Connect with Us

Nga burgu te titulli “kampion bote”/ Jeta si në filma e Florian Markut

Kombëtare

Nga burgu te titulli “kampion bote”/ Jeta si në filma e Florian Markut

Publikuar

-

Florian Marku është një nga sportistët shqiptarë të momentit, pasi me triumfet e tij ka ngjallur kureshtje si brenda, edhe jashtë vendit, ku kryen edhe aktivitetin e tij si kikboksier. “Mbreti” shqiptar arriti të triumfonte të shtunën mbrëma, ndaj ukrainasit, Maks Prodan, duke i rrëmbyer kundërshtarit edhe titullin e kampionit të botës në IBF.

Marku, është kampion ndërkombëtar në stilin e tij dhe në mbi 45 ndeshje të zhvilluara në kikboks dhe 5 në kategorinë UFC, 28-vjeçari i lindur në Lushnjë, por i formuar si sportist në Greqi, nuk njeh asnjë humbje. Marku momentalisht është i pamposhtur, teksa në 10 duele, ka arritur të fitojë 9 prej tyre, teksa 1 është mbyllur në barazim.

Shpirti i tij rebel dhe luftarak ka bërë që Florian Marku të provojë edhe burgun, ku tregon edhe historitë e ndryshme që ka përjetuar gjatë kësaj eksperience. Gjatë një interviste për “Panorama Sport”, disa kohë më parë Marku tregoi vështirësitë e karrierës së tij, dëmtimet e deri tek ëndrrat e së ardhmes. Por, për të gjithë ata që njohin vetëm këtë anë të medaljes, në këtë artikull po ju zbulojmë anën tjetër të medaljes, atë të romantikut të lumtur.

Nëse jeni kuriozë të dini më shumë rreth statusit të tij, ja ku po jua zbulojmë! Floriani është i martuar me një vajzë të panjohur në publik, që quhet Eirini Konomi, teksa së fundmi pret të bëhet edhe baba. Floriani, 1.74 m i gjatë dhe me trupin gjithë muskuj, ka lindur në Lushnjë, por me origjinë është
nga Kosova.

Nisur nga historia e familjes sime, di që gjyshi im është nga Kosova, por gjatë regjimit komunist ka qenë i internuar në Lushnjë, së bashku me shumë kosovarë të tjerë. Këtu ka jetuar edhe babai im. Prandaj unë kam lindur në qytetin e Lushnjës. Pas viteve ’90, familja ime emigroi në Greqi, duke u vendosur në Selanik”,- ka treguar ai në një intervistë për “Panorama Sport”.

Po sa i vështirë ka qenë fillimi i karrierës për të arritur te suksesi?

“Normalisht, që kam pasur shumë vështirësi. E kam nisur karrierën kur isha vetëm 11 vjeç, duke punuar shumë gjatë seancave stërvitore. Kam pasur shumë vështirësi, por ia kam dalë falë vullnetit e përkushtimit. Ky ka qenë vetëm fillimi, pasi ëndrrat e mia kanë qenë shumë të mëdha dhe mund të them se këto janë vetëm hapat e parë. Kam besimin në realizimin e një ëndrre të madhe dhe shumë të ndritur. Besoj shumë se do t’ia arrij që të dal kampion bote”.

Përveç sportit, ai është shumë i ndjekur në rrjetet sociale, pasi e shohin si model për formën fizike.

Kjo formë vjen nga stërvitja e madhe që unë bëj. Asnjë gjë nuk vjen pa punë. Stërvitja intensive është thelbësore. Një kohë shumë të madhe ia kushtoj kësaj pjese. Bëj vrap çdo mëngjes, punoj me thesin “Sparing” dhe me trajnerin George Armagos, bëj shumë raunde “Pau”.

DETAJE NGA JETA PROBLEMATIKE E NJE KAMPIONI

E, natyrisht, suksesi kërkon sakrifica, ndaj jeta e Florian Markut është si në filma, pasi brenda tij ka ring, burk, medalje dhe dashur. Në lidhje me fillimet e karrierës, ai e rrëfen kështu jetën e tij:

Fillimisht, karrierën e kam nisur në Greqi, në moshën 11-vjeçare dhe vështirësinë e madhe e kam pasur në moshën 18vjeçare. Të them të drejtën, Greqia më ka përkrahur dhe nuk kam pasur probleme me prejardhjen apo kombësinë. Me çdo kundërshtar, kur fitoj, ndjesia është shumë e madhe. Sigurisht që kur fitoj, reagimi i grekëve është normal, ndonëse disa prej tyre nuk u gëzohen fitoreve të mia. Por, nuk kanë pasur se çfarë të thoshin. Isha më i miri në ring, kështu që asnjë nuk mundet të flasë të kundërtën”.

