LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Parajsa në Ferr/ Historitë e pabesueshme të 10 miliarderëve që mbetën trokë

26 Shtator 2021, 06:23, Politikë CNA
Nga Parajsa në Ferr/ Historitë e pabesueshme të 10

Dihet se në këtë botë gjërat ndryshojnë me kalimin e kohës. Nuk ka rëndësi se sa i pasur apo i varfër mund të jesh në një moment të caktuar. Situata mund të ndryshojë sa hap e mbyll sytë. Ne kemi parë jo pak fatlumë, që kanë punuar shumë, duke arritur ta ndryshojnë statusin e tyre financiar, por edhe shumë manjatë të biznesit që e shkatërruan perandorinë falë stilit të jetës, apo vendimeve të gabuara. Ja cilët janë disa prej tyre.

E njohur edhe si ?Catwoman?, Xhoslin Uajldenshtein, shpenzonte çdo muaj 1 milion dollarë për blerje luksoze, dhe paguante 5.000 dollarë vetëm për faturat e telefonit. Ajo ishte e fiksuar pas operacioneve plastike, dhe donte patjetër që të kishte tiparet e fytyrës së maces. Në majin e vitit 2018, ajo paraqiti pranë organeve tatimore formularin e falimentimin, duke pretenduar se kishte 0 dollarë në llogarinë e saj bankare.

Në dosje thuhet se 77 vjeçarja nga Manhatani fiton jo më shumë se 900 dollarë në muaj, në formën e asistencën nga sigurimet shoqërore. Ajo pretendon se disa nga shpenzimet e saj paguhen tani nga miqtë dhe familja e saj. Dikur ajo zotëronte shumë prona, mes të cilave 3 apartamente në katin 51 të Kullës Trump, me një vlerë të përbashkët prej 11.75 milion dollarësh.

Bernard Medof ngriti skemën më të madhe piramidale në histori, duke mashtruar mijëra investitorë për një shumë prej miliarda dollarë, gjatë një periudhe prej të paktën 17 vjetësh. Në vitin 2009, ai u dënua me 150 vite burg. Meqë ai ishte një financier me një reputacion të mirë; disa investitorë ia besuan atij paratë e tyre.

Medof u premtoi në këmbim fitime të qëndrueshme. Por në fund investitorët humbën në total 65 miliardë dollarë, dhe mashtrimi i tij mbeti i pazbuluar për dekada të tëra. Deri vitin e kaluar, vetëm 3.2 miliardë dollarë u ishin rikthyer viktimave të Medof nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Medof ngriti që në vitin 1960 kompaninë e tij, e cila luajti një rol udhëheqës në fillimin e bursës së Nju Jorkut, NASDAQ. Përveç kësaj, ai ishte pjesë e bordit të Shoqatës Kombëtare të Tregtarëve të Letrave me Vlerë. Prandaj, shumë njerëzit besuan se ajo që po bënte ishte e drejtë. Por gjërat filluan të marrin tatëpjetën kur investitorët e tij kërkuan një pagesë totale prej 7.5 miliardë dollarësh, në një kohë që ai kishte gati vetëm 200-300 milion dollarë.

Elizabet Holms kishte dikur një pasuri neto prej 5 miliardë dollarësh, dhe ishte një figurë

e shquar e Silicon Valley. Ajo zotëronte një laborator të madh të analizave të gjakut, ?Theranos?, me vlerë 9 miliardë dollarë. Më vonë, u zbulua se testet e gjakut të ?Theranos? ishin shumë të pasakta.

Në qershorin e vitit 2018, ajo u akuzua për mashtrim, teksa ?Forbes? e uli në gati zero vlerësimin e pasurisë së saj. Afro 50 për qind e pasurisë së Holms vinte nga ?Theranos?, të cilën ajo e themeloi në vitin 2003 për të revolucionarizuar testet diagnostikuese.

Sot aksionet e ?Theranos? nuk tregtohen në asnjë bursë. Ato u blenë nga investitorët në vitin 2014 me një çmim të fryrë, që nënkuptonte një vlerësim prej 9 miliardë dollarësh për kompaninë.

Por kur u akuzua për kryerjen e testeve të pasakta, dhe u vendos nën hetim nga një sërë agjencish federale, ?Forbes? bëri një vlerësim të ri, sipas së cilit të ardhurat e ?Theranos? janë më pak se 100 milion dollarë.

