Connect with Us

VIDEO/ Milani vuan ndaj Spezias, Maldini e Diaz i japin fitoren “kuqezinjve”

Seria A

VIDEO/ Milani vuan ndaj Spezias, Maldini e Diaz i japin fitoren “kuqezinjve”

Publikuar

-

Milani i papërmbajtshëm në kampionat! Kuqezinjtë e Piolit arritën të triumfonin me rezultatin 1-2 ndaj Specias, në sfidën e vlefshme për javën e gjashtë të Serisë A. Goli i Daniele Maldinit, djalit të legjendës Paolo Maldini, si dhe ai i Brahim Diaz në minutat e fundit të lojës, i siguruar 3 pikë të arta kuqezinjve të cilët e shikojnë vetën përkohësisht në vendin e parë me 16 pikë në 6 javë.

Ndërkohë për Specian vendosi përkohësisht baraspeshën Verde, i cili u ndihmua nga devijimi i Tonalit me finte. Për sa i përket Rei Manajt, sulmuesi lushnjar u aktivizua në minutën e 65-të, duke zënë vendin e Antistes. Sfidën e radhës Milani do e luajë në transfertë ndaj Atalantës, ndërkohë që Specia është mysafire ndaj Veronës.

FT: SPECIA – MILAN 1-2

Verde 80′ / D.Maldini 47′, Diaz 86′

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

Lajm i keq për Argjentinën, dëmtohet sulmuesi i Interit

Publikuar

-

Nga

Argjentina sfidon Paraguajin me datën 8 tetor, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2022.

Futbollisti i Interit, Lautaro Martinez ka probleme muskulare dhe me shumë mundësi nuk do jetë në fushë për këtë takim. Martinez do zëvendësohet nga Correa, shoku i tij i skuadrës te Interi.



Argjentinasit po bëjnë eleminatore të mira, teksa  kanë grumbulluar 18 pikë deri më tani. Diferenca me Brazilin e vendit të parë është 6 pikë.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Vërshëllima dhe ofendime pa fund, Donarumën e bënë tabelë qitjeje ndaj Spanjës

Publikuar

-

Nga

Nuk ka paqe mes Xhanluixhi Donarumës dhe tifozëve të Milanit. Kuqezinjtë nuk ia kanë falur transferimin në Paris në merkaton e verës numrit 21 të portës së Italisë dhe kanë shfrytëzuar rikthimin e tij në Milano, me fanellën “Axurre”, për të shfryrë ndaj tij. As lutjet e vetë portierit dy ditë përpara sfidës nuk kanë pasur efekt. Banderola ofenduese, pankarta kundër tij dhe simfoni vërshëllimash janë adresuar pa limite ndaj Xhixhos.

Sinjalet ishin dhënë që në vigjilje të ndeshjes, kur tifozët e Milanit patën vendosur një banderolë gjigande përpara hotelit ku qëndronte kombëtarja italiane me mbishkrimin: “Nuk do të jesh kurrë i mirëpritur në Milano. Donaruma, burrë m..”. Xhixho në fakt ishte munduar të qetësonte situatën, teksa në një intervistë para ndeshjes nënvizonte se do të ndihej i zhgënjyer nëse do ta ofendonin në Milano. Apeli i tij nuk ia ka vlejtur aspak, pasi kontestimet ndaj tij janë transferuar në “San Siro”. Në një nga hyrjet e stadiumit të Milanos, mediat kanë fokusuar një tjetër pankartë kundër Xhixhos.



“Mysafir i padëshiruar”. Por çfarë është më e keqja, figura e tij u poshtërua jo vetëm gjatë 90 minutave, në çdo moment që ai prekte topin, por vërshëllimat dhe ofendimet nisën që në momentin që tabela elektronike nxori pamjen e tij, por edhe gjatë nxehmjes koret ishin të pafundme. E gjithë kjo ndikoi psikolgjikisht edhe gjatë lojës, ku në një moment ai pa një top të lehtë t’i rrëshqiste nga duart, teksa shtylla dhe më pas spastrimi i Bonuçit e shpëtuan nga një gol flagrant.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Stoli “peshon” shumë, Strakosha drejt një vendimi të rëndësishëm

Publikuar

-

Nga

Ndonëse prej rreth një viti jeton si “i ndarë në shtëpi” me klubin e Lazios, aventura e Thomas Strakoshës me bardhekaltrit mund të mos mbyllet në fund të këtij sezoni.

Deri tani gardiani kuqezi është lënë në pankinë, pasi ka refuzuar të rinovojë kontratën që i skadon në fund të sezonit, megjithatë gjërat duket se kanë marrë një tjetër kthesë në javët e fundit.

Sipas mediave italiane, drejtuesit e Lazios dhe menaxheri i portierit, janë ulur për të diskutuar rinovimin e kontratës dhe bisedimet duken në rrugë të mbarë, ndaj nuk përjashtohet që të ketë një marrëveshje brenda këtij viti.



Bardhekaltrit janë treguar të gatshëm t’i ofrojnë një kontratë 4-vjeçare Strakoshës, me pagë prej 1.5 milionë eurosh në sezon, ndërsa nga ana tjetër përfaqësuesit e portierit kanë kërkuar 2 milionë euro.

Megjithatë kërkesa dhe oferta janë pranë, ndaj gjasat janë që të në ardhmen të ketë një marrëveshje me shifra të ndërmjetme, që do të kënaqnin  jo vetëm Lazion, por edhe portierin kuqezi, të cilit ka filluar t’i peshojë shumë pankina.

LEXO TE PLOTE