Je grindur me ndonjë në Greqi jashtë ringut dhe cilat kanë qenë arsyet që ke përfunduar në burg?

Si tip impulsiv, jam përfshirë gjithnjë në problemet që ka pasur shoqëria ime, kështu që nuk më kanë munguar sherret në Greqi. Nga sherret që bëja, kam përfunduar në burg. Pas një sherri që ndodhi në Greqi, kam qëndruar një vit e gjysmë në burg. Burgun e kam bërë edhe në Austri, ku kam qenë në arrest për katër muaj dhe më pas më transferuan në Greqi, në burgun e Vjedhatas në Selanik, ku kreva pjesën e mbetur. Po ju tregoj rastin se si më arrestuan një ditë para ndeshjes. Sapo shkova në shtëpi, në Linz, erdhën e më arrestuan. Të nesërmen, unë kisha ndeshjen, por Interpoli i Austrisë, në bashkëpunim me Interpolin grek, pas informacionit të marrë nga Greqia për vendndodhjen time, më arrestuan në Linz. Më erdhi keq se isha në kulmin e karrierës. Nuk e prisja të më ndodhte kjo. Isha mjaft i njohur në Austri. Nuk më del nga mendja kur polici më tha: ‘Po ti çfarë bën këtu, unë kam prerë biletën për të parë ndeshjen?’. Kjo më kushtoi një vit e gjysmë jashtë ringut sa edhe fansat kujtuan se s’do rikthehesha”.

Po si ishte jeta e tij në burg?

Atje brenda ke shumë kohë të rrish me veten tënde dhe të mendohesh thellë. Jam penduar për gabimet. Nga burgu unë mësova të kem më shumë durim e të mos grindem shpesh. Burgu në Linz të Austrisë ishte shumë i keq, pasi vetëm një orë ajrim kishim në ditë. Prej gati dy muaj e gjysmë kam qenë i vetëm në një dhomë 3×3 metra. Edhe pse isha i vetëm, unë stërvitesha atje në burg, pavarësisht se nuk kisha mjete stërvitore. Në burgun e Selanikut kalova më mirë, pasi kishte kushte edhe për stërvitje. Kohën e kaloja duke lexuar libra. Drita e diellit aty ishte më e pranishme”,- tregon ai.

Po cilat janë momentet më të bukura të karrierës së tij?

Kam pasur shumë raste të bukura gjatë karrierës sime. Si momentin më të bukur kujtoj rastin kur mora rripin e parë botëror dhe kur fitova kundër një greku para 7 muajsh. Ishte fitorja kundër Bitakut në Greqi, e cila ishte dhe një ndeshje me shumë rëndësi dhe ndër më të mëdhatë të zhvilluara në shtetin helen. Gjatë dyluftimit me atë, unë theva gishtin, por nuk e lashë ndeshjen deri në fund, duke vazhduar me gishtin e thyer për të mos u dorëzuar. Më pas bëra operacion. Unë e kam për natyrë që nuk dorëzohem, dhe nuk e braktis luftën”.

Ndërsa për momentet e hidhura, ai thotë:

Shyqyr Zotit, gjatë karrierës sime s’kam pasur të tilla momente e raste të hidhura. Jeta ime është si një film. MkGregor do të doja ta sfidoja një herë. Kundër tij e dëshiron çdo luftëtar i MMA-së dhe UFC-së!”.

Dhe le të ndalopjmë te dashuria dhe jeta intime duke i bërë pyetjen: “A keni të dashur? Nëse po, a bëhet xheloze e dashura juaj kur largoheni për aktivitete?

Po, jam i fejuar. Xheloze… po, bëhet…(qesh). Por e marr gjithmonë me vete dhe, duke qenë pranë meje, largohet çdo xhelozi e saj”,- përfundon ai rrëfimin e tij.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kombëtare

Hungaria favorite, bastet “injorojnë” Kombëtaren shqiptare

Publikuar

-

Nga

Shqipëria do të luajë sot ndeshjen e radhës kualifikuese për Kupën e Botës. Kuqezinjtë përballen me Hungarinë në transfertë, ndërsa ndeshja do të nisë në orën 20:45.

