Tabaku, ishte deklarata e saj se tani nuk është moment që të flitet për statut, dhe për procedura.

Mos ta shohim këtë si një çështje statuti, interpretimi por ta shikojmë si një çështje e rëndësishme për të ardhmen e PD-së dhe të përpiqemi të gjithë bashkë dhe të kontribuojmë, sesi mund ta bëjmë PD më të madhe sesi mund ta bëjmë atë forcë qeverisëse, edhe më demokratike, edhe më të bashkuar.

Sot askush nuk e ka luksin që të sulmojë Partinë Demokratike”-ka deklaruar Jorida Tabaku. Një deklaratë e turpshme për një nënkryetare.

Por, në fakt ajo që duket qartë, përtej rreshtimit në krah të Bashës, me shpresën për një karrige, apo me shpresën se do ta kandidojë për kryetare të Bashkisë së Tiranës, ajo që vihet re është se tani kemi një Joridë tjetër, një Joridë që flet si Sudja dikur.

Nuk kanë shumë ndryshim. Sudja zhduku lekët e shqiptarëve, ndërsa Jorida dhe komponenti i saj po zhdukin Partinë Demokratike.

Zgjodhi Suden, jo PD-në. Për një karrige u shkri tek “Kompetent Luli”./CNA.al

Jorida Tabaku, një përgjigje e detyruar

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Gazetari humb betejën me Covid 19/ Meta: Do kujtohet si shembulli i duhur për brezat e rinj

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për familjen e gazetarit të njohur Artjan Tepelena, i cili ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me Covid 19.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Meta shkruan se Artjan Tepelena do të kujtohet si lektori dhe shembulli i duhur i brezave të rinj të gazetarëve shqiptarë, në mbrojtje të fjalës së lirë dhe kundër konformizmit në profesion.

Trishtim për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit të mirënjohur Artjan Tepelena, i cili humbi sot betejën me COVID-19.



LEXO EDHE:  Vrasja e Lefter Zhidrus në Elbasan/ Noka: Po të isha si Lleshaj do jepja dorëheqjen brenda 24 orëve

LEXO EDHE:  Vrasja e Lefter Zhidrus në Elbasan/ Noka: Po të isha si Lleshaj do jepja dorëheqjen brenda 24 orëve

Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe komunitetit të gazetarëve!

Me kontributin e tij të gjatë dhe të pazëvendësueshëm në media, Artjan Tepelena do të kujtohet si lektori dhe shembulli i duhur i brezave të rinj të gazetarëve shqiptarë, në mbrojtje të fjalës së lirë dhe kundër konformizmit në profesion.

Të prehet në paqe!”, shkruan Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Operacioni antidrogë në Gramsh/ Sekuestrohen 5 kg lëndë narkotike, dy persona në pranga

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Tunjë”. Policia në Gramsh ka vënë në pranga dy persona dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar  5 kg lëndë narkotike kanabis, 3 automjete dhe 2 telefona celular.

Shtetasit e arretsuar janë A.B., 30 vjeç, banues në fshatin Çerrice, Çorovodë, dhe M.D., 31 vjeç, banues në fshatin Zhepe, Çorovodë.

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit M.H., 22 vjeç dhe S.Q.,23 vjeç, banues në Gramsh, ku vijon puna  për kapjen e tyre.

“Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Tunjë”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh.



Sekuestrohen 5 kg lëndë narkotike kanabis, 3 automjete dhe 2 telefona celular.Vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallen në kërkim dy  të tjerë.

Në vijim të punës për goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, zhvilloi operacionin policor antidrogë të koduar “Tunjë”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A.B., 30 vjeç, banues në fshatin Çerrice, Çorovodë, dhe M.D., 31 vjeç, banues në fshatin Zhepe, Çorovodë.

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit M.H., 22 vjeç dhe S.Q.,23 vjeç, banues në Gramsh, ku vijon puna  për kapjen e tyre.

Arrestimi dhe shpallja në kërkim  e  këtyre shtetasve u bë pasi në aksin rrugor Gramsh-Tunjë, gjatë kontrollit të automjeteve , shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale 5 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale , “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim”, ka njoftuar policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE