Connect with Us

Jurgen Trritin entuziast për rezultatin/ Fillon planet për qeverisjen me dy partitë e tjera

Bota

Jurgen Trritin entuziast për rezultatin/ Fillon planet për qeverisjen me dy partitë e tjera

Publikuar

-

Ish -udhëheqës i Partisë së Gjelbër Gjermane dhe Anëtari i Bundestagut Gjerman, Jurgen Trritin është shprehur entuziast për rezultatet e para të votimeve.

Në një deklaratë për mediat ai e konsideruar rezultatin e deri më tanishëm si më të mirin në historinë e Partisë së Gjelbër, e cila aktualisht  rënditet në vend të tretë me 14.3%.

“Rezultatet janë më të mirat në historinë e partisë tonë dhe jam shumë i kënaqur. Votuesit tanë kanë dhënë një mesazh të qartë, se ne duhet të këmi një politikë që mbështet më shumë klimën dhe mjedisin. Duhet të shtohen politikat mjedisore ku edhe ne jemi përqënduar. Jemi 3 here më të fortë që nga momenti që jemi krijuar si parti.

LEXO EDHE:  Zjarr në një qendër azilkërkuesish në Gjermani

Përsa sa i përket rezultatit nuk dua të jap një mendim se kush do fitojë. Besoj se ne që jemi 3 partitë me më shumë vota duht të organizohemi në mënyrë që të qeverisim bashkë.”, ka thënë ai./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Dy gazetarë fitojnë Çmimin Nobel për Paqe

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Dy gazetarët Maria Ressa dhe Dmitry Muratov kanë fituar Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2021.

Komiteti i Nobelit tha se çmimi iu ndahet pasi ata kanë mbrojtur lirinë e shprehjes që është parakusht për demokracinë dhe paqen.

Sipas Komitetit, dy gazetarët kanë pasur kurajon që të luftojnë për lirinë e shprehjes në Filipine dhe Rusi.

                                                       Maria Ressa dhe Dmitry Muratov

Zonjës Ressa dhe Muratov po iu ndahet Çmimi Nobel i Paqes për luftën e tyre të guximshme për lirinë e shprehjes në Filipine dhe Rusi“, tha Komiteti i Nobelit përmes një deklarate më 7 tetor.

Në të njëjtën kohë, ata janë përfaqësues të të gjithë gazetarëve që ngrisin zërin për këtë ideal në një botë në të cilën demokracia dhe liria e shtypit përballen me kushte gjithnjë e më të pafavorshme“, thuhet në deklaratë.

LEXO EDHE:  Çaktivizohen dy bomba atomike në Gjermani/ Ishin të Luftës së Dytë Botërore

LEXO EDHE:  Zjarr në një qendër azilkërkuesish në Gjermani



Çmimi Nobel për Paqen, që ndahet çdo vit, nderon individë apo organizata që “bëjnë angazhimin më të madh për të mirën e njerëzimit dhe miqësisë mes kombeve”.

Vitin e kaluar Çmimi Nobel iu nda Programit Botëror të Ushqimit, një agjenci e Kombeve të Bashkuara që përpiqet të luftojë urinë në botë.

Fituesit e Çmimit Nobel do të marrin një medalje ari dhe do të ndajnë mbi 1.1 milion dollarë.

Industrialisti suedez Alfred Nobel themeloi çmimet në testamentin e tij, të shkruar një vit para vdekjes së tij më 1896.

LEXO TE PLOTE

Bota

Rritja e çmimit të ushqimeve në botë/ FAO: Niveli më i lartë në 10 vjet

Publikuar

-

Nga

cna lajme bote

Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë me bazë në Romë, FAO, ka deklaruar rritjen e çmimeve në të gjithë botën gjatë muajit shtator, duke arritur kulmin 10-vjeçar.

Sipas FAO-s shkak janë bërë kushtet e furnizimit dhe rritja  e kërkesës për produktet kryesore, grurin dhe vajin.

Në raport me një vit më parë, FAO raporton se Indeksi i Çmimeve të Ushqimit është rritur me 32.8%.

“Ndër drithërat kryesore, gruri do të jetë fokusi në javët e ardhshme pasi kërkesa duhet të testohet kundrejt rritjes së shpejtë të çmimeve”, ka deklaruar ekonomisti i lartë i FAO -s, Abdolreza Abbassian.



Sipas FAO-s çmimet e drithërave u rritën me 2% krahasuar me muajin gusht, ndërsa çmimet e grurit në tregjet ndërkombëtare janë rritur deri në 41% krahasuar me një vit më parë. Sa i takon çmimit të misrit ai është rritur me 0.3%.

LEXO EDHE:  Gjermani, kjo është pema e Krishtlindjeve më e shtrenjtë në botë

LEXO EDHE:  Vasili ia thotë copë Ramës/Je si gratë e liga, shko padit Gjermaninë

Gjithashtu është shtrenjtuar me 1.7% çmimi i vajit vegjetal në raport me muajin gusht, ndërsa në krahasim me shtatorin e 2020, çmimi i vajit është rritur me rreth 60%.

Ndërsa çmimet globale të sheqerit u rritën me 0.5% në shtator, për shkak të shqetësimeve për motin e keq në Brazil, që është eksportuesi kryesor.

Kjo është kompensuar pjesërisht nga ngadalësimi i kërkesës për import dhe një perspektivë e favorshme e prodhimit në Indi dhe Tajlandë, sipas FAO-s./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Covid-19/ Pfizer kërkon miratimin e vaksinës për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç

Publikuar

-

Nga

Studimi shpresëdhënës/ Sa zgjat imuniteti nga vaksinat e ARN-së si Pfizer e Moderna

Kompania farmaceutike “Pfizer” ka kërkuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Barnave në SHBA, FDA, miratimin e vaksinës së saj për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç. Lajmi është bërë i ditur nga një postim në Twitter i kompanisë.

“Jemi të përkushtuar që të punojmë me FDA-në me qëllim që të ndihmojmë në mbrojtjen e fëmijëve kundër këtij kërcënimi serioz për shëndetin publik”, tha kompania Pfizer.

Agjencia e Barnave në SHBA-së tha se komiteti këshillues do të shqyrtojë të dhënat dhe para datës 26 tetor, do të paraqesë vendimin nëse duhet t’i jepet autorizimi përdorimit të vaksinës te fëmijët e kësaj grupmoshe./ CNA.al

 



LEXO EDHE:  Çaktivizohen dy bomba atomike në Gjermani/ Ishin të Luftës së Dytë Botërore

LEXO TE PLOTE