Connect with Us

Dita e shtatë e tensionimit të situatës në Veri të Kosovës

Kosova & Rajoni

Dita e shtatë e tensionimit të situatës në Veri të Kosovës

Publikuar

-

cna lajme rajon

Pas situatës së krijuar në dy pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë, me kërkesë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti të shtunën mbrëma u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë.

Këshilli i Sigurisë së Kosovës ka diskutuar për koordinimin e mëtejmë të veprimeve strategjike në shërbim të paqes dhe sigurisë, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vend, ka bërë të ditur Qeveria e Kosovës përmes një komunikata për media.

“Institucionet e Republikës së Kosovës mbesin të përkushtuara për ruajtjen e rendit, sigurisë publike dhe sundimit të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovë”, u tha në njoftim.

Pas takimit në një postim në rrjetin social Facebook, kryeministri Kurti ka shkruar se në bllokimet e rrugëve magjistrale që shpijnë në drejtim të vendkalimeve kufitare Jarinjë dhe Bërnjak po marrin pjesë individë, që sipas tij janë të dëshmuar me veprimtari kriminale e pikëpamje ekstremiste. Kurti ka postuar edhe përshkrime dhe fotografi për dy prej tyre.

Të shtunën, më 25 shtator, Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok është djegur, ndërsa është sulmuar edhe Qendra e Regjistrimit Civil në Zveçan.

Sipas hetimeve preliminare aty janë hedhur dy bomba dore, por të cilat “nuk kanë eksploduar”.

Për shkak të zhvillimeve në veri, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani më 25 shtator ndërpreu vizitën e saj në Shtetet e Bashkuara dhe u nis drejt Kosovës.

Disa media në Serbi kanë raportuar për lëvizje të tankeve drejt kufirit me Kosovën, por ushtria serbe nuk është deklaruar zyrtarisht për këtë çështje. Po ashtu, avionë nga Serbia kanë fluturuar në afërsi të kufirit me Kosovës, çka ka bërë që protestuesit në veri të Kosovës t’i duartrokasin.

Kryeministri Kurti, gjatë një konference për media, të shtunën tha se Serbia po provokon konflikt serioz ndërkombëtar që rrezikon të marrë përmasa rajonale.

Serbia qartazi dëshiron të militarizojë dhe të e eskalojë situatën. Po sjell deri afër kufirit të Kosovës edhe helikopterë e avionë të prodhimit rus. Nëpërmjet këtyre sulmeve, provokimeve ku përdoren qytetarët e Kosovës, Serbia provokon konflikt serioz ndërkombëtar, që rrezikon të marrë përmasa rajonale”, tha Kurti.

Sipas shefit të ekzekutivit kosovar, vendimet që do të ndërmerren karshi situatës së krijuar do të jenë në përputhje e me vlerësimet që i bëhen situatës së sigurisë.

“Tash për tash jemi në këtë gjendje sepse të këtillë e kemi vlerësuar dhe sjellja jonë është profesionale e korrekte deri më tani”, u shpreh Kurti.

Kurti tha se derisa ka rrezik në pikat kufitare, aty do të qëndrojnë njësitë speciale të Policisë së Kosovës.

“Ndërtesat në Bërnjak dhe Jarinjë janë aty sepse njësia speciale është aty”, tha Kurti.

Kryeministri i Kosovës bëri të ditur se janë ftuar nga faktori ndërkombëtar që të shkojnë në Bruksel për të diskutuar lidhur me situatën në veri, por, sipas tij, kjo ftesë është refuzuar nga Beogradi.

Serbia nuk është e interesuar për fqinjësi të mirë. Serbia nuk është e interesuar për dialog”, tha Kurti.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se dy rrugët që çojnë në pikën kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë janë të bllokuara për automjete. Rruga, shtoi ai, është e bllokuara nga një numër i vogël i qytetarëve serbë që banojnë në veri.

Ne kemi dëshmi të presioneve të ndryshme nga strukturat paralele ilegale dhe nga institucione të ndryshme të Serbisë t’iu bëjnë presion qytetarëve tanë të nacionalitetit serb që të bashkohen në protesta”, tha ai.

LEXO EDHE:  Aksident i frikshëm në autostradë/ Dy kamionë përplasen me një makinë, plagosen katër persona

Ministri Sveçla, tha vendimi për t’u pajisur me targa të përkohshme është duke u zbatuar në tërë territorin e Kosovës dhe se sipas tij, deri më tani janë lëshuar mbi 9 mijë targa të përkohshme.