Të dyja ekipet kërkojnë me çdo kusht fitoren për të mbajktur gjallë shpresat për një vend në “Play Off” e Kupës së Botës.



Bastet ndërkombëtare favorizojnë Hungarinë në këtë takim dhe “injorojnë” kombëtaren shqiptare. Duke parë se do të luajnë në shtëpi, Hungaria ka koefiçentin 2.3, barazimi kuotohet me koefiçentin 3, ndërsa fitorja e Shqipërisë 3.4.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Na bëni krenarë! Ëndrra play-off kalon nga Puskas Arena…

Publikuar

-

Nga

Dita e shumëpritur erdhi. Sot në mbrëmje në orën 20:45 në Puskas Arena në Budapest, Shqipëria do të luajë një pjesë të mirë të fateve të saja në grupin I kualifikues të Botërorit, Katar 2022. Kuqezinjtë do të tentojnë maksimumin në këtë transfertë të vështirë për të ruajtur diferencën me Poloninë në renditje, për të mbajtur vendin e dytë por edhe pse jo për të siguruar minimalisht vendin e 3-të.

Një muaj më parë përballja mes Shqipërisë dhe Hungarisë u vendos nga një gol i Armando Brojës në minutat e fundit, ndërkohë që edhe në këtë përballje skuadra e Rejas ka një favor, ndeshja do të luhet pa tifozë pasi hungarezët janë dënuar për shkak të koreve raciste të përdorura në sfidën ndaj Anglisë.



Reja do t’i besojë një fanellë titullari Myrto Uzunit në sulm i cili i njeh mirë hungarezët ndërkohë që parashikohet ta nisë sfidën që nga fillimi edhe Endri Çekiçi. Hungarezët përveç tifozëve nuk do të kenë edhe sulmuesin e tyre kryesor Adam Szalai autorin e 25 golave në 76 ndeshje me maxharët i cili është i dëmtuar. Për të fituar në këtë transfertë të vështirë, Shqipëria duhet të bëjë një nga ndeshjet e saja më të mira, e lehtë nuk do të jetë por e pamundur jo e jo, kështu që është momenti që fjalët të kthehen në vepra.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

QATAR 2022, mbyllen sfidat/ Fiton Gjermania, shënojnë edhe dy shqiptarë

Publikuar

-

Nga

U luajtën ditën e sotme 11 sfidat e vlefshme për kualifikueset e Botërorit, ku nuk munguan surprizat. Gjermania arriti të triumfonte me përmbysje 2-1 ndaj Rumanisë, ndërkohë që nuk falën as Holanda dhe Kroaci.

Në total në 11 duelet e mbrëmjes së sotme u shënuan plot 29 gola. Vlen të theksohet fakti se rrugën e rrjetës gjetën edhe 2 futbollistët me origjinë shqiptare, Ezgjan Alioski që aktivizohet te Maqedonia e Veriut dhe Fatos Beqiraj që realizoi dopietë me Malin e Zi.

REZULTATET: 

GRUPI E

ÇEKI-UELLS 2-2

Pesek 38′ , Uard 49′ (autogol) / Ramsej 36′ , Xhejms 69′ 

ESTONI-BJELLORUSI 2-0

Sorga 58′ 

GRUPI G

GJIBRALTAR-MALI ZI 0-3

Marusiç 7′ , Beqiraj 44′ (p), 68′ 

LETONI-HOLAND 0-1

Klasen 19′ 

TURQI-NORVEGJI 1-1

Akturkoglu 6′ / Thorstvedt 41′ 



GRUPI H

QIPRO-KROACI 0-3

Perisiç 45+2, Gvardiol 80′, Livaja 90+2′ 

MALTË-SLLOVENI 0-4

Iliçiç 27′ , 60′, Sporar 50′, Sesko 67′ 

RUSI-SLLOVAKI 1-0

Satka (autogol) 24′

GRUPI J

GJERMANI-RUMANI 2-1

Gnabri 52′ , Myler 81’/ Haxhi 9′ 

ISLAND-ARMENI 1-1

Johaneson 77′ / Hovhanisjan 35′ 

LIHTESHTEJN-MAQEDONI E VERIUT 0-4

Velkovski 39′, Alioski 66 (p), Nikolov 74′, Çurlinov 83′ 

LEXO TE PLOTE