Connect with Us

Aksion “Blic” në Lezhë-Shëngjin/ Në pranga tre persona, procedohen dy të rinj nga Kosova dhe një nga Arabia

Kronika

Aksion “Blic” në Lezhë-Shëngjin/ Në pranga tre persona, procedohen dy të rinj nga Kosova dhe një nga Arabia

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Pas një aksioni policor në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, janë arrestuar tre persona dhe tre të tjerë janë nën hetim, pasi u kapën me lëndë narkotike, ekstazi dhe cannabis sativa.

Falë operacionit policor, është bërë i mundur arrestimi i shtetasve,  I.D., 40 vjeç, banues në Norvegji, D.S.,40 vjeç, banues në Itali dhe F.Xh., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Ndërsa janë proceduar penalisht shtetasit,  A.Q.,27 vjeç, banues në Kosovë, M.A., 34 vjeç, banues në Arabi Saudite, J.I., 36 vjeç, banues në Kosovë.

Këta shtetas ndodhen nën akuzën për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vijojnë kontrollet në kuadër të masave për garantimin e rendit e sigurisë dhe parandalimin e goditjen e paligjshmërisë. Si rezultat i kontrolleve, Policia vë në pranga tre shtetas si dhe procedon penalisht tre të tjerë për posedim të lëndëve narkotike. Sekuestrohen doza me lëndë narkotike kokainë, ekstazi dhe canabis sativa.

Në vijim punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në kuadër të masave për garantimin e rendit e sigurisë, shërbimet e Policisë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative kanë ushtruar kontrolle në automjete dhe persona, në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, ku si rezultat u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

I.D., 40 vjeç, banues në Norvegji, D.S.,40 vjeç, banues në Itali dhe F.Xh., 23 vjeç, banues në Tiranë dhe u proceduan penalisht shtetasit A.Q.,27 vjeç, banues në Kosovë, M.A., 34 vjeç, banues në Arabi Saudite, J.I., 36 vjeç, banues në Kosovë.

Këtyre shtetasve, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të llojit kokainë, ekstazi dhe canabis sativa. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton policia./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Nga grushtet tek pistoleta/ Zbardhet ngjarja, si u plagosen dy të rinjtë tek “ish-parku i autobusëve”

Publikuar

-

Nga

Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja në zonën e Ish-Parkut të Autobusëve.

Të rinjtë Aleksandër Nikolli 27-vjeç dhe Xhulio Vela 25-vjeç u qëlluan me armë zjarri rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”.



Të plagosurit kanë marrë plumba në pjesën e këmbëve. Ndërkohë të dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital ku po u nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale për të nxjerrë plumbat.

LEXO EDHE:  Propozimi i Ramës/”Kosova dhe Shqipëria me një President si simbol të unitetit kombëtar”

LEXO EDHE:  Në kërkim nga Italia/ Arrestohet 28-vjeçari shqiptar

Sipas të dhënave paraprake mes dy të plagosurve dhe disa personave të tjerë ka pasur një sherr fizik. Dyshohet se në këtë sherr janë përfshirë rreth 5 persona. Më pas ky sherr ka shkuar deri në përdorimin e armëve të zjarrit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kush janë dy të rinjtë që u plagosën me armë zjarri në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në zonën e njohur si ish-Parku i Autobusëve në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, ku jane plagosur me arme zjarri shtetasit Aleksandër Nikolli, rreth 27 vjeç dhe Xhulio Vela, rreth 25 vjeç.

Ata kanë qenë brenda një berberhaneje, në afërsi të zonës ku ka ndodhur ngjarja. Ata janë dërguar në spital dhe janë nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  Aksioni për energjinë/ Policia arreston 16 persona dhe shpall në kërkim 14 të tjerë

LEXO EDHE:  Kapen 204 kg Marijuanë në Shkodër/ Arrestohet një person



Policia ka rrethuar zonën ku po punohet për kapjen e autorit.

Ndërkohë, në qytet janë ngritur pika kontrolli dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Breshëri plumbash ndaj të rinjve/ Zbardhen detajet e plagosjes së dyfishtë

Publikuar

-

Nga

Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja me armë zjarri që u regjitrua pasditen e sotme në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur tek zona e “Ish-Parkut të Autobuzëve”, ku nga të shtënat dy persona kanë mbetur të plagosur.

Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarje ku po punojnë për kapjen e autorit.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme një tjetër plagosje me armë ndodhi në Tiranë në zonën e “Komunës së Parisit” .



Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasit A. N., rreth 27 vjeç dhe Xh. V, rreth 25 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë/ Rama gati të japë kufijtë e Kosovës si koncesionet

LEXO EDHE:  Aksioni për energjinë/ Policia arreston 16 persona dhe shpall në kërkim 14 të tjerë

Sherbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëjnë kontrollin e zonës përreth vendit të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njëkohësisht, grupi hetimor po punon për mbledhjen e të gjitha provave që do çojnë në identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

LEXO TE PLOTE