Kurti: Sulmet në veri, të qëllimshme

Më herët gjatë të shtunës, Kurti deklaroi se dy sulmet në veri, ishin të qëllimshme.

Individë ose grupe të cilave sundimi i ligjit dhe rendi e siguria publike ua rrezikon aktivitetin kriminal po e sulmojnë shtetin tonë dhe po e cenojnë paqen. Qartazi ata po i nxit e mbështet Serbia, përkatësisht regjimi autokrat atje. Fatkeqësisht, para syve të bashkësisë ndërkombëtare, Serbia po përdorë qytetarë të Kosovës për të provokuar konflikt serioz ndërkombëtar”, tha Kurti.

Ai tha se akte të tilla nuk do të tolerohen, ndërkaq u bëri thirrje qytetarëve në veri të vendit që ta ruajnë qetësinë dhe të bashkëpunojnë me institucione.

Më herët gjatë të shtunës, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla tha se përkundër veprimeve të tilla, Qeveria e Kosovës do të vazhdojë të zbatojë vendimin për masën e reciprocitetit për targat me Serbinë, në tërë territorin e Kosovës.

“Këto veprime kriminale tregojnë më së miri se çfarë do të ndodhte në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak nëse nuk do të kishim praninë e njësive speciale për të garantuar rend dhe siguri”, ka shkruar Sveçla në rrjetin social Facebook.

Ministri Sveçla ka ftuar qytetarët në veri që të respektojnë ligjet dhe “të mos dirigjohen apo manipulohen nga ata të cilët mbijetojnë politikisht, apo përfitojnë materialisht, vetëm falë tensioneve”.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka konfirmuar incidentin në ndërtesën e Kuvendit Komunal të Zubin Potokut.

Sipas informacioneve të para, “policia supozon se zjarri ka përfshirë ambientet përdhese të ndërtesës dhe ekziston dyshimi se ka prekur ambientet e qendrës së Ministrisë së Brendshme të Kosovës dhe bibliotekën e Shtëpisë së Kulturës”.

Policia ka thënë se hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Osmani: Tendencë ruso-serbe për destabilizimin e rajonit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se dy sulmet e së shtunës në Zubin Potok dhe Zveçan, dëshmojnë se Serbia është “burimi kryesor i destabilizimit në rajon”.

Ajo i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mos injorojë, atë që ajo e cilësoi si tendencë të Rusisë dhe Serbisë për destabilizimin e rajonit dhe më gjerë.

Bashkësia ndërkombëtare nuk duhet ta injorojë atë që shihet qartë – tendencën ruso-serbe që nëpërmjet destabilizimit të rajonit tonë, ta dëmtojë edhe vetë Bashkimin Evropian dhe NATO-n, si bashkim e sistem vlerash. Në Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnje dhe Hercegovinë po përdoret i njëjti model destabilizues, të cilin Rusia përdorë në shtetet baltike, Ukrainë, Moldavi dhe Gjeorgji. Ndaj, është koha që bashkësia ndërkombëtare, e para se gjithash shtetet anëtare të BE-së dhe NATO-s, ta shohin këtë rrezik e ta ndalojnë regjimin e Vuqiqit në realizimin e synimit të tij për krijimin e ‘botës serbe’, që i përket logjikës së viteve të 90-ta në Serbi”, shkroi Osmani në rrjetin social Faceebook./REL

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Kosova shpall non grata dy zyrtarë rus/ Vjosa Osmani tregon arsyen

Publikuar

-

Nga

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka deklaruar pasditen e sotme se i ka kërkuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të shpallë ‘non grata’ dy zyrtarë rusë që kanë punuar në Zyrën Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë.

Sipas Osmanit, aktiviteti i dy shtetasve rus ka cënuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Kosovës, ndërsa thekson se këtë vendim ministrja Donika Gërvalla e ka marrë sot dhe se në të njëjtën kohë ka njoftuar institucionet relevante për vendimin.

Këtë javë kam kërkuar nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz, t‘i shpallë persona ‘non grata’ dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë, për shkak të aktivitetit të tyre të dëmshëm, i cili ka cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës. Sot, MPJD-ja ka nxjerrë vendimin për shpalljen e këtyre dy zyrtarëve rus persona të padëshirueshëm dhe në të njëjtën kohën i ka njoftuar institucionet ligjzbatuese dhe autoritetet përkatëse për zbatimin e tij.



