Connect with Us

Policia aksion ndaj shoferëve/ Ja sa gjoba dhe patenta janë pezulluar

Aktualitet

Policia aksion ndaj shoferëve/ Ja sa gjoba dhe patenta janë pezulluar

Publikuar

-

Policia Rrugore ka vijuar edhe sot kontrollet në të gjitha akset e vendit për parandalimin e aksidentevet.

Sipas njoftimit të policisë në bypassin e Fierit janë konstatuar makina që lëviznin me shpejtësi mbi 180km/h.

Për rrjedhojë në këtë aks janë ndaluar dhe gjobitur 29 drejtues mjetesh të cilëve u janë pezulluar dhe lejet e drejtimit.

Njoftimi i policisë:

Fier-Vlorë, Lezhë-Shkodër dhe Elbasan-Rrogozhinë/ Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, me dronë e radarë përgjatë fundjavës, për parandalimin e aksidenteve, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore.

Njësia Operaci Policia Rrugore ka vijuar kontrollet në të gjitha akset e vendit.onale e Drejtorisë së Policisë Rrugore vijon monitorimin e qarkullimit të automjeteve në Bypass-in e Fierit, në autostradën Levan-Vlorë-Levan, në Lezhë-Shkodër dhe në Elbasan-Rrogozhinë.

Si rezultat i monitorimit me radar, përgjatë fundjavës janë evidentuar drejtues mjetesh që abuzonin me shpejtësinë, deri në 180 km/h në Baypass-in e Fierit.

Gjatë 48 orëve të fundit, nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore janë ndëshkuar për shpejtësi mbi normat e lejuara, 29 drejtues mjetesh, me pezullim të lejes së drejtimit nga 1 muaj deri në 6 muaj, me masa administrative nga 8.000 deri në 25.000 lekë të rinj dhe me zbitje 3 pikë nga leja e drejtimit.

LEXO EDHE:  Krimi po iu zë sytë/ Policia bën kërdinë kap 8 m3 dru

Njëkohësisht, po për shpejtësi, që varionte nga 150 km/h deri në 170 km/h, janë vendosur edhe 3 masa administrative 40.000 lek të rinj, pasi drejtuesit e automjeteve që u konstatuan në shkelje, ishin rezident në një shtet tjetër.

Gjithashtu, gjatë monitorimit janë ndëshkuar me masa administrative nga 2.000 deri në 4.000 lekë të rinj secili, 73 drejtues mjetesh, për shpejtësi tej normave të lejuara, por pa masën plotësuese të pezullimit të lejes së drejtimit.

Po gjatë 48 orëve të fundit, nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, gjatë monitorimit me dronë, për parakalime të gabuara, përdorim celulari dhe mosvendosje të rripit të sigurimit, janë ndëshkuar me masë administrative 158 drejtues mjetesh, nga këta 67 për parakalime të gabuara, 59 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe 32 për mosvendosje të rripit të sigurimit.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Ekzekutimi mafioz në Elbasan/ Policia aksion “Blic”, kontrolle të befasishme makinave luksoze

Publikuar

-

Nga

#cnanews #cnalajme #citynews #citynewslajme #cnaal #lajmecna #lajme #politikecna #cnapolitike #cnaeditorial #cnashowbizz #showbizcna #cnaopinion #opinioncna

Policia e Elbasanit po zhvillon një aksion “Blic”,  në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Luleve, pikërisht aty ku u ekzekutuan disa ditë më parë Lulzim Bitri dhe Ardian Çollaku.

Policia po ushtron kontrolle duke ndalur automjete që kryejnë manovra të rrezikshme si dhe makinave të shtrenjta u bëhet kontroll fizik dhe të dokumentacionit.



Ende nuk është raportuar për ndonjë person të shoqëruar.

LEXO EDHE:  Aksidentohet furgoni i policisë/ Përmbyset në mes të autostradës

LEXO EDHE:  Shpërndanin drogë pranë shkollave/ Arrestohen dy të rinjtë

Kujtojmë se vrasja ndodhi vetëm pak ditë më parë, ku Lulzim Bitri dhe Ardian Çollaku u ekzekutuan sapo zbritën nga makina. Bitri mbeti i vdekur në vend kurse Çollaku e ndërroi jetë disa orë më vonë në Spitalin e Traumës. / CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

U helmuan nga alkooli/ 34 viktima në Rusi, dhjetëra të tjerë në gjendje të rëndë

Publikuar

-

Nga

cna lajme bota

34 persona kanë humbur jetën në Rusi pas një helmimi masiv, që dyshohet të jetë shkaktuar nga alkooli.

Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se dhe 24 persona të tjerë janë duke u trajtuar në spitalet rajonale të vendit. Policia ka arrestuar 10 persona deri më tani.



Mësohet se 7 prej personave që po trajtohen në spital janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

LEXO EDHE:  Iu gjet vaj hashashi/ Policia arreston 3 persona

LEXO EDHE:  Kërkoheshin prej kohësh nga Intrepoli/ Arrestohen në Rinas dy persona

Mijëra shishe alkool të dyshuara janë sekuestruar në dyqanet dhe magazinat në rajon. Testimet treguan se shumë prej atyre shisheve përmbanin metanol vdekjeprurës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Nënsekretarja amerikane e Shtetit vizitë në Moskë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Rusia ka marrë vendim të lejojë Nënsekretaren amerikane të Shtetit, Victoria Nuland të vizitojë këtë vend për bisedime, pavarësisht se e kishte futur më parë atë në listën e zezë.

Moska bëri të ditur të dielën se ky vendim vjen pasi Uashingtoni ra dakord të heqë kufizimet e udhëtimit të vendosura ndaj një shtetasi rus.

Zyrtarja amerikane pritet të vizitojë Moskën nga 11 deri më 13 tetor, vizitë që ndodh në një kohë kur marrëdhëniet politike mes dy vendeve janë tejet të tendosura. Departamenti i Shtetit tha se ajo do të takohet me zyrtarë të lartë rusë për të diskutuar çështje dypakëshe, rajonale e globale.



“Ajo (Victoria Nuland) ishte në listat tona të sanksioneve, që do të thotë se nuk mund të futej në Rusi”, njoftoi agjencia e lajmeve RIA duke iu referuar komenteve të zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova. “Ata (Uashingtoni) kishin të përfshirë rusë dhe ekspertë të politikës së jashtme në listat e tyre të sanksioneve. Pra në këtë rast çështja u zgjidh mbi baza pariteti. Po, ajo do të vizitojë Rusinë”, shtoi ajo.

LEXO EDHE:  I shpallur në kërkim se tentoi të vriste një 38 vjeçar/ Kapet në flagrancë i riu nga Vlora

LEXO EDHE:  Kërkoheshin prej kohësh nga Intrepoli/ Arrestohen në Rinas dy persona

Më pas zonja Zakhrova sqaroi për radion “Govorit Moskva” se SHBA kishte hequr nga lista e sanksioneve një shtetas rus. Por ajo nuk dha detaje rreth identitetit të tij.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një sërë sanksionesh ndaj Rusisë. Marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit arritën në pikën më të ulët që pas Luftës së Ftohtë, në vitin 2014 kur Rusia aneksoi Krimenë. Marrëdhëniet vazhdojnë të jenë të tensionuara edhe për një sërë çështjesh të tjera./ VOA

LEXO TE PLOTE