LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Tjetër hap fals për Tiranën, Kastrioti merr pikën e parë në kampionat

25 Shtator 2021, 14:00, Sport CNA
VIDEO/ Tjetër hap fals për Tiranën, Kastrioti merr pikën e

Kastrioti dhe Tirana janë ndalur në një barazim 1-1 në stadiumin e qytetit të Kamzës, e vlefshme për javën e tretë të Kategorisë Superiore.

Sfida u zhbllokua në minutën e 41? me skuadrën krutane e cila fitoi një 11-metërsh pas prekjes me dorë në zonë nga Hoxhallari dhe Kastrioti kaloi në avantazh falë Karakacit i cili humbi fillimisht penalltinë, por u tregua i saktë menjëherë me kokë.

Pjesa e dytë nisi furishëm për skuadrën e Tiranës e cila i bëri presing të madh që në fillim kundërshtarit dhe ishte Taulant Seferi ai që realizoi me kokë dhe duke barazuar shifrat nga goditja e këndit në minutën e 49?.

Ky ishte barazimi i dytë për Tiranën pas asaj ndaj Egnatias dhe renditet në vendin e dytë me 5 pikë, ndërsa Kastrioti merr pikën e pare në këtë edicion të Kategorisë Superiore dhe renditet në vendin e fundit të tabelës së klasifikimit.

FT| KASTRIOTI 1-1 TIRANA

Karakaçi 41? / Seferi 49?

Lajmet e fundit nga