Connect with Us

Levante shansi i fundit për Koeman, fitorja detyrim për Barcelonën

Sport

Levante shansi i fundit për Koeman, fitorja detyrim për Barcelonën

Publikuar

-

Një humbje në Ligën e Kampionëve dhe dy barazime në kampionat ka regjistruar Barcelona në muajin shtator, duke tronditur ndjeshëm besimin ndaj trajnerit holandez Ronald Koeman, i cili do të luajë sot shansin e fundit për t’u konfirmuar në pankinë.

Në orën 16:15 katalanët do të presin në “Camp Nou” Levanten, në një ndeshje ku fitorja është detyrim, pasi çdo rezultat tjetër do të pasohej me shkarkimin e Koeman dhe njëkohësisht do të shtonte telashet ekonomike të Barçës.

Gjithsesi përveç një organike të limituar, trajneri holandez do të duhet të bëjë llogaritë edhe me një sërë mungesash të rëndësishme, siç janë Aguero, Dembele, Jordi Alba, Braithwaite e Pedri të dëmtuar dhe mesfushori Frenki de Jong i pezulluar për shkak të kartonit të kuq të marrë në mesjavë.

Lajm i mirë për katalanët është rikthimi i Ansu Fati, që pasi ka lënë pas dëmtimin 10-mujor, tani do të duhet të tregojë se e meriton numrin 10 në fanellë, ndonëse ndaj valencianëve vështirë se do të luajë më shumë se 20-30 minuta.

Një fitore ndaj Levantes do të ngjiste katalanët në kuotën e 12 pikëve, 5 më pak se Reali kryesues, por me një ndeshje më shumë për të rikuperuar, çka do të përkthehej në qetësi dhe konfirmim të trajnerit Koeman, i cili nga ana tjetër mezi pret të shohë grupin e kompletuar në dispozicion të tij.

Çdo rezultat tjetër përveç tre pikëve, do të sillte shkarkimin e menjëhershëm të trajnerit holandez dhe do të bënte që katalanët të kalonin një tjetër javë të trazuar, në pritje për të mësuar emrin e ri në krye të pankinës.

Aktualisht lista e pretendentëve është e gjatë, me teknikun katalan të Belgjikës, Roberto Martinez në krye të saj, ndërsa emra që intrigojnë jo pak drejtuesit, janë edhe ata të Xavit e Andrea Pirlos, dy ish mesfushorë klasi, që janë gati të shkëlqejnë edhe në pankinë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kombëtare

Edi Reja tregon edhe sa vite ka ndërmend të qëndrojë te Shqipëria

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla kanë uruar trajnerin e kombëtares Edoard Reja me rastin e 76-vjetorit të lindjes. Kreu i qeverisë shqiptare ka postuar në rrjete sociale një video të publikuar më herët nga Federata Shqiptare e Futbollit nga festa e lojtarëve për ditëlindjen e teknikut të kuqezinjve.

Rama shkruan urimin në Facebook në gjuhën shqipe dhe italiane.

“Respekt. Gëzuar Ditëlindjen Mister Reja, tanti auguri a te” – shkruan Rama në Facebook.

Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka publikuar një video pas ndeshjes së djeshme me trajnerin Reja duke i uruar 76-vjetorin.



“Urime dhe gëzuar ditëlindjen dhe faleminderit për gjithçka keni bërë për kombëtaren”, thekson Balla në videon e shpërndarë sëbashku me trajnerin Reja në facebook.

Mbrëmjen e djeshme, Shqipëria shënoi një tjetër fitore historike kundër Hungarisë duke e mbajtur gjallë ëndrrën drejt Botërorit. Kuqezinjtë iu falën një goli të 19-vjeçarit Armando Broja i cili hyri në lojë në pjesën e dytë duke tundur rrjetën e hungarezëve.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare merr drejtimin e klubit zvicerian

Publikuar

-

Nga

Ish-zv.trajneri i Kombëtares shqiptare në kohën e Xhani De Biazit, Paolo Tramexani është rikthyer për të tretën herë në pankinën e skuadrës së Sionit.

Tekniku italian është zgjedhur sërish në krye të skuadrës zvicerane i cili ka firmosur një kontratë deri më 30 qershor 2023, duke zëvendësuar kështu trajnerin Marko Uokër.



Këtë lajm e ka bërë zyrtare vetë klubi i Sionit me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar duke i uruar mirëseardhjen teknikut, i cili ishte dhe zv.trajner i Shqipërisë gjatë kohës së kualifikimit historik dhe gjatë EURO 2016 e cila u zhvillua në Francë.

LEXO TE PLOTE

Sport

Tyson Fury një “shkëmb”! Fiton me nokaut ndaj Wilderit

Publikuar

-

Nga

Tyson Fury ka arritur të fitoje me KO në raundin e 11 ndaj Wilder në ndeshjen e revanshit.

Kjo ishte super sfida e mëngjesit të sotëm në divizionin WBC në peshat e rënda.

Kështu Fury mbron titullin kampion bote dhe tregon gjithë vlera e tij.

Jo vetëm në goditje vrastare, por edhe në mënyrën sesi reagon dhe nuk bie pas grushtave të Wilder që i përfundojnë në fytyrë!



Kampioni absolut është pikërisht Tyson Fury!

LEXO TE PLOTE