Connect with Us

Humbi titullin kampion, Anthony Joshua: Mësova shumë nga ky duel, do kthehemi ku e lamë

Sport

Humbi titullin kampion, Anthony Joshua: Mësova shumë nga ky duel, do kthehemi ku e lamë

Publikuar

-

Anthony Joshua, boksieri britanik ka folur pas humbjes në 12 raundet e finales së madhe me ukrainasin Oleksandr Usyk. Për britanikun që humbi medaljet e kampionit në tre disiplina (vendim unanim i gjyqtarëve), sfida ishte një mësim i mirë dhe ai do rikthehet për të rimarrë rripat e artë.

“12 raunde të shkëlqyera, përvojë e madhenë ring dhe përparim nga ky moment e tutje. Së shpejti do t’i bëjmë të gjitha përsëri. Unë do të ngrihem lart, do të shikoj veten në pasqyrë dhe do të them se e di që mund ta bëj. Thjesht duhet ta duroj veten.Ne do të kthehemi përsëri, do të vij nga vendi ku e lamë tani dhe pastaj do të kthehem dhe do të përpiqem të jem më mirë.

Jam i sigurt se do të jem më mirë në sfidën tjetër. Do mësojmë se si ta godasim më shumë dhe të jemi më tronditës me përzgjedhjen tonë të gjuajtjeve.Do kthehem dhe do të shikoj veten dhe do të korrigjoj gabimet e mia. Thjesht po kërkoj të hyj atje i përmirësuar, më i fortë, më i zgjuar.Besoj se do të marr një fitore të mirë në garën tjetër për shkak të asaj që kam mësuar këtë herë. Unë jam një nxënës që mësoj shpejt.

Kjo përvojë sot është e paçmueshme. Ajo që kalova sot do të ketë një përfitim të madh për mua në duelet e ardhshme”, përfundoi britaniku Joshua.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

Po shkëlqen me Empolin dhe kombëtaren, rritet ndjeshëm vlera e kartonit të Nedim Bajramit

Publikuar

-

Nga

Nedim Bajrami është padyshim një lojtarët kyç të ekipit të Empolit, të cilët shpesh herë kanë përfituar nga golat dhe asistet e tij. Pas suksesit vitin e shkuar duke fituar Serinë B, fantazisti shqiptar preku për herë të parë elitën e futbollit italian, ku ka treguar që në javët e para aftësitë e tij.

Paraqitjet e tij kanë sjellë edhe ftesën e shumë pritur të Kombëtares, ku menjëherë në ndeshjen e parë tregoi sa shumë mund ti japë kuqezinjve në fushë. Forma e tij e mirë së bashku me cilësitë që zotëron e kanë kthyer Bajramin në “xhevahirin” e Empolit.



Kartoni i tij njeh vetëm rritje dhe nga 500 mijë euro që skuadra italiane pagoi dy vite më parë për ta bërë pjesë të organikës, tani mund të përfitojë plot 6 milionë euro nga kartoni i tij. Interesimi për lojtarin shqiptar është i lartë, ku nuk mungojnë pëlqimet nga klube të tjera të Serie A.

LEXO TE PLOTE

Sport

Mesfushor por me nuhatjen e “bomberit”, presidenti Macron zhvillon ndeshje bamirësie

Publikuar

-

Nga

Presidenti francez Emmanuel Macron braktisi për një moment kostumin e zyrtarit dhe për disa minuta u shndërrua në futbollist. Macron luajti në mesfushë dhe mbante numrin 3 në kurriz, u ftua të godiste një penallti fituar nga skuadra e tij.

Macron ia doli të shënojë, duke mposhtur portierin. 43-vjeçari është një tifoz i Marseille, ndërsa shokët e tij të skuadrës ishin, ish-trajneri i Arsenal, Arsene Wenger dhe ish-lojtarët e Francës si Marcel Desailly dhe Christian Karembeu.



Ekipi i Macron sfidoi një klub të përbërë nga një personel shëndetësor nga qendra spitalore ndërkomunale e Poissy Saint-Germain-en-Laye. Të ardhurat nga ndeshja do t’i dhurohen Fondacionit Hôpitaux de Paris-Hôpitaux de France.

LEXO TE PLOTE

Sport

“Më 5 maj nuk ka futboll”, Franca e ndalon me vendim parlamenti

Publikuar

-

Nga

Më 5 maj nuk do të luhet futboll në Francë. Parlamenti francez miratoi përfundimisht, me një votim të Senatit, një projekt -ligj që parashikon që asnjë ndeshje profesionale e futbollit nuk do të luhet në Francë më 5 maj, në nderim të viktimave të katastrofës në stadiumin Furiani në Korsikë, ku vdiqën 19 persona (më 5 maj 1992).

Senati miratoi pa asnjë ndryshim tekstin e projekt-ligjit të sjellë aty nga deputeti korsikan Michel Castellani, i cili më herët kishte marrë edhe miratimin e vendimit nga Asambleja Kombëtare.

“Tragjedia Furiani” është një ngjarje mjaft e rëndë në futboll, e ndodhur pikërisht më 5 maj të vitit 1992 në Furiani, një lokalitet pranë Bastias në Korsikë. Në stadiumin “Armand Cesari” duhej të luhej gjysmëfinalja e Kupës së Francës mes Bastias dhe Marseille, ndërsa klubi vendas kërkoi rritjen me 50% të kapacitetit të stadiumit, pasi po përballej me skuadrën më të fortë të kohës në Francë.



Autoritetet lokale miratuan këtë dëshirë, duke ndërtuar një tribunë provizore me kapacitet prej 10 mijë vendesh, e cila u shemb para ndeshjes, duke shkaktuar vdekjen e 19 personave dhe plagosjen e mbi 2 mijë të tjerëve

Më pas Federata Franceze e Futbollit vendosi që ndeshja të mos luhej më asnjëherë dhe madje të anulohej ai edicion i Kupës së Francës, ndonëse më herët Monaco kishte siguruar një biletë për në finale.

LEXO TE PLOTE