Connect with Us

Rriten temperaturat/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Aktualitet

Rriten temperaturat/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Këtë të diel vendi ynë do të vijoj të ndikohet nga vlerat e larta barike të cilat do të diktojnë mot të qëndrueshëm në Shqipëri, ku paraditja do të jetë me kthjellime në ultësirën perëndimore dhe kalim vranësirash në pjesën tjetër të territorit.

Por në orët vijuese vranësirat e lehta do të shfaqen edhe në zonën e ulët, duke e lënë bregdetin në dominimin e kthjellimeve.

LEXO EDHE:  Ndryshon moti/ Reshje dhe ulje të temperaturave në të gjithë vendin

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 32°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Agjencia për bashkëqeverisje”/ Bylykbashi kundër, Gjiknuri i kujton Berishën

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ministrja Elisa Sporopali ka prezantuar në Komisionin e Ligjeve, projektligjin e “Agjencisë për dialog dhe bashkëqeverisje”.

Por, projektligji në fjalë është kundërshtuar nga deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, i cili theksoi se ngritja e kësaj platforme është tregues i qartë i politizimit të administratës.

“Administrata është e paaftë për më tepër dhe e politizuar. Të gjithë e mbajmë mend si e shkatërruat ligjin civil me akt. Është tregues i qartë i politizimit ët administratës ky ligj. Ju nuk po përpiqeni që secili institucion më vete të jetë funksional. Rritja në nivelin e ligjit është qëllim për të centralizuar proces të mëtejshme. Problemet që tregon janë të qarta. Është një ligj që cenon parimet e shtetit të së drejtës. Dublon procese që ndodhin. E fundit që kanë nevojë shqiptarë është konfuzioni i qytetarëve. Dhe gjithë zgjidhja na qenka kjo agjencia, ky super shteti. Pra jo secili organ më vete. Përpjekja për të ndërhyre me ligj shton konfuzionin. Deri në nivelin e agjencisë ndodh se nuk ka impakt por duke ngritur në nivelin e ligjit do e shikoni impaktin pas disa vitesh. Kjo do të ulë efektivitetin e punës. Do të çojë edhe në rritjen e konfliktit. Më shumë ankesa do t’i drejtohen gjyqësorit, atij gjyqësor që sot nuk ekziston. Ky ligj shërben edhe për të kamufluar këtë dështim të madh në reformën në drejtësi. Do të vështirësojë edhe eksesin e qytetarëve. Atyre iu duhet zgjidhja efektive që nuk duhet të vijë nga agjencia por nga mirëfunksionimi i institucionit përkatës,” -theksoi ai.

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

LEXO EDHE:  Çfarë do ndodhë nesër me motin/Zonat që do prekin ekstremin

Por, pas Bylykbashit, ka reaguar deputeti i PS, Damian Gjiknuri.

Sipas tij ky ligj normon të drejtën kushtetuese të qytetarëve, atë të ankesës.



Gjiknuri kujtoi se ish-kryeministri Sali Berisha e nisi këtë nismë me anë të telefonit, duke vendosur një numër kontakti për të gjithë qytetarët.

“Ky ligj mundohet të normojë një të drejtë që është kushtetuese, ajo e ankesës. Nuk e vë njeri në diskutim që të gjitha ogranet kanë detyrimin t’u përgjigjen qytetarëve. Por ne jetojmë në kohën e formalizimit, që jo të gjithë qytetarët e kanë mundësi për të ndjekur të drejtën e tyre. Mërziteni ju, Berisha ai i pari, dikur ngriti një telefon që të më marrin mua. Sot u ngrit një platformë moderne. Tani krijohet një departament i tërë. Ne duam të ngremë një institucion,”- tha Gjiknuri./CNA.al

Debatet në Komisionin e Ligjeve/ Xhafaj “përplaset” me Spiropalin

LEXO TE PLOTE

Kronika

Në kërkim për falsifikim dokumentesh/ Prangoset 39-vjeçari

Publikuar

-

Nga

cna kronike

Një 39-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës, është vënë në pranga nga Policia e Korçës.

Mësohet se shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim S. M., 39 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec.



Ky shtetas u ndalua, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 06.07.2021, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në​ burg” për veprën penale​ “Falsifikimi i dokumenteve”, në lidhje me ngjarjen e datës 14.07.2021, ku u finalizua operacioni “Kontrata”, si rezultat i të cilit u ndalua ish-drejtori dhe një punonjës i Postës Korçë dhe u morën masa shtrënguese ndaj disa punonjësve të tjerë.

LEXO EDHE:  Ndryshon moti/ Reshje dhe ulje të temperaturave në të gjithë vendin

LEXO EDHE:  Moti i keq/ Cila zonë ka mbetur pa energji elektrike?

Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, të cilët referuan materialet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Rrëmbim, prostitucion, dhunë seksuale/ Shkatërrohet banda e rrezikshme shqiptaro-italiane

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

11 persona, anëtarë të një bande italo-shqiptare, e cila merrej me shfrytëzim prostitucioni kanë rënë në prangat e policisë italiane.

Mediat italiane bëjnë të ditur se banda akuzohet se shfrytëzonin prostitucion vajzat shqiptare në Bologna.



Hetimi për goditjen e këtij grupi kishte zgjatur një vit, ndërsa siç raportojnë sot mediat italiane, grupi i vajzave shqiptare detyrohej të prostituonte në Via Emilia, Anzola dhe Valsamoggia. Anëtarët e grupit zotëronin disa apartamente në qendër të Bologna, në të cilat vajzat shkonin me klientët.

LEXO EDHE:  Mbërrin super lajmi nga moti/Çfarë do ndodhë nga nesër

LEXO EDHE:  Horoskopi sipas Paolo Fox/ Si do të jetë kjo e Dielë për secilën shenjë të zodiakut

Të arrestuarit akuzohen për rrëmbim, shfrytëzim prostitucioni, dhunë seksuale, përndjekje. Tre apartamente në qendër të qytetit u konfiskuan. Gjithashtu u sekuestruan shuma të mëdha parash, celularë dhe sende të tjera.

LEXO TE PLOTE