LEXO EDHE:  Samiti i Berlinit/ Daçiç: Dialogu ka sukses, nëse Kosova heq taksën

LEXO EDHE:  Rritet numri i të infektuarve në Kosovë/ Konfirmohen 32 raste të reja

Institucionet e Republikës së Kosovës janë të vendosura në luftën kundër ndikimit malinj të Federatës Ruse dhe satelitëve të saj në rajon, të cilët synojnë rrënimin e arritjeve tona dhe të SHBA-ve, NATO-s, dhe BE-së. Për këtë arsye do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me aleatët tanë amerikanë dhe evropianë për ta parandaluar tentimin që Kosova dhe rajoni ynë të jenë pre e ambicieve destablizuese të Federatës Ruse.

I siguroj qytetarët e vendit se institucionet e Republikës së Kosovës nuk do të hezitojnë të veprojnë çdoherë kur cenohet siguria dhe rendi kushtetues në vend”, u shpreh Osmani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Tensionet nga reciprociteti i targave/ Nis takimi i parë në Bruksel

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Në Bruksel ka filluar sot takimi i parë i grupit të punës për targa ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Këtë e ka konfirmuar përmes një prononcimi edhe i dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, duke thënë se pret që në një periudhë prej gjashtë muajsh të ketë një propozim konkret.

Sot në mëngjes në Bruksel mirëprita delegacionet e ekspertëve për takimin e parë të grupeve punuese për targat, siç ishim pajtuar më 30 shtator. Grupi i kryesuar nga këshilltarët e mi do të takohet rregullisht. Besoj se ata do të prezantojnë gjetjet konkrete brenda gjashtë muajsh”, ka shkruar Lajçak në njoftimin e tij.



Vendimi për të formuar grupin e punës për targat ishte rezultat i takimeve së fundmi, që ekipet negociuese patën në Bruksel me të dërguarin e Posaçëm për dialog, Lajçak, në kohën kur kishin shpërthyer tensionet për shkak të vendosjes së masave të reciprocitetit. Atëherë u gjet një zgjidhje e përkohshme për të mbuluar me letër ngjitëse pjesët e targave ku janë simbolet shtetërore dhe që kjo të vlejë për të dyja vendet.

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/ Pse jemi vite dritë larg Kosovës për zgjedhjet?

LEXO EDHE:  Frrok Çupi: Një pjesë e madhe e kancelarive të Evropës s’janë me Kosovën

Kosova tërhoqi pastaj njësitë speciale të policisë nga pikat e kalimeve kufitare, ndërsa serbët hoqën bllokadat nga rrugët.

Por, pas kësaj ishte thënë se ajo është vetëm një zgjidhje e përkohshme dhe ndërkohë grupet punuese të palëve, me ndihmën e ekspertëve të BE-së, do të takohen për të gjetur një zgjidhje të përhershme./REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kritikoi vettingun e qeverisë Kurti/ Osmani me tone të ashpra ndaj BE-së

Publikuar

-

Nga

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kundërshtuar ashpër konstatimet e Komisionit Evropian në Raportin e Progresit, sa i takon procesit të Vettingut,  të nisur nga qeveria Kurti.

Osmani ka thënë se nuk dakordësohet me konstatimin në Raportin e Progresit, se një rivlerësim i plotë dhe i menjëhershëm i gjyqtarëve dhe prokurorëve paraqet një burim shqetësimi serioz.

 “Nuk pajtohem fare më këtë konstatim. Në fakt, mungesa e vettingut do të ishte shqetësim serioz dhe jo përmbushja e këtij procesi. Mosrealizimi I vettingut nuk i kontribuon përpjekjeve të institucioneve për sundimin e ligjit dhe as të ardhmes evropiane të vendit tonë”, deklaroi Osmani në një konferencë për mediat.



Më tej presidentja e Kosovës i ka shtuar se nuk dakordësohet as me konstatimin e dytë në Raportin e Progresit, se procesi i Vettingut duhet të jetë një masë e fundit e jashtëzakonshme, kur të gjitha mundësitë e tjera janë shteruar

LEXO EDHE:  TI: Korrupsioni problem thelbësor në Shqipëri

LEXO EDHE:  Rritet numri i të infektuarve në Kosovë/ Konfirmohen 32 raste të reja

“Vettingu jo që është i rëndësishëm, por i domosdoshëm. Për dallim nga ajo që konstatohet në Raport, ky proces do të jetë gjithëpërfshirës dhe do të vazhdojë. Me mekanizmat ekzistues nuk do të mund të realizohen reformat në sistemin e Drejtësisë. Vettingu do të bëhet me standarde. Si presidente e vendit, kërkoj që procesi të vazhdojë e të mos ndalet dhe të përshpejtohet. Inkurajoj institucionet që të vazhdojnë punën”, ka theksuar Osmani./CNA.al

LEXO TE PLOTE