LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dy vëllezërit dhunojnë gruan dhe bëjnë për spital një 33 vjeçar

26 Shtator 2021, 07:33, Kronika CNA
Dy vëllezërit dhunojnë gruan dhe bëjnë për spital

Policia e Gjirokastrës ka shpallur në kërkim dy vëllezërit me inicialet, F.S dhe G.S, pasi kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht shtetasen O.S, bashkëshorten e F.S.

Gjithashtu për motive të dobëta, kanë qëlluar me me dorezë hekuri shtetasin S.G, 33 vjeç.

33 vjeçari ndodhet nën kujdesin mjekësor dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

?Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër  shpallën në kërkim shtetasit F. S. dhe G. S.(vëllezër) pasi këta shtetas gjatë mbrëmjes së datës 25.09.2021, në një  bar-kafe në lagjen “18-Shtatori”, Gjirokastër kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht shtetasen O. S.(ish bashkëshortja e shtetasit F. S.).

Gjithashtu për motive të dobëta kanë qëlluar me mjet mprehës dhe dorezë hekuri shtetasin S. G., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna intensive për kapjen dhe ndalimin e shtetasve F. S. dhe G. S?, njofton policia./ CNA.al

Lajmet e fundit nga