Gudmundsson ishte dikur njeriu i dytë më i pasur i Islandës, me shumë aksione në bankën ?Landsbanki?. Por banka e tij falimentoi gjatë krizës financiare të vitit 2008, dhe u ble në fund të atij viti nga qeveria Islandeze.

Deri në marsin e atij viti, Gudmundsson kishte një pasuri neto prej 1.2 miliardë dollarësh në, por ?Landsbanki? dështoi vetëm pas 7 muajsh. Ish-miliarderi Islandez kishte pasur një karrierë të gjatë, si drejtues në një kompani birre dhe si pronar i një ekipi futbolli. Ai nisi të kishte probleme me drejtësinë që në mesin e viteve 1980 kur kompania e tij, Hafskip, falimentoi dhe ai u dënua me 1 vit e gjysmë burg për zhvatje.

Pas daljes nga burgu ai shkoi në Rusi për të rimarrë pasurinë e tij. Ai dhe i biri blenë një kompani të prodhimit të pijeve freskuese, të cilën e shndërruan në një fabrikë birre, duke pasur sërish sukses. Gudmundsson u bë sërish një miliarder. Por në dhjetor 2008, pasuria e tij ishte zhdukur. Në gushtin e vitit 2009, ai paraqiti formularin e falimentimit, duke deklaruar më shumë se 500 milion dollarë borxhe.

Në vitin 2012, biznesmeni brazilian ishte njeriu i shtatë më i pasur në botë, dhe njeriu më i pasur në Brazil. Ai kishte një pasuri neto prej 35 miliardë dollarësh. Por në vitin 2014, ai e  humbi të gjithë pasurinë e tij, dhe madje kishte një borxh bankar prej 1.2 miliardë dollarësh.

Batista u bë i pasur nga minierat që zotëronte babait të tij, duke qenë milioner që në moshën 23 vjeçare.

Më vonë, ai ngriti kompaninë e tij të minierave të arit, që çoi në krijimin e ?EBX Group?.

Në vitin 2000, ai kishte një pasuri neto prej 20 miliardë dollarësh, duke pasur në pronësi 8  miniera ari në Kanada dhe Brazil, dhe një minierë argjendi në Kili.

Ai ngriti 5 kompani të tjera, ?MPX? në energjitikë, ?MMX? në miniera, ?LLX? në logjistikë, ?OGX? në naftë dhe ?OSX? për industrinë e parajsave fiskale. Të gjitha kompanitë e tij lulëzuan, duke e çuar pasurinë e tij në 35 miliardë dollarë në vitin 2012.

Por prodhimi i naftës në zonat e blera prej tij, ishte shumë më i vogël nga sa ishte parashikuar. Kjo e zbehu  besimin e investitorëve, dhe ia vështirësoi financimet e mëtejshme. Në vitin 2013, kompania kishte 5.1 miliardë dollarë borxhe. Sot Brazili ka konfiskuar të gjitha pasuritë e Batistas, dhe ky i fundit është dënuar me 13 vite burg.

Ai u quajt ?Mbreti i Kohëve të Mira?,dhe u bë prodhuesi më i pasur i pijeve në Indi në moshën 28 ??vjeçare, pasi mori drejtimin e njërit prej bizneseve të babait të tij. Me këtë kompani, ai grumbulloi një pasuri prej 1.5 miliardë dollarësh. Por kur borxhet e kompanisë ?Kingfisher Airlines? u rritën, filluan edhe problemet e tij financiare.

Kompania e tij ajrore, e themeluar në vitin 2005, dhe falimentoi gjatë krizës financiare globale të vitit 2008, që solli edhe rritjen e ndjeshme të çmimeve të karburantit. Ai u arratis në Britani në vitin 2016, pasi u kërcënua me padi në gjykatë nga huadhënësit.

Si pasojë e borxheve në rritje, ?Kingfisher Airlines? u detyrua të ndërpresë aktivitetin në vitin 2012. Për më tepër, kjo linjë ajrore u vendos nën hetim për parregullsi financiare dhe devijim fondesh.

Stenford u dënua për skemën e dytë më të madhe piramidale në historinë e SHBA-së, dhe aktualisht po vuan një dënim prej 110 vitesh burg të dhënë në vitin 2012. Më shumë se 18.000 investitorë humbën 7 miliardë dollarë në skemën e tij mashtruese, dhe ata nuk janë kompensuar ende për humbjet e tyre.

