Connect with Us

Gjermania voton për udhëheqësin e ri

Bota

Gjermania voton për udhëheqësin e ri

Publikuar

-

Sot rreth 60 milionë qytetarë me të drejtë vote në Gjermani, vendosin për udhëheqjen e re të vendit.

Ligjvënësit që do të fitojnë në zgjedhjet e sotme, do të vendosin se kush do të zëvendësojë kancelaren popullore në largim Angela Merkel.

Anketat tregojnë se ka të ngjarë që do të duhet një qeveri koalicioni pas zgjedhjeve që do të thotë se mund të duhen disa javë para se të shpallet zëvendësuesi i zonjës Merkel.

Kancelarja Merkel, forca shtytëse që e radhiti Gjermaninë si ekonominë kryesore të Evropës, po largohet pas 16 vjetësh në krye të qeverisë së drejtuar nga Unioni Kristian-Demokrat (CDU) i qendrës së djathtë.

LEXO EDHE:  "Punon sa për tre veta"/ Familja shqiptare i shpëton dëbimit nga Gjermania

Zonja Merkel kishte ngurruar të mbështesë ndonjërin prej drejtuesve të partive të ndryshme politike që konkurrojnë për pozitën e saj, përfshirë zëvendëskancelarin Olaf Scholz nga Partia Social Demokratike.

Sidoqoftë, të shtunën, ajo mori pjesë në një tubim në mbështetje të zotit Armin Laschet, udhëheqës i CDU-së./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Vendimi i çuditshëm/ Nëse vaksinohesh, merr kupon falas për ta shpenzuar në shtëpi publike

Publikuar

-

Nga

Një shtëpi publike në Vjenë ka gjetur një mënyrë aspak të zakonshme për të nxitur fushatën e vaksinimit.

Shtëpia publike “Funpalast” do të japë një kupon prej 30 eurosh për t’u përdorur me prostitutat për çdo të sapovaksinuar.

Përveç nxitjes për vaksinim, pronari i restorantit shpreson të rifitojë në këtë mënyrë, një pjesë të madhe të klientëve të humbur për shkak të pandemisë.



Cristoph Lielacher, pronar i “Funpalast” e quajti nismën “Nata e gjatë e vaksinës”. Sigurisht, mund të mos jetë e lehtë për të gjithë të shpjegojnë pse shkuan në një shtëpi prostitucioni për t’u vaksinuar. Por Lielacher gjithashtu ka menduar për këtë, duke këshilluar klientët e tij të tregojnë se ata janë vaksinuar pranë monumentit të Gustav Klimt, i cili ndodhet pranë restorantit.

LEXO EDHE:  “Vesi del me shpirtin”/ Vasili akuza Ramës

LEXO EDHE:  Zgjedhjet për kreun e PD/ Basha shënon “autogol”

Nisma synon mbi të gjitha emigrantët, të cilët janë një pjesë thelbësore e klientelës “Funpalast”.

LEXO TE PLOTE

Bota

Bllokohen mijëra euro në portin e Brindisit/ Destinacioni ishte Durrësi

Publikuar

-

Nga

cna lajme bota

Pasditen e sotme policia italiane ka sekuestruar 70 mijë euro të padeklaruara në portin e Brindisit.

Ato u zbuluan nga personeli i Agjencisë Doganore dhe Guardia di Finanza. Sipas mediave italiane, shuma e parave ishte fshehur në shkallët e autobusit të linjës me Shqipërinë.



Autobuzi ishte nisur drejt qytetit bregdetar të Durrësit, ndërsa ende nuk bëhet me dije emri i shoferit, i cili u ndalua gjatë kontrollit të policisë italiane./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Video/ Greqia nën pushtetin e ujit, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Korfuz

Publikuar

-

Nga

Greqi është përfshirë nga reshje të dendura shiu me erëra të forta, duke shkaktuar përmbytje të mëdha në të gjithë vendin.

Korfuzi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa përmbytje të mëdha ka edhe në Athinë e Selanik.

Ndërkaq, autostrada kombëtare Athinë-Lamia, si dhe rrugët ‘Alexandras dhe ‘Kifissias’ brenda qytetit, janë bllokuar, si rezultat i reshjeve të shiut në vazhdim.

LEXO EDHE:  “Vesi del me shpirtin”/ Vasili akuza Ramës

LEXO EDHE:  Zgjedhjet për kreun e PD/ Basha shënon “autogol”

Ministri i Mbrojtjes Civile, Christos Stylianidis njoftoi se është nisur për në Moraitika për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve të bllokuar për shkak të përmbytjeve atje.

Mbrojtja Civile iu rekomandon drejtuesve të mjeteve që të ndjekin udhëzimet e policisë dhe të shmangin zonat problematike, shkruajnë mediat greke./CNA.al



 

 

LEXO TE PLOTE