LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qarkullonte me taksi në Durrës/ 25 vjeçari kapet me 6 kg lëndë narkotike dhe armë zjarri

26 Shtator 2021, 09:00, Kronika CNA
Qarkullonte me taksi në Durrës/ 25 vjeçari kapet me 6 kg

Finalizohet operacioni i koduar ?Selekt?. Policia ka arrestuar në flagrnacë një 25 vjeçar në Durrës.

25 vjeçari me inicialet E.M po qarkullonte metaksi ku është ndaluaer nga policia.

Gjatë kontrollit në mjetin e tij janë gjetur 6 kg cannabis sativa si dhe një armë zjarri (pushkë)

Finalizohet operacioni policor i koduar “Selekt”.

Operacioni i zhvilluar nga seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe Forcat Operacionale në DVP Durrës.

Sekuestrohen rreth 6 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe 1 armë zjarri pushkë.Policia ka arrestuar në flagrancë një 25 vjeçar,  poseduesi i lëndës narkotike dhe armës së zjarrit, i cili po qarkullonte me taksi.

Seksioni i Hetimit të Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe Forcat Operacionale në DVP Durrës, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe kapjen e personave që disponojnë armë zjarri, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Selekt”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi Elton Maxhaku, 25 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi shërbimet e Policisë kanë ndaluar në lagjen nr. 2, Durrës, mjetin tip taksi me të cilën ky shtetas e kishte pronotuar për të lëvizur. Gjatë kontrollit të ushtruar në bagazhin e mjetit tip taksi, shërbimet e Policisë gjetën  rreth 6 kg lëndë narkotike cannabis sativa e presuar dhe 1 armë zjarri (pushkë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./ CNA.al

Lajmet e fundit nga