Ish-bankieri e realizoi atë mashtrim duke dezinformuar 50.000 investitorët se sa mirë menaxhoheshin investimet e tyre. Stenford u akuzua për mashtrim nga Komisioni i Letrave me Vlerë, por ai ka deklaruar vazhdimisht se është i pafajshëm, dhe viktimë e një hetimi të rremë.

Klug investoi një shumë të madhe parash mbi një fermë me vreshta, shumë të cilën ajo e fitoi nga divorci me ish-bashkëshortin. Investimi u krye së bashku me burrin e saj të tretë, Uilliam Mozes. Disa muaj pasi verërat ?Kluge? u shfaqën në tryezat e shoqërisë së lashtë, ato nisën të tregtohen edhe në restorantet luksoze.

Për këtë arsye, Klug vendosi që ta zgjerojë biznesin e saj. Ajo mori 65 milionë dollarë hua dhe zgjeroi kapacitetet prodhuese. Por ai ishte dhe fillimi i rrënimit të saj. Blerësit nuk u tërhoqën më nga verë arat që ajo prodhonte,ndaj dhe vlera e verërave ra ndjeshëm.

Ferma u nxor në shitje në vitin 2009 nga Kluge, fillimisht me një çmim 100 milionë dollarë, më pas u reduktua në 48 milionë dollarë dhe në fund në vetëm 24 milionë dollarë. Më pas ajo u përpoq të shiste sende të tjera për të shlyer huanë, përfshirë të gjitha sendet e saj personale, përfshirë bizhuteri, veprat e artit, mobiliet, etj, që vlenin vetëm 15.1 milionë dollarë.

Meqë ferma nuk pati asnjë blerës, në vitin 2010 Klugsh palli falimentin dhe Banka e Amerikës që ishte huadhënëse ia konfiskoi shtëpinë dhe e nxori atë në ankand, blerësi i saj ishte Donald Trump.

Meklendon ishte bashkëthemelues i kompanisë së gazit ?Chesapeake Energy?, dhe kishte një pasuri neto prej 1.2 miliardë dollarësh. Në vitin 2016, ai u akuzua për komplot federal për manipulim të padrejtë të ofertave të shpimit. Dhe kur vdiq kishte një mal me borxhe.

Më 2 mars 2016, Xhon Rejmond, drejtues ekzekutiv i ?Energy and Minerals Group? (EMG), u dërgoi një njoftim të gjithë investitorëve të tij se ai nuk do të punonte më me Obrej Meklendon. Në atë kohë ?Chesapeake Energy? arrti të ishte e dyta në SHBA për prodhimin e gazit natyror.

Gjithsesi, ai ishte në prag të një rënie të habitshme. Prokurorët federalë e akuzuan Meklendon për manipulimin e ofertave të shpimit, vetëm një ditë para se Rejmond të dërgonte memon e tij. Kompania e sapoformuar e Meklendon, ?American Energy Partners?, kishte investuar më shumë se 3 miliardë dollarë tek EMG.

Më 2 mars, Meklendon shkoi në zyrën e tij dhe dërgoi disa e-maile. Pastaj hipi makinën e tij dhe u largua nga Oklahoma për në veri. Më pak se 20 minuta më vonë, ishte duke ecur me 110 km/h, kur u përplas me parmakët e një urie. Meqenëse nuk mbante rrip sigurimi, Meklendon gjeti vdekjen e menjëhershme.

Kuin ishte njeriut më i pasur i Irlandës. Por investimet e tij të këqija, bënë që ai të humbte pjesën më të madhe të pasurisë së tij. Në marsin e vitit 2008, Shon Kuin ishte njeriut i 164-të më i pasur në botë, me një pasuri neto prej 6 miliardë dollarësh, dhe12-ti më i pasur në Britaninë e Madhe.

Kuin ishte një biznesmen i bërë vetë. Ai krijoi një rrjet biznesesh që xhironin miliarda paund duke shitur zhavorr, të cilin e nxirrte nga ferma e familjes së tij në Derrilin. Por në vitin 2010, e gjithë perandoria e tij u rrëzua, dhe një vit më vonë, ai shpalli falimentin, duke pretenduar se kishte më pak se 55 mijë paund pasuri. Banka IBRC që ishte huadhënësja e tij kryesore u përpoq të rimbursonte2 miliardë euro që i kishte borxh familja Kuin. Shon Kuin u dënua me burg në nëntor të vitit 2012 për shpërfilljen e vendimeve të gjykatës./Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga