Connect with Us

“Duajeni njëri-tjetrin”/ Mesazhi i fortë i Hirësi Joanit, Mitropolitit të Korçës, për nxënësit dhe mësuesit

Aktualitet

“Duajeni njëri-tjetrin”/ Mesazhi i fortë i Hirësi Joanit, Mitropolitit të Korçës, për nxënësit dhe mësuesit

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Duajeni njëri-tjetrin. Bëni këtë dhe është mjaft. Kjo është porosia që na ka dhënë Zoti”.

Këtë mesazh kuptimplotë, Hirësi Joanit, Mitropoliti i Korçës, e mbajti në të Kremten e Jetëndërrimit të Apostull dhe Ungjillorit Joanit për nxënësit dhe mësuesit.

Nesër nis viti i ri shkollor për mijëra nxënës dhe Hirësi Joan, ka bërë një lutje për ta, duke përcjellë kështu edhe mesazhin që të duam më shumë njëri-tjetrin.

Pjesë e lutjes janë bërë dhjetëra të rinj dhe fëmijë, të cilët janë bekuar dhe uruar nga Hirësi Joani.

Nëse do kemi dashuri në zemrat tona padyshim që shumë gjëra do të ndryshojnë. Ky mësim është shumë i vlefshëm në kohën tonë ku mungon dashuria”, ka thënë në fjalën e tij Hirësi Joan.

Në fund të fjalës së tij, Mitropoliti i Korçës është lutur për nxënësit, që Perëndia t’i ndriçojë dhe t’i bëjë më të vëmendshëm në mësime.

Nuk kanë munguar edhe lutjet për mësuesit, që Perëndia t’i bekojë dhe ndriçojë në misionin e tyre fisnik për të gjithë shoqërinë.

Duajeni njëri-tjetrin. Bëni këtë dhe është mjaft. Kjo është porosia që na ka dhënë zoti. Nëse do kemi dashuri në zemrat tonë padyshim që shumë gjëra do të ndryshojnë. Ky mësim është shumë i vlefshëm në kohën tonë ku mungon dashuria.Dashuria është e pakët dhe zemrat tona janë ngurtësuar. Vendin e dashurisë e ka zënë zilia, urrjetja, shpifja, thashethemet, përgojimet, lakmia. Nëse do të kemi këto në shpirt Zoti s’mund të jetë i pranishëm në këto zemra. Le të mundohemi t’i pastrojmë zemrat. Le ta mbushim zemrën tonë me dashuri. Nëse do kemi dashuri e dhembshuri për njerëzit e tjerë, Zoti do banojë në zemrën tonë.

Zemra jonë duhet të jetë e mbushur me dashuri. Mos të grindemi kot me njerëzit, duke thënë se ne jemi të drejtë dhe ata të padrejtë. Edhe nëse na kanë bërë padrejtësi përsëri ne duhet ta mbushim zemrën sepse kështu vepron edhe Zoti karshi nesh. Ky është mësimi kryesor i festës së sotme.

Sipas traditës të Kishës, meqënëse nesër fillon shkolla do iu themi nxënësve të afrohen këtu e të them një lutje që Kisha i drejton Perëndisë që ti ndriçojë mendjet e tyre, që t’i bëjë më të vëmendshëm karshi mësimeve që do të hasin në shkollë.

Perëndia t’i ndriçojë dhe t’i bekojë gjithë mësuesit në veprën e tyre fisnike dhe aq të dobishme për gjithë shoqërinë tonë”, janë mesazhet e këshillat e Hirësit Joan, Mitropoliti i Korçës./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kriza në PD dhe zgjedhjet e parakohshme/ Ironizon Patozi: Luli s’ka dhënë fjalën, bën sikur nuk e ka mendjen

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka komentuar krizën në PD dhe vendimin e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës për të hyrë në zgjedhjet e parakohshme me kandidatët e tyre.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Patozi shkruan se Luli bën sikur nuk e ka mëndjen për zgjedhjet e sipas tij nuk e ka dhënë fjalën e fundit, nëse do hyjë apo do i bojkotojë ato si dy vite më parë.

TË NDARË JANË MË “TRIMA” DHE MË TË FORTË

Për të kuptuar se çfarë i kanë bërë Partisë Demokratike këta dy “legjendat”, që po kacafyten sot për logon, nuk ka nevojë për shumë histori dhe për shumë mend.



LEXO EDHE:  Pesë mësues të infektuar më Covid/ Mbyllet gjimnazi në Përmet

LEXO EDHE:  Video-Gafa në takimin e Bashës/ Kreu i PD lëviz buzët, por zëri është i një gruaje

Para dy vjetësh, kur ishin bashkë dhe ishte e sigurt që disa bashki mund t’i fitonin, këta nuk hynë fare në zgjedhje.

Tani që janë bërë kashtë e koqe, dhe i kanë shanset afër zeros, duan të hyjnë me të paktën dy kandidatë për çdo bashki (pa llogaritur preleminaret e “foltores”).

Gjithmonë në rast se pranon Luli, sepse ai nuk e ka thënë ende fjalën e fundit, por po bën sikur nuk e ka mendjen, që po bie era zgjedhje, njësoj si Ilir Meta kur pyeste Celibashin se çfarë dinte për 6 bashkitë e mbetura prej gati dy vjetësh pa kryetar”, shkruan Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zero “roaming” në Ballkan/ Majlinda Bregu ndan lajmin e mirë

Publikuar

-

Nga

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ka dhënë një lajm të mirë.

Ajo e konsideroi ecurinë e nismës “Fol si n’shpi”, si një histori suksesi ku ndau edhe shifrat e trafikut të telefonisë celulare dhe internetit.

POSTIMI I BREGUT

Ja ta fillojmë vitin mbarë me një lajm të mirë që mund skepticizmin e gjithkujt që e ka të vështir? të besojë tek bashkëpunimi!

Sot, sa për një dozë të shëndetshme realiteti, me kënaqësi ju them se nga data 1 korrik 2021 kur #folsinshpi ose #roamlikeathome,  ka hyrë në fuqi si regjim me tarifa zero në të gjithë rajonin, sot kemi:

LEXO EDHE:  Bie Messengeri/ Përdoruesit në të gjithë botën hasin probleme

LEXO EDHE:  Rihapja e shkollave/ Basha ultimatum qeverisë: Nis urgjentisht testimin masiv të mësuesve



Maksimalisht 500 dhe minimalisht 305 % e rritje të trafikut të telefonisë celulare dhe internetit

Shqipëria ???????? vetëm në tremujorin e fundit të 2021 ka shënuar një rritje prej 400 % numrit të përdoruesve në roaming.

Përndryshe, një shërbim mëse i mirëpritur  nga qytetarët e #ballkanitperendimor, më shumë komunikim e lehtësi për biznesin e të rinjtë.

Dhe, për  më shumë, përveç krenarisë që kemi koordinuar një punë kolosale  mes të gjithë vendeve të Rajonit, na ndiqni në ditët në vijim…

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Remontet në linjat elektrike/ OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë në këta zona në Tiranë

Publikuar

-

Nga

cna cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE ka njoftuar se në disa zona të Tiranës do të ketë ndërprerje energjie ditën e nesërme.

Sipas njoftimit ndërprerje do të ketë gjatë intervalit kohor 10:00-14:00, në zonat e mëposhtme:

Njoftim për abonentët #Tiranë

Stakim, 19 janar



Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 19 janar gjatë intervalit kohor 10:00-14:00 do të kryhen punime në NST Ibë. Pa energji mbeten këto zona në Tiranë:

LEXO EDHE:  “Më kërkojnë treshe”/Modelja seksi rrëfehet për mesazhet erotike

LEXO EDHE:  Pesë mësues të infektuar më Covid/ Mbyllet gjimnazi në Përmet

Bërzhitë, Mullet, Baldushk, Ibë, Krrabë, Kllojkë, Rozavera, Pashkashesh, Fravesh./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE